Klimatologjia
Klimatologjia është disiplinë shkencore mbi klimën. Lëndë e studimit të klimatologjisë janë veçoritë e klimës në pjesët e ndryshme të botës, klasifikimi dhe shtrirja e sajë.Kjo shkencë studion klimën dhe ndryshimet e saj gjatë kalimit të kohës.Ajo është e ngjashme me meteorologjinë ngase i studion faktorët e njëjtë (reshjet , lagështine e ajrit , erërat , shtypjen etj.) , por që dallon ngaqë ajo përqëndrohet në një periudhë kohore më të gjatë . Klima definohet si një përmbledhje e fenomeneve meteorologjike që i karakterizojnë kushtet e zakonshme të një vendi të caktuar në sipërfaqen e rruzullit tokësor. Klimatologjia paraqet një vlerë statistikore që tregon kushtet më të zakonshme dhe sipas kësaj , ato që ne kemi mundësi që ti vërejmë përgjatë një periudhe të gjatë kohore. Kështu , në një shkretëtirë mund të vijë deri te një mot me sasi shumë të mëdha të ujit , por vetëm për disa vite të caktuara. Edhe përkundër shirave , klima aty edhe më tek vazhdon të jetë shkretëtinore.[1]
Përqendrimi i klimatologjisë apo studimi i klimës , i lejon shkencëtarët të vrojtojnë ndryshimet e motit në zona të caktuara. Në dekadat e fundit , për shembull , ata kanë zbuluar që në shkretëtira bie nga pak shi dhe se në viset polare temperatura rritet[1]
Klimatologjia ndahet në:
- Klimatologjinë e përgjithshme (fizike) dhe
- Klimatografi.
Klimatologjia e përgjithshme studjon vetitë fizike të klimës si gjendje mesatare e atmosferës. Klimatografia pasqyron klimën e regjioneve të ndryshme.
Klimatologjia moderne është disiplinë komplekse sepse përveç disa elemeteve meteorologjik hulumton edhe mardhënjet në mes tyre për të ardh deri te shënimet e rëndësishme. Se si ndryshon klima në hapsirëdhe në kohë, në kuadër të klimatologjisë është zhvilluar edhe paleoklimatologjia, e cila studjon klimën në të kaluarën.
Faktorët klimatik
RedaktoFaktorët klimatik janë modifikatorë të klimës, forcojnë ose dobsojnë intenzitetin ose madhësinë elementëve klimatik.
- Rotacioni i Tokës,
- Revulucioni,
- Gjërsia gjeografike,
- Lartësia mbidetare,
- Përhapja e masave ujore dhe toksore,
- Largësia nga detrat dhe oqeanet,
- Rrymat detare,
- Relievi,
- Liqenet,
- Atmosfera,
- Trolli (dheu) dhe vegjetacioni,
- Njeriu.
Elementet klimatik
RedaktoElementet klimatik përcaktohen nga qarkullimi i përgjithshëm atmosferik dhe janë:
- Diellosja (insolacioni),
- Rrezatimi toksorë (radiacioni),
- Gjtësia e zgjatjes së rrezatimit diellorë,
- Dukshmëria horizontale,
- Temperatura e ajrit dhe shtresave të sipërme të tokës,
- Shtypja e ajrit,
- Lagështia e ajrit,
- Të vrenjturit,
- Lartësia e reshjeve,
- Lartësia e mbulesës së dëborës,
- Dendësia e dëbores,
- Drejtimi dhe shpejtësia e erës.
Dukuritë meteorologjike
RedaktoDukuritë meteorologjike janë: mjegulla, retë, shiu, dëbora, breshëri, breshniza, vesa, bryma, krahneza, ngrica etj.
Burimi
Redakto- ^ a b Atlas themelor i gjeografisë fizike , ISBN 9989-108-37-4 , emri origjinal Atlas basico de geografia fisica