Festivali i 4-të i Këngës në RTSH
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Festivali i 4-të i Këngës në RTSH | |
Edicioni | 4-të |
Qyteti | Tirana |
Vendi | Shqipëri |
Viti | 1965 |
Datat | 24, 25, 26 Dhjetor 1965 |
Prezantues | Drita Bardhi e Bujar Kapexhiu |
Artisti Fitues | |
Kënga Fituese | “” |
1964 | 1966 |
Parathënie
RedaktoPërmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet [1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".
Përmbledhje
RedaktoFestivali i 4-ët u zhvillua në datat 24, 25, 26 Dhjetor 1965. U paraqit nga Drita Bardhi (Haxhiraj) dhe Bujar Kapexhiu që e kanë festivalin e parë të tyre. Kemi një kthim si në dy festivalet e para përsa i përket shoqërimit orkestral. Këngët shoqërohen nga Orkestra Sinfonike drejtuar nga Ferdinand Deda dhe nga Kompleksi Ritmik drejtuar nga Agim Krajka. U rikthyen veglat e frymës që ishin hequr në festivalin e 3-të. U interpretuan 10 këngë natën e parë, 10 natën e dytë dhe 10 dolën në finale. Ky është festivali i parë ku merr pjesë Tonin Tërshana dhe fiton festivalin me këngën "Te dua o det", përsëritur nga Rita Vako e cila e ka fitoren e dytë (fitoren e parë e ka në festivalin e 2-të me këngën "Flakë e borë"). Edhe Agim Krajka u lejua të paraqitej me një këngë, si gjithmonë ritmike, "Ne jemi tre". Por që të mos eliminohej, nuk iu dha Vaçe Zelës, por Qemal Kërtushës dhe Fiqrete Kapos. Për herë të parë dëgjohet një këngë për aksionet: "Mirupafshim", kompozuar nga Llazar Morcka. Këngë rinore, ritmike. Në këtë festival ka një ngjarje të papërsëritshme në festivalet e tjera. Ndodhi që një këngë u përsërit dy herë nga e njëjta këngëtare: "Qeshu rini" kënduar nga Fatmira Puka. Në finale pastaj e përsëriti Nikolin Gjergji. Arsyeja ishte se deri në provat e përgjithshme të fundit këtë këngë si dhe këngën "Valsi i lumturisë" e kishte Sherif Merdani. Por nuk u lejua të dilte në festival dhe këngën e parë u detyrua ta përsëriste dy herë këngëtarja si më sipër dhe këngën "Valsi i lumturisë" e përsëriti vetë autori Avni Mula.
Një kuriozitet: kënga "Kthjelltesi lumtuni" u regjistrua mbas disa vitesh me tekst tjetër po nga Tonin Tërshana dhe kështu u transmetua gjithnjë.
Nata e parë - 24.12.1965
RedaktoRadha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Shpërthe hare | Tish Daija | Llazar Siliqi | Nikolin Gjergji | Fatmira Puka |
2 | Qesh vogëlushi i im | Bepin Pici | Petraq Qafëzezi | Vita Vilishtari | Tonin Tërshana |
3 | Fshati buzëqesh | Enver Mara | Dionis Bubani | Qemal Kërtusha | Mustafa Basha |
4 | Këngë jeho | Viktor Shiroka | Rita Vako | Nikolin Gjergji | |
5 | E dua vendin tim | Agim Prodani | Llazar Siliqi | Maliq Çomo | Vaçe Zela |
6 | Mirupafshim | Llazar Morcka | Qemal Kërtusha | Rita Vako | |
7 | Treni | Aleko Kareco | Nikoleta Shoshi | Maliq Çomo | |
8 | Në park | Kolë Gjinaj | Hekuran Çurçiali | Liri Zeneli | |
9 | Për ty o këngë | Tasim Hoshafi | Hekuran Çurçiali | Vaçe Zela | |
10 | Qeshu rini | Kristo Kote | Robert Shvarc | Fatmira Puka | Fatmira Puka |
.
Nata e dytë - 25.12.1965
RedaktoRadha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Larg | Pjetër Gaci | Llazar Siliqi | Qemal Kërtusha | Fatmira Puka |
2 | Ushtojnë sirenat | Abdulla Grimci | Nikolin Gjergji | Vita Vilishtari | |
3 | Provimi | Vath Çangu | Nikoleta Shoshi | Mustafa Basha | |
4 | Kur jam pranë teje | Nexhmedin Doko | Dionis Bubani | Hekuran Çurçiali | Vaçe Zela |
5 | Të dua o det | Tonin Harapi | Mark Gurakuqi | Rita Vako | Tonin Tërshana |
6 | Ne jemi tre | Agim Krajka | Haxhi Rama
Koçi Petriti |
Qemal Kërtusha | Fiqrete Kapo |
7 | Peshkatarët | Vlash Gjeka | Pëllumb Katroshi | Liri Zeneli | |
8 | Kthjelltësi lumtuni | Mark Kaftalli | Zef Pali | Fatmira Puka | Tonin Tërshana |
9 | Mëngjes pastoral | Sokrat Saraçi | Sokrat Saraçi | Fiqrete Kapo | Nikolin Gjergji |
10 | Valsi i lumturisë | Avni Mula | Luigj Gurakuqi | Avni Mula | Vaçe Zela |
.
Nata finale - 26.12.1965
RedaktoNë natën finale dolën 10 këngë sipas kësaj radhe:
- Larg
- Qeshu vogëlushi im
- Kangë jeho
- Mirupafshim
- Valsi i lumturisë
- Shpërthe hare
- Qeshu rini
- E dua vendin tim
- Të dua o det
- Ne jemi tre
.
Çmimet
RedaktoÇmimi i parë
Redakto- Të dua o det - muzika Tonin Harapi, teksti Mark Gurakuqi.
Çmimi i dytë
Redakto- Ne jemi tre - muzika Agim Krajka, teksti Haxhi Rama, Koçi Petriti.
Çmimi i tretë
Redakto- Valsi i lumturisë - muzika Avni Mula, teksti Luigj Gurakuqi.
- E dua vendin tim - muzika Agim Prodani, teksti Llazar Siliqi.
.
Referime
Redakto- ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale