Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha

Fondacioni Dritan Hoxha
This is the stable version, checked on 3 nëntor 2024. 5 pending changes await review.

Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha është një organizatë arsimore e themeluar nga familja Hoxha. Ajo synon të kontribuojë për një realitet shqiptar më të pasur kulturor e mediatik, që ofron mundësi për ta bërë atë më cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha
Themeluar mëdhjetor 2010
ThemeluessFamilja Hoxha
LlojiArsimore
PërqendrimiEdukimi dhe zhvillimi i medias
FushasMedia
Arti
Kulturë
PërkatësitëTop Media
Faqja në internethttps://fm-dritanhoxha.al

Historia

Redakto

Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha u krijua në dhjetor të vitit 2010 dhe mban këtë emër për nder të themeluesit të Top Media Group, dhe një prej drejtuesve më të suksesshëm të medias audio-vizive shqiptare, me një kontribut të veçantë në zhvillimin e këtij sektori në Shqipëri. Ky fondacion u krijua me vullnetin e familjes dhe bashkëpunëtorëve të Dritan Hoxhës, për të kontribuar më tej në fushën e medias, artit dhe kulturës duke transmetuar sistemin e vlerave më të mira të punës në Top Media Group, dhe për të promovuar vlera të reja.[1]

Misioni

Redakto

Misioni i [2] Fondacionit " Dritan Hoxha" është të kontribuojë në forcimin e medias dhe përmirësimin e standardeve të gazetarisë, duke promovuar transparencën dhe llogaridhënien në informim,për një shoqëri shqiptare të orientuar edhe më shumë nga kultura, arti, komunikimi, zhvillimi mediatik, nëpërmjet talentit dhe inovacionit.

Aktivitete

Redakto

Fondacioni angazhohet në aktivitete të ndryshme ku përfshihen:

  • Trajnime për gazetarët dhe profesionistët e tjerë të mediave.
  • Projekte për promovimin e kulturës dhe artit.
  • Krijimin e platformave për diskutimin e temave të rëndësishme shoqërore.
  • Forumet e medias për diskutimin e çështjeve aktuale.
  • Iniciativa për zhvillimin e talentëve të rinj në media.
  • Mbështetje për projekte artistike dhe kulturore.

Projekte Televizive

Redakto
  • "StarTop" (2022) - Ide të reja në teknologji, shpikje, aplikacione, sipërmarrje inovatore dhe ato që i ndihmojnë në rrugën drejt suksesit, autore : Ledja Liku, moderator : Eno Popi, transmetuar në Top Channel [3]
  • "Në Sofrën Shqiptare" (2024) - Një udhëtim në çdo skaj të vendit për shijuar kulinarinë vendase, një nga segmentet më dinamike të turizmit që mbart vlera tradicionale. Moderatore : Doris Sallaku, transmetuar në Top Channel [4]
  • "Jashtë Vijës së Verdhë" (2024) - Cikël reportazhesh që kanë në fokus zonat jashtë vijës së verdhë të kryeqytetit, moderator : Ardi Pulaj, transmetuar në Top Channel. [5]

Referime

Redakto
  1. ^ "Fondacioni Dritan Hoxha". Top Channel. 2015-05-23. Marrë më 2024-10-17.
  2. ^ "Dritan Hoxha About Us". Fondacioni Mediatik Dritan Hoxha. 2020-11-03. Marrë më 2024-10-17.
  3. ^ "Startop në Top Channel/ Emisioni i ri për biznesmenët e rinj nis të shtunën". Top Channel. 2022-10-21. Marrë më 2024-10-17. "Startop" është program më i ri i Top Channel, nje projekt i Fondacionit mediatik "Dritan Hoxha"
  4. ^ ""Në sofrën shqiptare"/ Emisioni më i ri në Top Channel, çdo të shtunë në orën 16:40". Top Channel. 2024-04-13. Marrë më 2024-10-17. Në Sofrën Shqiptare" vjen në Top Channel si një projekt i Fondacionit mediatik Dritan Hoxha me mbështetjen e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
  5. ^ ""Jashtë vijës së verdhë"/ Cikël emisionesh në bashkëpunim me fondacionin "Dritan Hoxha"". Top Channel. 2024-04-13. Marrë më 2024-10-17. Një program në bashkëpunim me fondacionin mediatik Dritan Hoxha.

Lidhje të jashtme

Redakto