Fiziologjia patologjike
Fiziologjia patologjike është shkencë e cila studion proceset e çrregulluara në organizëm, shkaqet e tyre dhe mekanizmat e përfshirë në to si dhe ligjshmërinë e fillimit, ecurisë dhe përfundimit të sëmundjes, mënyrën e përshtatjes dhe përgjigjes së organizmit të sëmurë. Ajo tenton të shpjegojë ndërveprimin e faktorëve shkaktarë të sëmundjes dhe organizmit, duke u nisur nga parregullsitë molekulare-biologjike, subqelizore, ndryshimet qelizore, biokimike - humorale e deri te çrregullimet e shprehura funksionale të sistemeve të ndryshme dhe organizmit në tërësi.[1]
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë