Fatos Sela aktor shqiptar ( 2 tetor 1948, Tiranë - 18 dhjetor 2013, Tiranë )

Kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve Tiranë ku u diplomua si aktor. Karrierën e nisi si regjisor në RTV Shqipëtar (1972-1975).

Nga viti 1975-1995 punoi si aktor e regjisor në teatrin Bylis të Fierit. Ndër rolet më të spikatura të kësaj periudhe janë: “Dy krisma ne Paris”, “Zoti godet me puter”, “Kush e vrau Kastijin”, “Shtrigat e Salemit”, “Një letër e humbur”

Emërohet aktor i Teatrit Kombëtar në vitin 1995. Nder interpretimet e kësaj periudhe veçojmë rolet: “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Pamje nga ura”, “Magjia e madhe”, “Franku i V” etj.

Interpretime

Redakto

Pamje nga ura (2007) teatër

Tirana, viti zero (2001) .... qeveritari

Bolero (1997), instruktori i baletit

Pas takimit të fundit (1990), komisar Ganiu

Pesha e kohës (1988), Trifoni

Një vit i gjatë (1987), Likurg

Vjeshtë e nxehtë e '41 (1985), Bako

Të paftuarit (1985), Cezar Dibra

Gracka (film) (1983), Baja

Nëntori i dytë (1982), oficeri turk

Shtëpia jonë e përbashkët (1981), Bashkimi

Gunat mbi tela (1977) , Hodo

Dhe si regjisor në Heronjtë e Vigut (1977).

Lidhje të jashtme

Redakto