Ezequiel Lavezzi

futbollist argjentinas

Ezequiel Ivan Lavezzi (lindur më 3 maj 1985) është një ish futbollist profesionist argjentinas i cili luante si sulmues. Gjatë karrierës së tij, Lavezzi u dallua për shpejtësinë, krijueshmërinë, teknikën dhe driblimet; edhe pse luante parësisht si anësor, gjatë karrierës ai është aktivizuar si mesfushor-sulmues dhe sulmues i dytë.

Ezequiel Lavezzi

Lavezzi duke luajtur për Argjentinën në vitin 2011.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëEzequiel Iván Lavezzi
Datëlindja (1985-05-03) 3 maj 1985 (38 vjeç)
VendlindjaVilla Gobernador Gálvez, Argentina
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1995–2003Rosario Central
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2004Estudiantes39(17)
2004–2007San Lorenzo84(25)
2007–2012Napoli156(38)
2012–2016Paris Saint-Germain107(22)
2016–2019Hebei China Fortune74(35)
Gjithsej460(137)
Karriera ndërkombëtare
2005Argjentina U207(5)
2008Argjentina U2310(6)
2007–2016Argjentina51(9)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube Redakto

Napoli Redakto

Napoli pati një rikthimit të shpejtë në Serie A, pasi ata e përfunduan sezonin në vendin e dytë në Serie B. Klubi dëshironte blerje të mëdha pas ngjitjes në ligën më të lartë të futbollit italian, kështu që ata firmosën me argjentinasin Lavezzi më 5 korrik 2007, me këtë të fundit që firmosi një kontratë 5 vjeçare.[1]. Transferimi u krye për 6 milion dhe Lavezzi u prezantua në prani të tifozëve me fanellën me numrin shtatë.

Ai bëri debutimin e tij me Napolin më 15 gusht 2007 kundër CesenësKupën e Italisë [2]. Vetëm 3 ditë më vonë, Lavezzi dhuroi një impakt të madhë duke shënuar një hat-trick në fitoren 3–1 kundër PisësStadio San Paolo po në Kupën e Italisë; ky ishte një rekord i vendosur nga Lavezzi pasi u bë lojtari i parë i Napolit që shënon hat-trick pas 14 vitesh [3]

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Ezequiel Lavezzi al Napoli". sscnapoli.it (në italisht). S.S.C. Napoli. 7 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2007. Marrë më 19 gusht 2010.
  2. ^ "Napoli-Cesena 4-0: in gol Calaiò, Hamsik, De Zerbi e Domizzi". sscnapoli.it (në italisht). S.S.C. Napoli. 15 gusht 2007. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2015. Marrë më 19 gusht 2010.
  3. ^ "Napoli-Pisa 3-1, azzurri qualificati". sscnapoli.it (në italisht). S.S.C. Napoli. 18 gusht 2007. Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2009. Marrë më 19 gusht 2010.