Fosfati alkal
Fosfataza alkaline janë katalizatorë organikë në trupin e njeriut.
Me emërtimin fosfatazë alkaline përfshihen një grup enzimesh që katalizojnë hidrolizën e estereve organike fosfatike që gjenden në eshtra, mëlçi, zorrë, placentë, veshka. Pjesa më e madhe e fosfatazës serumike ka prejardhje nga eshtrat. Izoenzimet mund të ndahen me elektroforezë ose me rezistencën në temeraturë. Fosfataza alkaline gjendet në përqendrime të ngritura te fëmijët në periudhën e rritjes dhe gjatë shtatzënësisë.[1]
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë
Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.