Fethullah Gylen
Fethullah Gylen (turqisht: Fethullah Gülen, 27 prill 1941 - 20 tetor 2024) ishte një klerik, dijetar dhe interpretues fetar turk, si dhe ishte udhëheqësi i Lëvizjes Gylen që prej 2016 pati miliona përcjellës. Ai ishte një prej njerëzve më kontravers mes myslimanëve të kohës sonë.[nevojitet citimi] I lindur në një familje të devotshme myslimane si fëmija i parë i Ramizit dhe i Refias, përpos nga familja, mësimet e para i mori nga përfaqësues të shquar të teologjisë dhe mistikës islame të kohës në Turqi, si Muhammed Lutfi Efendiu, Haxhi Sitki Efendiu dhe Sadi Efendiu. Në të njëjtën kohë, Fethullah Gyleni studioi edhe shkencat shoqërore moderne si dhe shkencat e natyrës. Duke qenë se shfaqi aftësi të veçanta në kuptimin e mësimeve dhe një punë individuale të pakufizuar për të pasur më shumë dije, ai u dallua shumë shpejt që ishte i veçantë nga bashkëmoshatarët e tij.[1] Fethullah Gyleni mori detyrën e klerikut fetar predikues qysh në një moshë fare të re. Kjo dashuri për dijen nuk u shua as në të ardhmen. Në një intervistë të zhvilluar me të, në vitin 1995, ai e konsideron leximin një pjesë të pandarë të ditës së tij, kur thotë se: "me aq sa ma lejon koha përpiqem dhe lexoj sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk bëj dallim, në janë për fenë ose jo, përpiqem dhe lexoj jo më pak se dyqind faqe në ditë".[2][3]
Fethullah Gylen | |
---|---|
Emri në lindje | Muhammed Fethullah Gülen |
U lind më | 27 prill 1941 Erzurum, Turqi |
Vdiq më | 20 tetor 2024 Pensilvania, SHBA |
Kombësia | Turk |
Faqja zyrtare | |
https://www.fgulen.com/al |
Jeta
RedaktoNë vitin 1959, Fethullah Gylen kaloi me sukses provimet e organizuara atë vit, fitoi të drejtën të merrte certifikatën zyrtare të vaizit dhe u emërua në Izmir, njëri prej tre qyteteve më të mëdhenj të Turqisë. Pas këtij emërimi, ai i dha formë idealit të vet që do t'ia orientonte jetën në një drejtim të caktuar. Në predikimet dhe bisedat, Fethullah Gylen trajtonte çështje shoqërore sepse qëllimi i tij ishte që, me anë të ndriçimit intelektual dhe shpirtëror, t'i nxiste të rinjtë kah aktivizmi i karakterizuar nga respekti për njeriun. Ata që ua vinin veshin thënieve të tij, ata që merrnin pjesë në predikimet e tij, shtoheshin përditë.
Fethullah Gylen nuk i kufizoi përpjekjet e tij në qendrën e qytetit. Duke shëtitur rreth më rreth, në xhamitë, sallat e mbledhjeve, madje në kafenetë, ai i porosiste njerëzit të përdornin fjalën e butë dhe këshillën e mirë. Kjo i dha mundësi atij të afrohej me një shtresë më të gjerë të popullsisë, veçanërisht me nxënësit dhe mësuesit. Tema e bisedave të tij hapej në një spektër të gjerë, nga çështjet fetare, në arsim dhe edukim, shkencë, darvinizëm, ekonomi, drejtësi shoqërore, etj. Fakti që ai zhvillonte biseda të thella dhe cilësore rreth çështjeve të tilla komplekse, ndikoi edhe mbi mjediset akademike duke tërhequr edhe interesin, edhe respektin e tyre!
Muhammed Lutfi është një prej hallkave të zinxhirit shpirtëror ku ndodhen edhe figura të tilla të mëdha si poetët e famshëm Xhelaledin Rumi dhe Junus Emre. Muhammed Lutfi që ka qenë edhe vetë poet si dhe njëri prej personaliteteve shpirtërorë të kohës, ka ushtruar mbi F. Gylenin një ndikim të thellë dhe të pashlyeshëm.
Gylen është i përfshirë në mënyrë aktive në debatin shoqëror në lidhje me të ardhmen e shtetit turk, dhe Islamit në botën moderne. Ai është përshkruar në gjuhën angleze mediat si "një nga figurat më të rëndësishme të botës myslimane."[4]
Fethullah Gyleni akuzohet nga shteti turk si njeriu kryesor që qëndron pas përpjekjes së dështuar për puç më 15 korrik 2016. Ai jetoi në Pensilvani të SHBA nga viti 1999 deri në vitin 2024. Ai ndërroi jetë më 20 tetor 2024 në moshën 83-vjeçare.[5]
Leximi i mëtutjeshëm
Redakto- Kriteret ose Dritat e rrugës : ese, gjykime, aforizma, përkth. Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2003, [titulli në origjinal: Ölçü veya Yoldaki Işıklar].[6]
- Ese, perspektiva, opinione, përkth: Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2004, [titulli në origjinal: Essays, Perspectives, Opinions].[7]
- Nën hijen e besimit 2, përkth: Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2004, [titulli në origjinal: İnancın Gölgesinde 2].[8]
- Nga fara tek lisi : edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër, përkth: Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2004, [titulli në origjinal: Çekirdekten Çınara].[9]
- E vërteta e krijimit dhe evolucioni, përkth: Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2004, [titulli në origjinal: Yaratılış Gerçeği ve Evrim].[10]
- Jeta pas vdekjes, përkth. Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2005, [titulli në origjinal: Ölüm ötesi hayat].[11]
- Kaderi : në perspektivën e Kur'anit dhe Sunnetit: përkth. Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2005, [titulli në origjinal: Kitap ve Sünnet Perspektifinden Kader][12]
- Drejt qytetërimit botëror me dashuri dhe tolerancë, përkth: Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2005, [titulli në origjinal: Toward a global civilization of love & tolerance].[13]
- Libri i lutjeve, përkth: Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2006, [titulli në origjinal: Dua Mecmuası].[14]
- Drita e pashuar 1, përkth. Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2008, [titulli në origjinal: Sonsuz Nur 1].[15]
- Ideali për të jetësuar, përkth. Edvin Cami, Tiranë: Prizmi 2014, [titulli në origjinal: Yaşatma İdeali].[16]
- Himn pranvere, përkth. Arian Dodona, Tiranë: Prizmi, 2019 [titulli në origjinal: Bahar Neşidesi].[17]
- Koha dhe brezi, përkth. Arian Dodona, Tiranë: Prizmi, 2019 [titulli në origjinal: Çağ ve Nesil 1].[18]
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Fethullah Gülen faqen zyrtare të internetit në gjuhën shqipe
- A website that presents Fethullah Gulen from academic perspective
- FORBES - Gulen Inspires Muslims Worldwide
- Interfaith Radio - Turkey's Champion of Interfaith Dialogue
- The Economist - Global Muslim networks- How far they have travelled
- The Economist- Fethullah Gulen- A farm boy on the world stage
- Reuters - Turkish Islamic preacher - threat or benefactor? Arkivuar 3 janar 2009 tek Wayback Machine
- The New York Times - Turkish Schools Offer Pakistan a Gentler Vision of Islam
- The New York Times: Fethullah Gulen profile
- Foreign Policy - Fethullah Gulen as a Top Public Intellectual Arkivuar 13 nëntor 2009 tek Wayback Machine
- Profile on PBS show: Religion and Ethics January 21, 2011
- The New Republic Magazine: The Global Imam
- Qantara.de: The Fethullah Gülen Movement: Pillar of Society or Threat to Democracy?
- MERIA: Fethullah Gülen and his Liberal "Turkish Islam" movement
- ME Forum: Turkish Islam's Moderate Face
- The Gülen Movement: a modern expression of Turkish Islam
Referime
Redakto- ^ Pahl J. (2019). Fethullah Gulen: A Life of Hizmet (biography). New York:USA
- ^ Pahl, J. (2019). Fethullah Gülen: A Life of Hizmet (A Biography). New York. fq. 195
- ^ Pahl J. (2019). Fethullah Gulen: A Life of Hizmet (biography). New York:USA
- ^ "How far they have travelled". The Economist. 6 mars 2008. Marrë më 2 maj 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Fethullah Gulen, rival i Erdoganit, vdes në SHBA". Radio Evropa e Lirë. 21 tetor 2024. Marrë më 22 tetor 2024.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020.

(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)