Frédéric Bastiat
Claude Frédéric Bastiat (29 qershor 1801[1][2] – 24 dhjetor 1850) ishte teorist liberal-klasik francez, ekonomist politik dhe anëtar i asamblesë franceze. Është i njohur për zhvillimin e konceptit të rëndësishëm ekonomik të kostos oportune, dhe për shkruajtjen e të famshmit Tregim i Dritares së Thyer (Parable of the Broken Window). Idetë e hedhura dhe formuluara nga Bastiati janë sot një themel i rëndësishëm për lëvizjet libertariane, për ekonominë e tregut të lirë, dhe shkollën austriake të ekonomisë.[1]
Biografia
RedaktoBastiati lindi në Bayonne, Aquitaine, një qytet-port në jug të Francës në 29 qershor të vitit 1801. I ati, Pierre Bastiat, ishte një biznesmen i fuqishëm në qytet. E ëma vdiq në vitin 1808 kur Bastiati ishte vetëm shtatë vjeç;[3] ndërsa i ati Pierre Bastiat vdiq në vitin 1810, duke e lënë F. Bastiatin jetim.[3]
Në moshën 16 vjeçare Bastiat la shkollën për të vazhduar aktivitetin e familjes si eksportues. ekonomisti Thomas DiLorenzo thotë se ky lloj aktiviteti ndikoi thellësisht në teoritë e ardhshme ekonomike të shtjelluara nga F. Bastiati - për të grumbulluar dhe kuptuar drejtëpërdrejtë njohuri se si rregullamentimi ndikon në tregje.[4][5]
Gjatë kësaj kohe Bastiati filloi të zhvillonte një interes intelektual në fusha të ndryshme si filozofia, historia, politika, feja, udhëtimet, poezia dhe ekonomia politike.[4] Vizioni i tij në favor të lirisë së tregtisë ndërkombëtar do të ndikohej thellë nga beteja e drejtuar në Angli nga "anti-corn law league" e Richard Cobden-it dhe John Bright-it. Në vitin 1844 debuton në debatin ekonomik kombëtar, mbi temën e proteksionizmit. Në vitin 1845 boton serinë e parë të Sofizmave Ekonomike, përmbledhje shkrimesh të shkurtra në të cilat shkatërron disa nga idetë e gabuara popullore të fushës ekonomike.
Në vitin 1848, pas Revolucionit francez, zgjidhet në asemblenë legjislative kombëtare.[1]
Karriera e tij publike si ekonomist filloi në tetor të vitit 1844 kur artikulli i tij i parë u botua në Journal des economistes. Nuk zgjati shumë meqë Bastiat u sëmur nga tuberkulozi - të cilin me shumë gjasa e morri gjatë turneve nëpër Francë ku promovonte idetë e veta.
Në vjeshtën e vitit 1850 doktorët e dërguan në Itali, siç bëhej shpesh asokohe, për të kuruar sëmundjen. Udhëtoi në Pizë dhe mëpastaj në Romë. Vdiq në 24 dhjetor të viti 1850 pasi u murmuriti atyre që i rrinin afër dy herë fjalët "e vërteta".[3]
Veprat
Redakto- Ligji (La Loi; The Law)
Kuriozitete
Redakto- Frederic Bastiat është varrosur në Romë, në kishën e San Luigi dei Francesi, ku është i pranishëm një lapidar përkujtimor i shkruajtur në gjuhën franceze.
- Bastiatit i është dedikuar një rrugë në Paris, në zonën e Champs-Elysees.
- Gjatë një seminari në verën e vitit 2007 të organizuar nga Cato University, Bastiatit iu dedikua një bursë studimi për studentët universitarë (të kolegjit).
- Në vitin 2005 Instituti Bruno Leoni (ita) organizoi çmimin “Frederic Bastiat” me shpërblim një bursë studimi për të marrë pjesë në një seminar në SHBA.
Shiko dhe
RedaktoLibra
RedaktoNë gjuhën franceze
Redakto- Bastiat, Frédéric (1848). Propriété et loi, Justice et fraternité (në frëngjisht). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 maj 2012.
- Bastiat, Frédéric (1849). L'État, Maudit argent (në frëngjisht). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 maj 2012.
- Bastiat, Frédéric (1849). Incomptabilités parlementaires (në frëngjisht). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 maj 2012.
- Bastiat, Frédéric (1849). Paix et liberté ou le budget républicain (në frëngjisht). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 maj 2012.
- Bastiat, Frédéric (1849). Protectionisme et communisme (në frëngjisht). Paris: Guillaumin et Cie. Marrë më 12 maj 2012.
- Bastiat, Frédéric (1983). Oeuvres économiques. Libre échange (në frëngjisht). Textes présentés par Florin Aftalion. Paris: PUF. ISBN 2-13-037861-7.
- Bastiat, Frédéric (2005). Sophismes économiques. Bibliothèque classique de la liberté (në frëngjisht). Préface de Michel Leter. Paris: Les Belles Lettres. ISBN 978-2-251-39038-3.
- Bastiat, Frédéric (2009). Pamphlets. Bibliothèque classique de la liberté (në frëngjisht). Préface de Michel Leter. Paris: Les Belles Lettres. ISBN 978-2-251-39049-9.
Në gjuhën angleze
Redakto- 1869 (1849). Capital and Interest. Përkthyes i panjohur.
- Titujt e mëposhtëm janë përkthyer së pari nga Foundation for Economic Education në Irvington-on-Hudson, NY, dhe janë mundësuar onlajn nga The Library of Economics and Liberty. Arkivuar 3 tetor 2008 tek Wayback Machine
- 1996 (1845). Economic Sophisms, trans. and ed. by Arthur Goddard, with introduction by Henry Hazlitt.
- 1995 (1848). Selected Essays on Political Economy, trans. by Seymour Cain; George B. de Huszar, ed., with introduction by Friedrich Hayek.
- 1995 (1850). The Law, trans. by Seymour Cain, with introduction by George B. de Huszar.
- 1998 (1850). The Law, trans. by Dean Russell, with introduction by Walter E. Williams and foreword by Sheldon Richman.
- 1996 (1850). Economic Harmonies, trans. by W. Hayden Boyers; George B. de Huszar, ed., with introduction by Dean Russell.
- Një koleksion me veprat kryesore të Bastiatit është i lexueshëm nga Ludwig von Mises Institute:
- 2007. The Bastiat Collection, Volume 1, Mises.org Arkivuar 2 korrik 2014 tek Wayback Machine dhe Volume 2, Mises.org Arkivuar 2 korrik 2014 tek Wayback Machine - Ludwig von Mises Institute.
- The Man and the Statesman, The Correspondence and Articles on Politics (2009) Jacques de Guenin, General Editor; Introduction by Jacques de Guenin and Jean-Claude Paul Dejean; Dennis O'Keeffe, Translation Editor; David M. Hart, Academic Editor. Liberty Fund. Book overview
- Bastiat, Frédéric (1995). Selected Essays on Political Economy. Translated from the French by Seymour Cain, Edited by George B. de Huszar, Introduction by F.A. Hayek. Irvington-on-Hudson: Foundation for Economic Education. ISBN 0-910614-15-6. Marrë më 12 maj 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Referime dhe shënime
Redakto- ^ a b c Thornton, Mark (11 prill 2011) "Why Bastiat Is Still Great Arkivuar 14 shtator 2014 tek Wayback Machine," Mises Institute
- ^ "Frederic Bastiat". Encyclopædia Britannica.
- ^ a b c Roche III, George Charles (1971). Frédéric Bastiat: A Man Alone. New Rochelle, New York: Arlington House. ISBN 0-87000-116-7.
- ^ a b DiLorenzo, Thomas. "Frédéric Bastiat (1801–1850): Between the French and Marginalist Revolutions. Arkivuar 11 janar 2012 tek Wayback Machine" Mises.org.
- ^ Richman, Sheldon. (2000) "Frédéric Bastiat: An Annotated Bibliography." The Library of Economics and Liberty.