Përpjekja për grusht shtet në Turqi (2016)

Një përpjekje për grusht shtet në Turqi, ndodhi më 15 dhe 16 korrik 2016. Grushtin e shtetit u përpoqën ta kryejn një pjesë rebele e ushtrisë turke që ishte kundër qeverisë së kryeministrit Binali Jëlldërëm dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdoan. Grushti thuhet se ka dështuar.[1][2][3]

Përpjekja për grusht shtet në Turqi, 2016
Data 15 Korrik 2016 (2016-07-15) – 16 Korrik 2016 (2016-07-16)
Vendi Ankara dhe Stamboll
Status Grusht shteti dështoi
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan

Reagimet ndaj grusht shtetit ishin shumë të pafavorshme, si nga brenda dhe jashtë vendit. Partitë kryesore opozitare në Turqi, për shembull, i dënuan përpjekje për grusht shtet.[4][5] Udhëheqësit ndërkombëtarë —si ato të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara— bënë thirrje që të respektohen institucionet në Turqi dhe zyrtarët e zgjedhur të këtyre institucioneve.

Kryeministri Jëlldërëm deklaroi në media më 16 korrik 2016 se situata tani është "plotësisht nën kontroll", dhe e quajti përpjekjen për grusht shtet si "një njollë e zezë në demokracinë turke". Arrestime masive pasuan pas përpjekjes për grusht shtet, ku 2,839 ushtarët u arrestuan nga qeveria.[6]

PrapaskenaRedakto

Që nga themelimi i shtetit modern të Turqisë, nga viti 1923, e Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë organizuar tre herë grusht shtet—në vitin 1960, 1971 dhe 1980 — e më 1997 reaguan nëpërmjet një memorandumi ushtrak.[7] Ushtria, historikisht e ka parë veten si mbrojtëse shtetit laik turk, të përcaktuar nga Mustafa Qemal Ataturku.[7]

Përpjekja për grusht shtetRedakto

Më 15 korrik 2016, siç është raportuar vetëm para orës 23:00 (11:00 PM) sipas kohës vendore (EEST), avionë ushtrakë fluturuan mbi Ankara, dhe dy urat në Stamboll: Ura e Fatih Sulltan Mehmetit dhe Ura e Bosforit, ishin të mbyllura nue drejtimin nga Anadolli për në Evropë.[8][9][10]

Raporte të hershme deklaruan se presidenti Rexhep Tajip Erdoan ishte i sigurt në Marmaris, në jugperëndim të Turqisë, ku ai ishte me pushim,[9] ndërsa disa raportet gjithashtu pohuan se ai kishte ikur nga vendi me një avion privat.[11][12]

Tanqet hapën zjarr pranë Ndërtesës së Parlamentit të Turqisë.[13] Ndërtesa e parlamentit, gjithashtu, u godit edhe nga ajri.[14][15][16] Lëndime janë raportuar në mesin e protestuesve në Urën e Bosforit, pasi ushtarët hapën zjarr në urë.[17][18]

Një helikopter që i përkiste puçistëve është qëlluar nga avion ushtarak F-16 i Ushtrisë turke.[17][19] Gjithashtu ka pasur raporte ku thuhet se aeroplanë pro-qeveritarë po fluturonin mbi Ankara për të "neutralizuar" helikopterë të përdorur nga ata prapa grusht shtetit.[17]

Në 3:10 EEST, Forcat e Armatosura të Turqisë pretenduan të kenë kontrollin e plotë mbi vendin përmes web-faqes së tyre.[20]

17 oficerë policie janë vrarë nga një helikopter gjatë sulmit ndaj selisë së forcave speciale policore, pranë Ankarasë.[21]

Reagimi i qeverisëRedakto

 
Kryeministri Binali Jëlldërëm

Zyra presidenciale turke deklaroi se Presidenti Erdoan ishte me pushime jashtë Turqisë dhe i sigurt, dhe e dënoi përpjekjet për grusht shtetin si një sulm ndaj demokracisë.[13][22] Një burim presidencial, po ashtu theksoi se Erdoan dhe qeveria e tij janë ende në pushtet.[17] Duke folur për një program lajmesh në televizion me anë të FaceTime, Erdoan i bëri thirrje popullit turk që të dalë në rrugë.[13][17][23] Zëvendëskryeministri Numan Kurtullmush u shfaq drejtpërsëdrejti në televizor, duke thënë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) është ende në krye të qeverisë.[17] Kryetari i bashkisë së Ankarasë, Melih Gökçek i AKP-së, i inkurajoi njerëzit për të dalë jashtë nëpër rrugët e kryeqytetit, pavarësisht një ndalimi të vendosur nga ushtria.[24]

Reuters raportoi se në orët e hershme të 16 korrikut (sipas kohës lokale), grusht shteti duket ka dështuar, sepse turmat pro-qeveritare sfiduan ushtarakët puçistë të mbledhur në sheshet kryesore të Stambollit dhe Ankarasë, për të kundërshtuar grusht shtetin.[3] Reuters raportoi gjithashtu ushtarakë puçistë iu dorëzuan policisë në sheshin Taksim të Stambollit.[3]

Reuters raportoi gjithashtu se ushtarë pro-qeveritarë e morën kontrollin e Aeroporti Ndërkombëtar Atatürk menjëherë pas deklaratës së presidentit.[17]

Shiko edheRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto

ReferencesRedakto

  1. ^ "Turkish Military Says It Has Seized Control From Ankara Government". Marrë më 15 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "1. Ordu Komutanı'ndan açıklama!" [Explanation from the commander of the 1st Army !]. haber7.com (në turqisht). 16 korrik 2016. Marrë më 15 korrik 2016.
  3. ^ a b c "Turkish coup bid crumbles as crowds answer call to streets, Erdogan returns". 16 korrik 2016. Marrë më 16 korrik 2016 – nëpërmjet Reuters. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Opposition parties reject the military coup attempt, Hürriyet Daily News (15 July 2016).
  5. ^ Mutlu Civiroglu [mutludc] (15 July 2016).
  6. ^ "Turkey: Mass arrests after coup bid quashed, says PM – BBC News".
  7. ^ a b Tim Arango; Ceylan Yeğinsu (15 korrik 2016). "President of Turkey Urges Resistance as Military Attempts Coup". The New York Times. Marrë më 15 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Suzan Fraser & Dominique Soguel. "Turkish officials say coup attempt appears to have failed". Associated Press. Marrë më 15 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtje CS1: është përdorur parametri i autorëve (link)
  9. ^ a b "Turkey coup: military attempt to seize power from Erdoğan as low-flying jets and gunfire heard in Ankara and bridges across Bosphorus in Istanbul closed". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Turkish Prime Minister Reports Coup Attempt". WSJ. 15 korrik 2016. Marrë më 15 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Rkaina, Sam (15 korrik 2016). "Turkish President Recep Tayyip Erdoğan 'flees country in private jet' after military launches coup". Daily Mirror. Marrë më 15 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Erdoğan'dan ilk açıklama: Milletimizi meydanlara davet ediyorum; en ağır bedeli ödeyecekler!". t24.com.tr. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ a b c Levin, Sam; Rawlinson, Kevin (16 korrik 2016). "Turkey military coup: tanks open fire near parliament building – live updates". The Guardian. Marrë më 16 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Ankara parliament building ‘bombed from air’ – state agency".
  15. ^ FOX HABER [FOXhaber] (15 July 2016).
  16. ^ "LIVE: Gunfire And injuries On Istanbul Bridge". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ a b c d e f g "Turkey sees army coup attempt". BBC News. Marrë më 16 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Ömer Çelik [omerrcelik] (15 July 2016).
  19. ^ "Turkey coup: Live updates – CNN.com". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Türk Silahlı Kuvvetleri Genelkurmay Başkanlığı". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Turkey coup attempt: President Erdogan says the government is in control". Los Angeles Times. 16 korrik 2016. Marrë më 16 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Turkey army group announces takeover on TV". BBC News. Marrë më 16 korrik 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Ceylan Yeginsu [CeylanWrites] (15 July 2016).
  24. ^ "Turkey 'coup': Live updates as explosion and gunfire reported in capital Ankara – Mirror Online". Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)