Evelyn Lauder

biznesmene amerikano-hebraike dhe filantropiste

Evelyn Lauder (lindur në 12 gusht 1936-12 nëntor 2011)[1] ishte një biznesmene austro-amerikane, filantropiste e cila njihet si ndër krijueset e fjongos rozë në shenjë ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.[2]

Jeta e hershme

Redakto

Ajo lindi me emrin Evelyn Hausner në 1936 në Vjenë në një familje hebrenjsh.[3] Familja e Lauder u arratis nga Austria e pushtuar nga regjimi nazist në 1938, duke përdorur kursimet e tyre për të marrë viza drejt Belgjikës. Më pas ata u zhvendosën drejt Anglisë ku mamaja e saj u shtrua në një kamp internimi në ishullin me emër “Isle of Man” dhe Evelyn qëndroi me disa infermiere. Familja arriti në Nju-Jork në 1940.[4][5] Lauder e kujton kështu mbërritjen në Amerikë duke pohuar se kur anija që i solli në Amerikë arriti në Nju-Jork Harbor, mamaja e zgjoi nga gjumi për të parë Statujën e Lirisë.[6] Përgjatë viteve të luftës babai punoi si prestar diamantesh; më pas familja hapi një zinxhir dyqanesh për veshje në Manhattan.[7]

Ajo përfundoi kolegjin “Hunter College” në 1954.[8] Më pas ajo ndoqi kolegjin e Hunter-it, pjesë e Universitetit të Nju-Jorkut ku studioi Psikologji dhe Antropologji dhe ku njohu dhe bashkëshortin e saj të ardhshëm, Leonard Lauder, dikur oficer i trajnimit detar.[7] Ajo u diplomua në 1958. Çifti u martua në 5 qershor 1959. Pas martesës ajo punoi për dhjetëra vite si mësuese në një shkollë publike në Harlem përpara se të linte këtë punë për të punuar së bashku me bashkëshortin në një kompani të themeluar në 1946 nga vjehrra, Este Lauder, një kompani që asokohe shiste 6 produkte të ndryshme: buzëkuq, kremra, locione trupi dhe produkte të tjera kozmetike.

Aktivizmi për kancerin e gjirit

Redakto

Lauder gjeneroi shumë para dhe kurseu rreth 13.6 milionë dollarë amerikanë për të krijuar qendrën për kancerin e gjirit “Evelyn H. Lauder Breast Center”, e cila u hap në tetor 1992 dhe fokusohet në trajtimin dhe diagnostikimin e kancerit të gjirit. Ajo ndihmoi duke kontribuar me 5 milionë dollarë amerikanë për të ngritur një klinikë për kërkimin shkencor.

Referime

Redakto
  1. ^ Horyn, Cathy (12 nëntor 2011). "Evelyn H. Lauder, Champion of Breast Cancer Research, Dies at 75". The New York Times. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Evelyn Lauder, who created breast cancer's pink ribbon, dies at 75". CNN. 2011-11-13. Marrë më 2011-11-13. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Jewish News: "Passing of Evelyn Lauder marked by Jewish activists against breast cancer" November 16, 2011
  4. ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 2012-05-25. Marrë më 2011-11-13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ Jerusalem Post: "Breast cancer ‘pink ribbon’ pioneer dies" By JORDANA HORN November 15, 2011
  6. ^ Women's Wear Daily: "Remembering Evelyn Lauder" By Julie Naughton and Pete Born November 15, 2011
  7. ^ a b The Telegraph: "Obituary: Evelyn Lauder" December 25, 2011
  8. ^ "Hunter College Campus Schools ~Notable Alumnae/i". Hunter College Campus Schools. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2014. Marrë më 19 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)