Familja Asad (Arabisht: عَائِلَة الْأَسَد‎ ʿāʾilat al-ʾAsad) ka qeverisur Sirinë që kur Hafiz el-Asad u bë President i Sirisë në vitin 1971 nga Partia Ba'ath. Pas vdekjes së tij në qershor 2000, djali i tij Bashar e pasoi atë.[1]

Familja Asad: Hafiz el-Asad dhe gruaja e tij, Anisa Makhlouf (të ulur). Nga majtas në të djathtë: Maher, Bashar, Basel, Mexhd dhe Bushra el-Asad

Asadët janë me origjinë nga Kardaha, pak në lindje të Latakisë në Sirinë veri-perëndimore. Ata janë anëtarë të sektit pakicë Alavi dhe i përkasin fisit Kalbijja. Emri i familjes Asad kthehet në vitin 1927, kur Ali Sulejman (1875–1963) ndryshoi mbiemrin e tij në el-Asad, arabisht për "luanin", ndoshta në lidhje me pozicionin e tij shoqëror si ndërmjetës lokal dhe aktivitetet e tij politike. Të gjithë anëtarët e familjes rrjedhin nga Ali Sulejman dhe gruaja e tij e dytë Naissa, të cilët vinin nga një fshat në Malet en-Nusejrije.

Lidhjet familjare vazhdojnë të jenë të rëndësishme në politikën siriane. Disa anëtarë të ngushtë të familjes së Hafiz el-Asadit kanë mbajtur poste të rëndësishme në qeveri që nga ardhja e tij në pushtet dhe vazhdimi pas vdekjes së tij.

Referime Redakto

  1. ^ Eyal Zisser (2004). "Bashar al-Asad and his Regime – Between Continuity and Change" (në anglisht). Orient. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2017. Marrë më 2 prill 2011.