Fizika e së ardhmes: Si shkenca do ti japi formë fatit njerëzor dhe jetët tona të përditshme deri në vitin 2100 është një libër i vitit 2011 nga fizikanti teorik Michio Kaku, autor i Hyperspace dhe Physics of the Impossible. Në të Kaku spekulon në lidhje me zhvillimet teknlogjike të së ardhmes në 100 vitet pasuese. Ai interviston shkencëtarë të shquar në lidhje me fushat e tyre kërkimore dhe jep vizionin e tij për zhvillimet e ardhshme në mjekësi, informatikë, inteligjencë artificiale, nanoteknologji dhe prodhim të energjisë . Libri ishte në listën e më të mirëve të New York Times për pesë javë. [1]

Kaku shkruan se si shpreson që parashikimet e tij për vitin 2100 të jenë po aq të suksesshme sa libri Parisi në Shekullin e Njëzet i shkrimtarit fantastiko-shkencorë Zhyl Vern. Kaku kundërshton largpamësinë e Verne kundër gjeneralit të postave amerikane John Wanamaker, i cili në vitin 1893 parashikoi që posta do të dorëzohej akoma me karrocë dhe kalë edhe gjatë 100 viteve pasuese, apo dhe drejtori i IBM-së, Thomas J. Watson, i cili në 1943-shin pretendohet të ketë thënë "Unë mendoj se ekziston një treg botëror për ndoshta pesë kompjutera ". [2] Kaku tregon për këto histori të gjatë parashikimesh të dështuara kundër progresit për të nënvizuar idenë e tij "se është shumë e rrezikshme të vësh bast kundër së ardhmes".

Përmbajtja

Redakto

Çdo kapitull është i ndarë në tre seksione: E ardhmja e afërt (2000-2030), mesi i shekullit (2030-2070) dhe e ardhmja e largët (2070-2100). Kaku nënvizon se periudhat kohore janë thjeshtë përafrime, por tregojnë kornizën e përgjithshme kohore për trendet e ndryshme.

E Ardhmja e Kompjuterit: Mëndja mbi Materien

Redakto

Kaku fillon me ligjin e Moore, dhe krahason një çip që këndon "Gëzuar Ditëlindjen" me forcat Aleate në 1945-ën, duke deklaruar se çipi përmban shumë më tepër fuqi, dhe se "Hitleri, Churchill ose Roosevelti mund të kishin vrarë për të pasur atë çip." Ai parashikon që fuqia e kompjuterit do të rritet deri në atë pikë, sa që ashtu si dhe energjia elektrike, letra dhe uji, "të zhduken në strukturën e jetës sonë, dhe çipet kompjuterike do të vendosen në muret e ndërtesave".

Ai gjithashtu parashikon që syzet dhe lentet do të lidhen me internetin, duke përdorur teknologji të ngjashme me ekranet virtuale të retinës . Makinat nuk do të kenë shofer për shkak të fuqisë së sistemit GPS . Ky parashikim mbështetet nga rezultatet e Urban Challenge. Pentagoni shpreson që t'i ketë 1/3-ën e forcave tokësore të Shteteve të Bashkuara të automatizuara deri në vitin 2015. Teknologji të ngjashme me BrainGate do t'i lejojnë njerëzit t'i kontrollojnë kompjuterët me sensorë mikroskopik të trurit , dhe "si një magjistar, të lëvizni objektet me fuqinë e mendjes tuaj."

E Ardhmja e Intelligjencës Artificiale: Ngjitja e Makinave

Redakto

Kaku diskuton pjesët e trupit robotik, robotët modularë, papunësinë e shkaktuar nga robotët, surrogatët dhe avatarët (si tek filmat e tyre respektiv) dhe inxhinierinë e rikrijimit identik të trurit. Kaku rishikon tre ligjet e robotikës dhe kontradiktat e tyre. Ai mbështet idenë e një "çipi në trurin e robotëve për t'i fikur automatikisht nëse kanë mendime vrasëse", dhe beson se skenari më i mundshëm është ai në të cilin robotët janë të lirë të bëjnë kërdi dhe shkatërrim, por janë dizenjuar për të dëshiruar mirësi.

E Ardhmja e Mjekësisë: Përsosmëria dhe Më Shumë

Redakto

Kaku beson se në të ardhmen, riprogramimi i gjeneve të një personi mund të bëhet duke përdorur enkas një virus të programuar, i cili mund të aktivizojë gjenet që ngadalësojnë proçesin e plakjes. Sensorët nanoteknikë në një dhomë do të gjejnë sëmundje të ndryshme dhe kancera, nanobotët do të jenë në gjendje të injektojnë ilaçe në qelizat individuale kur të zbulohet sëmundja, dhe përparimet në nxjerrjen e qelizave staminale do të mund të krijojnë organe të reja. Ideja e ringjalljes së një specie të zhdukur tani mund të jetë biologjikisht e mundur .

Nanoteknologjia: Gjithçka nga Asgjëja?

Redakto

Kaku diskuton për materien e programueshme, kompjuterat kuantikë, nanotubat e karbonit dhe mundësinë e krijimit të kopjeve . Ai gjithashtu pret një shumëllojshmëri të nanopajisjve që kërkojnë dhe shkatërrojnë pastër qelizat e kancerit , duke i lënë qelizat normale të paprekura.

E Ardhmja e Energjisë: Energji nga Yjet

Redakto

Kaku diskuton mbarimin e naftës në planet duke treguar kurbën Hubbert, dhe problemin në rritje të emigrantëve që dëshirojnë të jetojnë ëndrrën amerikane për konsum të tepruar të energjisë. Ai parashikon që hidrogjeni dhe energjia diellore do të jenë e ardhmja, duke vënë në dukje sesi bastet e Henry Ford dhe Thomas Edison nëse nafta apo energjia elektrike do të mbizotërojnë, dhe duke përshkruar shkrirjen me lazer ose fusha magnetike, dhe hedh poshtë fusionin e ftohtë si "një fund të vdekur". Kaku sugjeron që kombet nuk kanë dëshirë të merren me ngrohjen globale sepse ekstravaganca e naftës, duke qenë burimi më i lirë i energjisë, inkurajon rritjen ekonomike. Kaku beson se në të ardhme e largët, superpërçuesit me temparaturë dhome do të sjellin epokën e makinave fluturuese dhe trenave që funksionojnë me magnet .

E Ardhmja e Udhëtimit në Hapësirë: Drejt Yjeve

Redakto

Ndryshe nga raketat kimike të zakonshme që përdorin ligjin e tretë të lëvizjes së Njutonit, anijet diellore shfrytëzojnë presionin e rrezatimit nga yjet. Kaku beson se pasi të kemi dërguar një anije diellor gjigante në orbitë,ne mund të instalojmë lazera në Hënë, të cilat do të godisnin velat dhe do t'i jepnin një shtytje shtesë.

Një tjetër alternativë është dërgimi i mijëra nanoanijeve, nga të cilët vetëm disa prej tyre do të arrinjnë në destinacion. "Pasi të arrinjnë në satelitin natyror më të afërt, ata mund të krijonin një fabrikë dhe të krijojnë një numër kopjesh të pakufizuar të tyre", thotë Kaku. Nanoanijet do të kërkojnë shumë pak karburant për të përshpejtuar. Ato mund të vizitojnë yjet e afërta duke lundruar në fushat magnetike të planeteve të tjerë.

E Ardhmja e Pasurisë: Fituesit dhe Humbësit

Redakto

Kaku diskuton se si ligji i Moore për robotikën do të ndikojë në të ardhmen e kapitalizmit, cilat kombe do të mbijetojnë dhe rriten, si Shtetet e Bashkuara po i ikën truri intelektual i emigrantëve për të nxitur ekonomitë e tyre.

E Ardhmja e Njerëzimit: Qytetërimi Planetar

Redakto

Kaku i rendit civilizimet e së ardhmes, bazuar në konsumin e energjisë, entropinë dhe përpunimin e informacionit. Kaku pohon se njerëzit me një rritje mesatare ekonomike mund të arrijnë statusin e civilizimit planetar në 100 vjet, "në qoftë se nuk ndodh ndonjë katastrofë natyrore ose ndonjë veprim i çmendur shkatërrues; është e pashmangshme që ne të hyjmë në këtë fazë të historisë sonë kolektive".

  1. ^ Schuessler, Jennifer (1 maj 2011). "Best Sellers". The New York Times. Marrë më 24 maj 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Kaku, Michio. "Physics of the Future". Excerpt. NPR. Marrë më 22 qershor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)