Filmseri
Një filmseri (edhe film seri) është një koleksion i filmave i lidhur në pasim, zakonisht të lidhur nëpërmjet personazhit ose personazheve kryesorë të njëjtë ose të lidhur edhe me vazhdimësinë e ngjarjeve nga një film në tjetrin ose thjesht të tregëtuar nën një çadër të përbashkët emërtimi edhe pse mund të mos kenë shumë lidhje personazhesh apo ngjarjesh midis tyre. Marrëdhënia e tyre nuk është fiksuar, por përgjithësisht ndarë një fjalë e thjeshtë diegetik.
Përshkrimi
RedaktoZakonisht filmat e një filmserie duhet të jenë të ndërlidhur deri diku zyrtarisht, domethënë të jenë nga i njëjti prodhues. Për shembull, filmseria e Uollt Diznej (ang. Walt Disney) "Liza në Botën e Çudirave" njihet si filmseri më vete nga filmseritë apo filmat e tjerë të shumtë të bërë rreth librit "Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave".
Filmseritë mund të mendohen si të tilla që në fillim por mund të lindin edhe si pasojë e suksesit të një filmi të parë që motivon prodhuesit e krijuesit të zgjerojnë numrin e filmave rreth të njëjtit personazh/e apo duke u përqendruar në personazhe që në filmin e parë ishin si personazhe dytësore ose plotësuese (filma rrjedhës ose ang. spin-off). Filmat pasues të filmserisë mund të jenë filma që trajtojnë vazhdimin e ngjarjeve pas filmit të parë ose paraprirës, filma që paraprijnë ngjarjet përpara filmit të parë.
Sipas numrit të filmave në një filmseri kemi emërtimet e mëposhtme:
- 2 në një seri = Sequel ose Duologji
- 3 në një seri = Trilogji
- 4 në një seri = Tetralogji
- 5 në një seri = Pentalogji
Filmseria me më shumë filma është ajo e Uong Fei Hung (ang. Wong Fei Hung) me mbi 68 filma[1].
Lista e filmserive popullor
RedaktoShiko edhe
RedaktoBurim i të dhënave
Redakto- ^ "Most films in a movie series". Guinness World Records (në anglishte britanike). Marrë më 2021-03-27.