Flumazenil
Flumazenil (emrat në treg: Anexate®, Lanexat®, Mazicon®, Romazicon®) quhet antagonisti i benzodiazepineve, që përdoret si antidot në terapinë e mbidozës së benzodiazepineve.
Ndikimi dhe efektet
RedaktoFlumazenil i kthen prapa të gjitha ndikimet e benzodiazepineve pasi që është antagonist kompetitiv në pjesën ku lidhen benzodiazepinet në receptorin GABA. Pacientit duhet ti jepet intravenoz, sepse nëse merret oral atëherë në përgjithësi metabolizohet nga mëlçia dhe nuk ka ndikim. Ndikimi është i shpejtë (pas 2 minutash), efekti maksimal paraqitet pas 6 deri 10 minutave, por ndikimi nuk mban gjatë (vetëm 2 orë).
Shumë benzodiazepine kanë kohën e përgjysmimit më të lartë se flumazenil. Pasi që ndikimi zgjat maksimal 2 orë mund të vije deri te i ashtuquajturi efekti rebound, d.m.th ndikimi i benzodiazepineve kthehet përsëri pas kësaj kohe. Për këtë mund të jetë e nevojshme të përsëritet dhënia e antidotit.
Indikacioni
Redakto- Heqja e mbidozimit të benzodiazepineve
- Përfundimi i narkozës nga benzodiazepinet
Ndikimet anësore dhe kundërindikacionet
RedaktoNause dhe vjellje, frikë dhe shqetësim. Te personat e varur nga benzodiazepinet mund të vije te simptoma akute për shkak të mungesës së tyre. Flumanezil nuk guxon tu jepet personave me ndjeshmëri të shtuar ose alergji ndaj benzodiazepineve, me insuficiencë të mëlçisë, fëmijëve dhe shtatzënave.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |