Fortesa e Ramnagarit
Fortesa e Ramnagarit është një kështjellë në Ramnagar të Varanasit. Ajo është e vendosur në bregun lindor të lumit Gang, përballë Ghatit Tulsi. Struktura prej guri ranor u ndërtua në Stilin Mogul në vitin 1750 nga Kashi Nareshi, Balwant Singh. Aktualisht, fortesa nuk është në gjendje të mirë. Ajo ka qenë selia e Kashi Nareshit (mbretit të Kashit) që nga shekulli i XVIII. Edhe maharaxhai i tanishëm i Varanasit, Anant Narayan Singh e ka rezidencën në këtë fortesë, megjithëse titulli mbretëror është shfuqizuar që nga viti 1971.[1][2] Fortesa e Ramnagarit është një shembull tipik i Arkitekturës Mogule me ballkone të skalitur, oborre të hapur dhe pavjone piktoreske. Ajo është e vendosur pranë Gangut në bregun e tij lindor dhe përkundrejt Tulasi Ghatit, në një sipërfaqe prej 0.217 hektarësh, e ndërtuar me gurë ranorë chunar-i në ngjyrë kremi. Tani për tani, fortesa është e pa riparuar. Ajo dhe muzeu i saj janë depozituese të historisë së mbretërve të Benaresit. I përmendur si një muze "eksentrik", ai përmban një koleksion të rrallë. Për shkak të vendndodhjes panoramike në brigjet e Gangut, shpesh është përdorur si një vend i jashtëm për xhirimin e filmave.[2][1]
Fortesa e Ramnagarit | |
---|---|
Emri amëtar Hindi: रामनगर किला | |
Lloji | Fortesë |
Vendndodhja | Ramnagar |
Qyteti më i afërt | Varanasi |
Koordinatat | 25°16′48″N 83°01′48″E / 25.28000°N 83.03000°E |
Sipërfaqja | 0.217 ha |
Themelues | Raja Balwant Singh |
Ndërtuar | 1750 |
Përdorimi aktual | Rezidenca e mbretit të Varanasit (Kashi Nareshit) |
Stili arkitekturor | Arkitektura Mogule |
Pronar | Kashi Nareshi |
Materiali | gurë ranorë chunar-i |
Historia
RedaktoFortesa u ndërtua në vitin 1752 në qytezën e Ramanagarit, që është e njohur për Portën e Fortesës, Muzeun Mbretëror dhe Rama Lilan. Balwant Singh-u, djali i Mansa Ramas, mori njohjen e mbretërisë së Banarasit nga Muhammad Shah-u, mbreti në Delhi në vitin 1738 dhe në vitet 1750-52 bëri një fortesë në Ramanagar duke ripërdorur mbetjet e fortesës së tij të vogël në Ghatin Jarasandha, tashmë i quajtur Ghati Mir. Qendra e Dinastisë u zhvendos nga Gangapuri këtu gjatë kësaj periudhe. Fortesa tani është pallati rezidencial i ishte maharaxhait të Banarasit. Kjo dinasti i përket kastës Bhumihar Brahmin. Mbishkrimet në ledhet e jashtme të fortesës datojnë nga shekulli i XVII.[3]
Përshkrimi
RedaktoFortesa është një vend panoramik në bregun lindor, djathtas të Lumit Gang, përballë Ghateve të Varanasit. Është 14 km nga Varanasi dhe 2 km nga Benares Hindu University nëpërmjet Gangut.[1][2][4] Ura ponton, që mundëson hyrjen në fortesë, i ka dërrasat të rrënuara. Gjatë stinës së musoneve, fortesa arrihet vetëm me varkë përgjatë lumit. Ecja me varkë për te fortesa nga Ghati Dashashwamedha në Varanasi merr rreth një orë. Një varkë shtetërore e ngjyrosur me emblema të dyfishta në formën e kuajve mund të shihet e ankoruar në platformën lundruese.[3] Brenda fortesës gjendet një kopsht i mirë-projektuar duke formuar hyrjen për në pallat.[5] Ndërtesa është ndërtuar me gurë ranorë chunar-i ngjyrë kremi në stilin tipik të Arkitekturës Mogule.[1] Ajo bujt Tempullin e Veda Vyasas, një muze dhe kompleksin rezidencial të mbretit.[4] Në të gjendet edhe një tempull Dakshin Mukhi i Hanumanit, që është i drejtuar nga jugu.[6] Fortesa është ndërtuar mbi terren të lartë, mbi nivelin e vërshimit të ujit të lumit.[7] Fortesa ka shumë ballkone të skalitur, oborret të hapur dhe pavijone.[4] Vetëm një pjesë e strukturës është e hapur për publikun, pasi pjesa tjetër është rezidenca e Kashi Nareshit dhe familjes së tij. Kur maharaxhai është në pallatin e tij fortesë flamuri ngrihet mbi të.[1] Brenda fortesës, pallati ka dy kulla të bardha, të pajisura me shkallë. Në fundin e shkallëve, ndodhet një hyrje harkore dhe shumë oborre që të çojnë në kullën e bardhë.[3] Në anën tjetër të lumit Gang, në qytezën e Ramnagarit, që është pjesë e Aglomeratit Urban të Varanasit, është e njohur për fortesën dhe muzeun e saj. Në pamje të parë sapo hyhet në portën monumentale të fortesës-pallat, Lal Darwaza, që përfshin edhe lagjet e rojeve, armatimet dhe dhomat e depozitimit për instrumentet muzikore.
Rezidenca private e maharaxhait ndodhet në njërën anë të kullës, ndërsa Salla Durbar dhe dhomat e recepsionit në anën tjetër. Një mbishkrim në muret e fortesës pohon: "Shtëpia e fortifikuar e raxhait të Benares-it, me varkën e tij shtetërore".[8] Pas një ecjeje të shkurtër në kompleksin e fortesës, duke kaluar nëpër një tunel arrihet në bregun e djathtë të lumit Gang. Duke ngjitur një palë shkallë në të djathtë të mund të shihet Tempulli i Vyasheshvaras, një Shiva linga e vendosur nga asketiku Vyasa, hartuesi i vedave. Në afërsi të saj ndodhet një tjetër tempull që ja vlen të shihet; nga pavijoni panorama e rrjedhës së Gangut është e shkëlqyer. Gjatë muajit të Maghas (janar-shkurt) në çdo të hënë brenda fortesës dhe në depozinët e Ramanagarit zhvillohet një panair, që quhet “Vedavyasa Mela” në nder të Vedavyasas, hartuesit legjendar të vedave (tekste të shenjta) dhe autorit të eposit Mahabharata, të shkruar në shekullin e X p.e.s.. Tempulli i Vedavyasas në Fortesën e Ramanagarit, përgjatë bregut të Gangut, është qendra e këtyre veprimtarive. Në pjesën veriore të kompleksit të fortesës pranë seksionit Ramajana të muzeut, është Instituti Purana, instituti i vetëm i këtij lloji në vend që merret me botimet dhe interpretimet e puranave (libra mitologjik të hartuar midis shekujve të V dhe të XVI). Që nga viti 1959 instituti ka publikuar një në çdo dy vjet, sipas ecurisë së sponsorizimeve të projektit, botimet kritike të puranave. Në këndin jugor, jashtë pallatit të mbretëreshës, ndodhet një statujë e Hanumanit, shërbyesit majmun të hyjnisë Rama, ulur në një pozicion yoga, drejtuar nga jugu. Fytyra e kësaj statuje është e zezë ndërsa trupi i kaftë. Hanumani mbron fortesën nga mallkimi i zotit të vdekjes, Yama, që kontrollon drejtimin jugor. Për shkak të vendosjes në brigjet e Gangut, fortesa dhe pallati janë përdorur shpesh si një mjedis i jashtëm filmimi. Filmi i titulluar Banaras është një nga filmat popullorë të filmuar aty.[1][2] Ka qenë pit stopi i 7-të i The Amazing Race 18. Familja mbretërore kujdeset për pronën e saj sipas këndvështrimit të saj pa ndonjë plan të përcaktuar për mbrojtjen dhe konservimin e saj. All India Kashiraj Trust kujdeset për veprimtaritë dhe programet e ndryshme kulturore, shoqërore dhe akademike. Vidya Mandir Trust e lidhur me familjen mbretërore kujdeset për muzeun; ndërsa Centre of Purana Studies administrohet nga All India Kashiraj Trust.
Muzeu
RedaktoMuzeu është i njohur si Saraswati Bhawan dhe gjendet në atë që ishte Salla Durbar ose Salla e Pritjeve të Publikut në fortesë.[4] Është i mirënjohur për koleksionet e tij të rralla dhe të pazakonta të makinave të vjetra amerikane, karrikeve të stolisura prej sedani, punimeve prej fildishi, kostumeve mesjetare, palakinëve me brokada ari dhe argjendi (në formën e zambakut). Ai ka shala elefanti të punuara në argjend, argjendari, kostume të bëra me mëndafsh kimkhwa (prodhimi më i rafinuar i endësve të Varanasit), një sallë mbresëlënëse armatimesh me shpata, topa të vjetër nga Afrika, Burma dhe Japonia. Pushkë të vjetra me fitil, nargjile të zbukuruara, kama, portrete të maharaxhajve, instrumente muzikore të zeza, që janë bërë të bardha për shkak të lënies pas dore të mirëmbajtjes dhe një orë e rrallë astrologjike.[2] Kjo orë e vendosur në pjesën jugore të pallatit, në seksionin e 4-rt të muzeut mbretëror, jep një larmi informacionesh horologjike dhe astronomike për të përcaktuar të cilët zakonisht nevojiten një numër instrumentesh shkencore. Ajo tregon jo vetëm kohën e saktë, por edhe detajet astrologjike të diellit, hënës dhe planetëve. Ajo është bërë në vitin 1872 nga astronomi i oborrit mbretëror të Varanasit. Për më tepër në muze mbahen dorëshkrime, veçanërisht shkrime fetare. Gjithashtu pjesë e koleksioneve janë edhe shumë libra të ilustruar në stilin e Miniaturës Mogule.[1][2][7] Gjenden pesëqind e tridhjetë e pesë ilustrime që shprehin etosin islamik, secili prej të cilëve ka një bord dekorativ me dizajne zbukuruese florale.[9][10]
Muzeu Mbretëror zë mjaft dhoma dhe salla të fortesës dhe është i ndarë në 5 seksione. Seksioni i parë paraqet llojet e ndryshme të mjeteve, mbajtëseve, palankinë dhe howdahë (samarë ose shala për elefantët ose devetë) të bëra prej argjendi për të mbajtur njerëz në supe ose në shpinën e elefantëve, të përdorura gjatë procesioneve solemne ose në raste të tjera të veçanta si dasmat, festat, gjueti, etj. Seksioni i dytë ruan një numër të madh veshjesh ose instrumente të tjera si çibukë, instrumente muzikore, tapete, shtrate dhe karrike që përdoreshin në jetën e përditshme të maharaxhait dhe familjes së tij. Seksioni i tretë konsiston në një koleksion armësh, ku vizitorët mund të shohin evoluimin e armëve, si shpatat dhe topat e përdorur në Ramanagar dhe gjetkë nga harku deri te armët moderne. Ky seksion përmban edhe dis pjesë të mrekullueshme skulpturash fildishi dhe disa trofe gjuetie të maharaxhait. Seksioni i 4-rt i muzeut paraqet shtratin mbretëror, orenditë, kostumet dhe veshjet të tjera mbretërore si dhe disa nga pajisjet që maharaxhai mori si dhurata nga dinjitarët e huaj ose personat e rëndësishëm që e kishin vizituar fortesën. Seksioni i 5-të në fund jep një pamje të Rama Lilas (forma teatrore e historisë së hyjnisë Rama) në Ramanagar - pikturat, maskat dhe pajisjet e lidhura të përdorura dhe të kompjuara ose disa dorëshkrime të vjetra të Ramacharitamanasas së Tulasit (një shenjt-poet i shekullit të XVI).
Festat
RedaktoPallati fortesë duket shumë vibrant dhe i zbukurar plotë ngjyra gjatë festës një mujore Rama Lila, kur vihen në skenë skena të ndryshme nga eposi Ramajana. Në këtë rast, një paradë ose proçesion plotë ngjyra i eposit Ramayana paraqitet si pjesë e festimeve Dussehra, që zhvillohen në tetor nën patronazhin e maharaxhait. Këto festime përmbyllen në ditën e fundit, Dashami (dita e 10-të e muajit hënor) sipas kalendarit hindu (tetori i Kalendarit Gregorian), me diegjen e shëmbëlltyrës së Ravanas, mbretit demon dhe bashkëpunëtorëve të tij, që simbolizon fitoren e të mirës mbi të keqen. Festa përfshin gjithashtu një proçesion paraqitjes të ndryshme të vjetra mbretërore.[4] Maharaxhai vijon traditën e familjes së tij të ndjekjes së festës mujore të teatrit Rama Lila të zhvilluar mbrapa rrugëve të fortesës duke kalëruar një elefant të dekoruar në krye të proçesionit.[10] Më parë teatri vihej në skenë nga regjimentet vendase dhe historia epike e Ramajanës lexohej përgjatë gjithë festës mujore.[11][12] Festa të tjera të zhvilluara në fortesë janë ato të muajit të Magh-ut (janar-shkurt) përballë Tempullit të Veda Vyasas, kur pelegrinët vizitojnë Ramnagarin. Në muajin e Phagunës (shkurt-mars) zhvillohet një festë e quajtur Raj Mangal me një proçesion varkash me njerëz, që kërcejnë dhe këndojnë; ajo fillon nga Ghati Asi dhe vijon përgjatë lumit deri përballë fortesës.[12]
Rama Lila në Ramanagar
RedaktoRama Lila në Ramanagar është teatri i vetëm mjedisor i zhvilluar në anën lindore të lumit Gang, në qytezën e Ramanagarit; e njohur si Terreni Rama Lila. Ajo që gjendet në koorditantat 25°16.905′N 83°02.302′E / 25.281750°N 83.038367°E (Tempulli Sumer ose Tempulli i Durgës në Ramnagar), 25°16.369′N 83°02.151′E / 25.272817°N 83.035850°E (Skena e Janakpurit), 25°16.135′N 83°01.518′E / 25.268917°N 83.025300°E (Nangigram, Ayodhya) dhe 25°15.927′N 83°02.413′E / 25.265450°N 83.040217°E (Pancavati, Depozita Pampasar) dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 260 hektarësh, ku 0.012 hektarë i zë Ayodhya Grami.
Historia
RedaktoUdit Narayan Singh-u (1796-1835), ish mbreti i Varanasit e nisi këtë në vitin 1800, por panorama e saj u përfundua vetëm në vitin 1825, kur u ndërtua Tempulli Girja (Durga). James Prinsep në librin e tij, Benares Illustrated in a Series of Drawings (1833) e ka përshkruar Rama Lilan në hollësi bashkë me piktura në gravurë.[13] Më vonë, gjatë mbretërimit të Ishvari Narayan Singh-ut (1835-1889) të gjitha dialogjet dhe citimet u hartuan përfundimisht me ndihmën e studiuesve, priftërinjve dhe shumë të njohurit Bhartendu Harishachandra (1840-1885), të njohur si babai i gjuhës moderne hindi. Në zinxhirin dhe vijimësinë e mbretërve, mbreti i fundit Vibhuti Narayan Singh (1927-2000) ishte sponsorizuesi jetëgjatë i Rama Lilas dhe figura kyç në bërjen e saj ndërkombëtarisht të njohur dhe vlerësuar, që ka bërë që kjo lila të përmendet si Rama Lila e Maharaxhait. Me vdekjen e tij më 25 dhjetor 2000, Rama Lila pësoi një stepje; falë pasuesit të tij Ananta Narayan Singh, ajo po përpiqet të mbijetoi në formën e saj tradicionale.
Përshkrimi dhe domethënia
RedaktoRama Lila është një formë teatrore e historisë së Ramayanas, një dramatizim i udhëtimit epik të Ramas, mishërimit të 7-të të Vishnu. Rama Lila e Ramanagarit është performanca e vetme e tillë ku nuk përdoren mjetet moderne si ndriçimi dhe skenat e paracaktuara. Në fakt, e gjithë zonë prej 260 hektarësh bëhet pjesë e inskenimit natyror në të cilin një “teatër mjedisor” shërben si platformë lëvizëse, dmth. Skenat dhe aktet e ndryshme zhvillohen në vende të ndryshme sipas akteve dhe skenave përmbajtësore dhe ndjekësit e ndjekin lëvizjet e aktorëve dhe skenat e lëvizshme. Vënia në skenë e mërgimit dhe udhëtimeve, triumfit mbi të keqin Ravana dhe kthimi pasues në mbretërinë e drejtë ofron një rast për përhapjen e gjerë të Hinduizmit. Seksioni i 5-të i Muzeut Mbretëror të Ramnagarit paraqet një pamje të shpejtë të Rama Lilas - pikturat, maskat dhe pajisjet e lidhura të përdorura dhe kopjuara si dhe disa dorëshkrime të 'Ramacharitamanasas' së Tulsit (1547-1623, poet-shenjt). 'Ramacaritamanasa' është baza e Rama Lilas, që paraqet një udhëtim metaforik përgjatë jetës ashtu si dhe një udhëtim fizik përgjatë nën-kontinentit. Spektatorët besojnë se pjesëmarrja e tyre në Rama Lila është kryesisht për të treguar veten e tyre ndërsa ndjekin udhëtimin e zhvilluar nga zoti ose format e tij. Udhëtimet dhe procesionet kanë rëndësi të veçantë në këtë aspekt. Ky është procesi i thjeshtë i shndërrimit nëpërmjet ndjekjes së zotave dhe veprave të tyre. Çdo akt i ndjekjes së zotave nga vendi në vend, pasi ata e vënë në skenë historinë e tyre mbi një hartë të shenjtë, u jep spektatorëve një rol. Këtu Rama qëndroi, këtu ai kapërceu Gangun, këtu ai u ndesh me Ravanën. Në vendet e vizituara, të shenjtëruara nga hyjnia, spektatori bënë atë çfarë bëjnë pelegrinët e panumërt, për adhurimin e hyjnive, që konsiston në vizitimin e vendeve të shenjta. Dhe udhëtimi i tyre bëhet njëherësh fizik, metaforik dhe shpirtëror. Në mënyrë të ngjashme, duke ecur spektatorët marrin një tjetër rol pjesëmarrës në jetën e Ramës. Stili i performancës së Rama Lilas është një amalgamë e tablosë pa fjalë, 'jhanki', dhe dramës proçesionale ku aktorët lëvizin nga vendi në vend dhe shkëmbejnë dialogë. Sipërfaqja e përgjithshme në të cilën shpërndahet Lila është rreth 260 hektarë. Sipas një vlerësimi, mesatarisht 10,000 njerëz e shikojnë çdo ditë, por në ditë të veçanta si ajo e vrasjes së demonit Ravana dhe Bharat Milap-it (takimi i vëllezërve), numri i spektatorëve arrin mbi 50,000.
Rama Lila zhvillohet për 31 ditë gjatë Ashvinas (shtator-tetor), duke filluar nga viti 1800. Kjo performancë është një shembull i teatrit mjedisor në inskenim natyror, që zhvillohet në 20 pika. Disa nga ndërtimet për lilan, si pavijonet në Malin Pravarshana dhe Pancavati; disa janë pjesë e vend-referimeve të qytezës, si Mandiri Durga, Mandiri Janakpur dhe Ramabaghu; si dhe të tjera që janë parë të përshtatshme. Sheshi qendror i qytezës, dy tempujt kryesor të saj, liqenet dhe ujëmbledhësit si dhe fushat e rrethinave të saj, përfshihen të gjitha në kufijtë e mëdhenj të skenave të lilas. Shumica e roleve kryesore luhen nga anëtarët e të njëjtës familje që nga fillimi i Rama Lilas. Kjo është më e madhja në llojin e saj në të gjithë Indinë dhe mund të jetë në të gjithë botën. Nuk ka një organizatë të veçantë që kujdeset për ruajtjen e saj, megjithatë All India Kashiraj Trust ka një komitet të veçantë për tu kujdesur për mirëmbajtjen, menaxhimin dhe performancës së Rama Lilas.
Programi i 31 ditor i Rama Lilas së Ramnagarit
RedaktoSuchipatra (programi) i shpërndarë në Ramanagar në vitin 1993 dhe më pas
- Lindja e Ravanës; ai nënshtron universin; Vishnu shihet i shtrirë mbi gjarprin Sheshanaga; zotat i luten Vishnut; zëri i tij vjen nga parajsa.
- Shringi Rishi kryen një flijim; Lindin Rama dhe vëllezërit e tij; Rama paraqet pafundësinë e tij; kryehet ceremonia e fillit të shenjtë; princat shkojnë në gjueti.
- I urti Vishvamitra i kërkon Ramas dhe Lakshmanas të mbrojnë një flijim; vëllezërit vrasin Tarakan, Marichan dhe Subahun; Rama çliron Ahalyan; vëllezërit adhurojnë Gangan; ata arrijnë në Janakpur; takimi me Janakan.
- Rama dhe Lakshmana admirojnë Janakpurin; zonjat e Janakpurit flasin mes tyre; Rama dhe Janaki takohen në Tempullin Girija; ata bien në dashuri.
- Prova e harkut; thyerja e harkut të Ramës; mbërritja e Parashuramës me një zemërim të madh; dialogu midis Lakshmanës dhe Parashuramës.
- Procesioni i martesës ikën nga Ayodhya; martesa kryhet në Janakpur.
- Procesioni i martesës rikthehet në Ayodhya; princat paraqiten duke fjetur.
- Dasharatha përgatitet të caktoi Ramën si pasues në fron. Kaikeyi shkon në dhomën e heshtur; Rama urdhërohet në pyll.
- Rama, Janaki dhe Lakshmana ikin nga Ayodhya; ata takojnë Nishadan; Lakshmana i predikon Nishadas.
- Treshja kapërcen Gangun me varkën e Kevatas; ata takojnë të urtin Bharadvaja; kapërcimi i Yamunas; takimi me popullin e fshatit; mbërritja te ashrami i Valmikit; kampi në Chitrakuta; përshkrimi i vdekjes së Dashrathës këndohet nga Ramayanit.
- Bharata mbërrin në Ayodhya; ai e refuzon kurorën dhe ikën në Chitrakuta; takimi me Nishadan; kapërcimi i Gangut; kampi në ashramin e të urtit Bharadvaja.
- Bharata kapërcen Yamunan; ai takohet me popullsinë fshatare; takimi me Ramën.
- Biseda e Bharatas me Ramën dhe Vashishthën; mbërritja e Janakës.
- Vëllezërit takojnë Janakën; Bharata rikthehet në Ayodhya; mërgimi në Nandigrama.
- Jayanta shkon në formën e një korbi dhe çukit këmbën e Janakit; Rama çpon syrin e tij; treshja niset drejt Panchavatit; takimi me Atrin; vrasja e Viradhas; një shikim i shpejtë i Indras; takimi me Sarabhangan, Sutikshanan, Agastyan dhe Jatayun; mbërritja në Panchavati; mësimet e Ramës.
- Vulgariteti i Shurpanakhas me Ramën; Lakshmana pret veshin dhe hundën e saj; vrasja e Kharas dhe Dushanas bashkë me ushtrinë e tyre; Rama ndjek Marichan si drer të artë; rrëmbimi i Sitas; beteja e Ravanës dhe Jatayut.
- Rama vajton humbjen e vëllait të tij të dashur; kremimi i Jatayut; mikëpritja e Shavarit; vërtitja e Ramës në kërkim të Janakit; takimi me Naradan; Sugriva dhe Hanumana bëhen aleatë të Ramës.
- Vrasja e Balit; stina e shirave; Lakshmana largohet për Kishkindhan me inat; Hanumana niset për në Lanka; takimi me Sampatin.
- Hanuman udhëton përgjatë Lankës; takimi i tij me Janakin; beteja e tij me demonët; djegia e Lankës; kthimi i tij te Rama me Xhevahirin e Janakit.
- Rama niset në bregun e detit me ushtrinë e tij; Vibhishana kërkon strehë; ndërtimi i urës; adhurimi i Shivës.
- Rama kalon në Lanka me ushtrinë e tij; përshkrimi i ushrisë së tij; kampi në Suvala Giri; Këmba e palëvizshme e Angadas.
- Beteja te katër portat; Lakshmana dhe Meghanada ndeshen; Lakshmana plagoset nga arma e veçantë e Meghanadës; Hanumana kërkon malin për mjekimin e Lakshmanës; vajtimi i Ramës; shpëtimi i Lakshmanës.
- Kumbhakarana hyn në betej dhe vritet; Rama lidhet me litarin-gjarpër të Meghanadës. Meghanada kryen një flijim; Lakshmana e vret atë.
- Fillojnë betejat me Ravanën.
- Më shumë beteja me Ravanën dhe mbërritja e tij në fushën e betejës.
- Vrasja e Ravanës dhe fitorja e Ramës. Kremimi i Ravanës (Dashahra).
- Kurorëzimi i Vibhishanas, prova e zjarrit e Janakit; ri-bashkimi me Ramën. Mjaftë zota lavdërojnë Ramën.
- Rama dhe shokët e tij rikthehen në Ayodhya; takimi me të diturit; Nishada mirëpret treshen.
- Takimi me Bharatan.
- Kurorëzimi i Ramës; ndarja me Sugrivan dhe majmunët e tjerë.
- Lutjet-lavde nga Narada dhe Sanaka si dhe vëllezërit e tij; predikimi i Ramës. (lamtumira në fortesë).
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d e f g Swati Mitra: Good Earth Varanasi City Guide; 2002, fq. 124–7
- ^ a b c d e f "Lonely Planet review for Ramnagar Fort & Museum". Lonely Planet. Marrë më 6 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c "Fort, Ramnagar [Benares]". Online Gallery of British Library. Marrë më 7 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ a b c d e "Ramnagar Fort & Museum". Official Website of Eastern UP Tourism. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2013. Marrë më 9 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rambag (Ramnagar) [Benares]". Online Gallery of British Library. Marrë më 7 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Ramnagar". National Informatics Centre. Marrë më 7 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Fodor's India, 5th Edition; 2004, fq. 168
- ^ "The Raja of Benares's palace at Ramnagar from the river, with the Raja's state boat". Online Gallery of British Library. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2022. Marrë më 7 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sāmarasya: studies in Indian art, philosophy, and interreligious dialogue: in honour of Bettina Bäumer; 2006, fq. 193
- ^ a b Good Earth Varanasi City Guide; 2002, fq. 124–7
- ^ James Heitzman: The City in South Asia; 2008, fq. 54
- ^ a b "Ram Leela Mela. As performed before at Ram Nugur before the Raja of Benares". Online Gallery of British Library. Marrë më 7 nëntor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ James Prinsep: Benares Illustrated, in a series of drawings; 1833, ASIN B0008CRRU6
Bibliografia
Redakto- Heitzman, James (2008). The City in South Asia. Psychology Press. ISBN 9780415343558.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Mitra, Swati (2002). Good Earth Varanasi City Guide. Eicher Goodearth Limited. ISBN 978-81-87780-04-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - James Prinsep (1833). Benares illustrated, in a series of drawings. Baptist Mission Press. ASIN B0008CRRU6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Fodor's India, 5th Edition. Random House Digital, Inc. 2004.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sāmarasya: Studies in Indian Art, Philosophy, and Interreligious Dialogue: In Honour of Bettina Bäumer. D.K. Printworld. 2006. ISBN 9788124603383. Marrë më 7 nëntor 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- Information about Ramnagar Fort Varanasi.
- Ramnagar Fort Arkivuar 4 maj 2016 tek Wayback Machine