"Fjala e Tokësorit" është gazeta ushtarake e Forcave Tokësore Shqiptare, të Forcave të Armatosura Shqiptare - një anëtare e NATO-s. Ajo është themeluar shpejt pas krimimit të Komandës së Forcave Tokësore Shqiptare. Sipas arkivave në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë muaji i daljes së numrit të parë të gazetës shënohet nëntor 2000, me qendër në kryeqytetin Shqiptarë Tiranë.

Fjala e Tokësorit botohej një herë në muaj, me 12 fletë, me një tirazh mujorë 2000 kopje, dhe faqja e parë dhe fundit dilte me ngjyra. Poashtu, duhet theksuar se faqja e fundit e gazetës botohej në gjuhën angleze. Gazeta shpërndahej për falë: në të gjithë institucionet ushtarake Shqiptare, ambasadat e huaja të akredituar në Shqipëri, Presidencë, Kryeministri, Ministritë, Bashkia e Tiranës, si edhe në publikun shqiptarë kryesisht në Tiranë.

Krijusesi dhe themeluesi qendror si edhe ish krye-redaktori i parë i kësaj gazete do të mbetet shkrimtari shqiptaro-kanadez Elliott Moglica, stërnipi i burrit të madh Hasan Moglica [1]. Dy ish-mbështetësit e flaktë të kësaj gazete ishin ushtarakët e lartë: Hysen Cekodhima dhe Sami Neziri.

Stafi i gazetës në vitet 2000-2002 ishte :

  • Drejtor: Prof. Dr. Gjeneral Brigate Kostaq Karoli
  • Kordinator: Kolonel Asim Pregja
  • Kryeredaktor: Elliott-Hasan Moglica[2]
  • Stafi mbështetës: Shpend Hysi, Kasem Saliasi dhe Hatixhe Kola

Nga profesionalizmi i saj - gazeta ka pasur mbështetjen e mjaft figurave të njohura në Shqipëri si : ish-Presidenti Rexhep Mejdani, Artistja e madhe Margarita Xhepa, Humoristi Met Bega, shkrimtari Dritëro Agolli, ish-Kryeministir Pandeli majko, Zana Xhuka, Stefan Prifiti etj.[3]

Botuesi i gazetës Fjala e Tokësorit ishte Komanda e Forcave Tokësore Shqiptare.

Referime

Redakto
  1. ^ [1] "Burri i madh Hasan Moglica (1854-1915)". (Biografi e plotë: historike, akademike dhe referuese - 684 faqe) shkruar nga autori shqiptaro-kanadez Elliott Moglica). Tiranë: Rruga e Arbërit, shtator 2012: 22.
  2. ^ [2] Elliott Moglica: [Toronto], 2011.
  3. ^ Këshilli i Ministave. Zana Xhuka. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2012. Marrë më 15 gusht 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto