Festivali Evropian i Këngës 1993
Festivali Evropian i Këngës 1993 ishte Konkursi i 38-të i Këngës Eurovision dhe u mbajt më 15 maj 1993 në Green Glens Arena në Millstreet, County Cork, Irlandë. Prezantues ishte Fionnuala Sweeney. Niamh Kavanagh ishte fituesi i këtij Eurovision për Irlandën me këngën, "In Your Eyes". Kjo ishte fitorja e pestë e Irlandës dhe barazoi numrin e pesë fitoreve në Eurovision të arritura nga Franca në 1977 dhe Luksemburgu në 1983. Irlanda u bë vendi i katërt që fitoi dy vjet me radhë, tre vendet e mëparshme që e bënë këtë ishin Spanja në 1968 dhe 1969, Luksemburgu në 1972 dhe 1973 dhe Izraeli në 1978 dhe 1979.
Festivali Evropian i Këngës 1993 | |
---|---|
Datat | |
Finalja | 15 maj 1993 |
Pritës | |
Vendi | Green Glens Arena, Millstreet, County Cork, Irlandë |
Prezantues | Fionnuala Sweeney |
Kryetar | Anita Notaro |
Mbikëqyrës ekzekutiv | Christian Clausen |
Producent ekzekutiv | Liam Miller |
Transmetuesi pritës | Raidió Teilifís Éireann (RTÉ) |
Akti hapës | Tregimi i Eochaid dhe Étaín në mitologjinë kelte, |
Akti interval | "Why Me?", performuar nga Linda Martin "Keep Love Alive", performuar nga Johnny Logan me the Children of Millstreet and the Cork School of Music Choirs. |
Pjesëmarrës | |
Numri i pjesëmarrësve | 25 |
Shtetet debutuese | Bosnja dhe Hercegovina Kroacia Sllovenia |
Shtetet që kthehen | Asnjë |
Shtetet që nuk kthehen | Jugosllavia |
Votimi | |
Sistemi i votimit | Secili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për 10 këngët e tyre të preferuara. |
Zero pikë | Asnjë |
Kënga fituese | Irlanda "In Your Eyes" |
Dy vendet e para të kësaj gare ishin të njëjta me dy vendet e para në konkursin e vitit të kaluar, duke qenë Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.
Vendndodhja
RedaktoVendndodhja për edicionin e këtij viti të konkursit ishte unike, pasi Millstreet, me një popullsi në kohën e vetëm 1,500 personave, ishte qyteti më i vogël mikpritës i zgjedhur ndonjëherë për Festivalin Evropian të Këngës.
Rezultatet
RedaktoShtetet me shkronja të zeza u lejuan të konkurrojnë në Festivalin Evropian të Këngës 1994.
Rendi | Shteti | Artist | Kënga | Gjuha[1][2] | Vendi | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|
01 | Italia | Enrico Ruggeri | "Sole d'Europa" | Italisht | 12 | 45 |
02 | Turqia | Burak Aydos | "Esmer Yarim" | Turqisht | 21 | 10 |
03 | Gjermania | Münchener Freiheit | "Viel zu weit" | Gjermanisht | 18 | 18 |
04 | Zvicra | Annie Cotton | "Moi, tout simplement" | Frëngjisht | 3 | 148 |
05 | Danimarka | Tommy Seebach Band | "Under stjernerne på himlen" | Danisht | 22 | 9 |
06 | Greqia | Katerina Garbi | "Ellada, hora tou fotos" (Ελλάδα, χώρα του φωτός) | Greqisht | 9 | 64 |
07 | Belgjika | Barbara Dex | "Iemand als jij" | Holandisht | 25 | 3 |
08 | Malta | William Mangion | "This Time" | Anglisht | 8 | 69 |
09 | Islanda | Inga | "Þá veistu svarið" | Islandisht | 13 | 42 |
10 | Austria | Tony Wegas | "Maria Magdalena" | Gjermanisht | 14 | 32 |
11 | Portugalia | Anabela | "A cidade (até ser dia)" | Portugalisht | 10 | 60 |
12 | Franca | Patrick Fiori | "Mama Corsica" | Frëngjisht, korzikisht | 4 | 121 |
13 | Suedia | Arvingarna | "Eloise" | Suedisht | 7 | 89 |
14 | Irlanda | Niamh Kavanagh | "In Your Eyes" | Anglisht | 1 | 187 |
15 | Luksemburgu | Modern Times | "Donne-moi une chance" | Frëngjisht, Luksemburgisht | 20 | 11 |
16 | Sllovenia | 1X Band | "Tih deževen dan" | Sllovenisht | 22 | 9 |
17 | Finlanda | Katri Helena | "Tule luo" | Finlandisht | 17 | 20 |
18 | Bosnja dhe Hercegovina | Fazla | "Sva bol svijeta" | Serbo-kroatisht | 16 | 27 |
19 | Britania e Madhe | Sonia | "Better the Devil You Know" | Anglisht | 2 | 164 |
20 | Holanda | Ruth Jacott | "Vrede" | Holandisht | 6 | 92 |
21 | Kroacia | Put | "Don't Ever Cry" | Kroatisht, anglisht | 15 | 31 |
22 | Spanja | Eva Santamaría | "Hombres" | Spanjisht | 11 | 58 |
23 | Qiproja | Zimboulakis & Van Beke | "Mi stamatas" (Μη σταματάς) | Greqisht | 19 | 17 |
24 | Izraeli | Lahakat Shiru | "Shiru" (שירו) | Hebraisht, anglisht | 24 | 4 |
25 | Norvegjia | Silje Vige | "Alle mine tankar" | Norvegjisht | 5 | 120 |
Referime
Redakto- ^ "Eurovision Song Contest 1993" (në anglisht). The Diggiloo Thrush. Marrë më 5 mars 2012.
- ^ "Eurovision Song Contest 1993". 4Lyrics.eu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2018. Marrë më 16 shtator 2020.