Fatmir Spahiu
aktor kosovar
Fatmir Spahiu (lindur më 18 dhjetor 1981) është aktor i ekranit dhe i teatrit, dhe producent kosovar. Ai shquhet për rolin e tij në serialin sitcom Kafeneja Jonë si protagonisti Orhan Bobaj.
Fatmir Spahiu | |
---|---|
Lindi | 18 dhjetor 1981 (43 vjeç) |
Kombësia | Shqiptar |
Emrat e tjerë | Bufi |
Profesioni |
|
Vepra të shquara | Kafeneja Jonë |
Bashkëshorti/ja | Zana Spahiu[1] |
Fëmijë | 2 |
Biografia
RedaktoFatmir Spahiu lindi më 18 dhjetor 1981 në Bellopojë, Mal të Zi.[2] Ai kreu shkollën fillore dhe gjimnazin në Gjilan, ndërsa diplomoi në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në degën e Artit Dramatik dhe ishte në klasën e profesorëve Ilire Vinca dhe Faruk Begolli.[nevojitet citimi] Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.[3] Deri më tani ka luajtur në shumë shfaqje nëpër teatre të ndryshme të Kosovës, në shumë filma të metrazhit të shkurt dhe në disa të metrazhit të gjatë.
Filmografia
RedaktoFilmi
Redakto- Anatema (2006) - Oficeri serb
Televizioni
Redakto- Kafeneja Jonë (2004-2013; 2016-2017) - si Orhan Bobaj
- Zyrja për Gjithçka (2014-2016) - si Sabalula
- Sonte me Fatmir Spahiun (2016-2020) - prezantues
Referime
Redakto- ^ "Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut". Beba Ime. Marrë më 22 dhjetor 2024.
- ^ "A ka lindur në Beograd aktori Fatmir Spahiu?". Revista Kosovarja. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2020. Marrë më 9 korrik 2020.
- ^ Foniqi, Shaqir (27 tetor 2013). "Fatmir Spahiu: Bufi me fat të mirë!". Telegrafi.com. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2024. Marrë më 22 dhjetor 2024.
Ky artikull rreth një aktori/e është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |