Françesku i Asizit (para thirrjes dhe përkushtimit ndaj fesë së krishterë Franceso Bernardone) lindi në Asizi në vitin 1181 dhe vdiq në moshën 45 vjeçare po në Asizi me 4 tetor 1226. Ai u mundua të jetonte rreptësisht, deri në imtësi sipas shëmbëlltyrës së Jezusit (të ashtuquajturën Imitatio Christi). Është shenjt mbrojtës i Italisë, kafshëve, tregëtarëve, veprimtarisë katolike dhe mjedisit. Sh. Françesku themeloi Urdhërin Françeskan apo të urdhërit Vëllezrit e vegjël (lat. ordo fratrum minorum). Është burim shtegëtimesh në Asizi.

Afresku më antik i Shën Françeskut

Fëmijëria dhe rinia

Redakto
 
Shën Françesku në një vizion të Krishtit - pikturë nga El Greco.

Françesku lindi ne vitin 1181 ose 1182. I ati ishte Pietro Bernardone, një tregtar i kamur pëlhurash nga fisi i Morikoneve. E ëma ishte Pica Bourlemount (e quajtur edhe Giovanna). Ajo rridhte po ashtu nga një familje e pasur fisnikesh nga Provenca. Pas lindjes ajo e pagëzoi atë me emrin Giovanni (nga emri i saj), por i ati pas kthimit nga një udhëtim tregtie nga Provenca (Franca) i dha atij emrin Françesko (francez i vogel) për hir te tregtisë që zhvillonte atje ku ai pati fituar pasuri e mirëqenie. Tregetine Pietro e zhvillonte ne shtepine në qendër të qytetit (ku tani ndodhet Chiesa Nuova, ndërtuar në vitin 1615 me shpenzimet e mbretit Filipit të Spanjës) dhe katin perdhes ai e shfrytezonte si shitore dhe depo. Pietro e shiste mallin e tij në të gjitha trojet e Dukatës së Spoletit dhe po ashtu edhe në Asizi.

Françesku u pagëzua në kishën e ndërtuar për nder të Shën Rufinos, katedrale që nga viti 1036. Ai pati një shkollim të lartë (për atë kohë) dhe jetoi një rini pa kokëçarje. Pas shkollës pranë katedrales, në kishën e Shën Gjergjit (sot bazilika e Shen Kiares) ne moshen 14 vjeçare i´u kushtua plotësisht veprimtarisë tregtare me te atin. Ne këtë kohë Francesku i pasur ndërgjegjësohet me dallimet mes pasurisë dhe varfërisë.

Kohë lufte

Redakto
 
Pamje nga Asizi

Në vitin 1054 përmendet lufta e parë mes Asizit dhe Peruxhia ; midis dy qyteteve ishte një armiqësi e madhe sepse Peruxhia ishte papale ndërsa Asizi perandorake. Beteja më e njohur është ajo që u zhvillua në Collestrada, paranë Peruxhias ku asizianët u mundën në vitin 1202.

Edhe Françesku si edhe shumë të rinj të tjerë mori pjesë në këtë betejë ku edhe u kap rob dhe u burgos një vit. Burgosja do të ishte për të një përvojë themelore. Thuhet se pjesëmarrja në luftime dhe përvoja e tmerreve që përjetoi e tronditën gjer në atë pikë sa që e bënë të rimendohej tërësisht mbi jetën e tij. Lufta mbaroi në vitin 1203 dhe Françesku u lirua nga robëria falë një ujdie mbi të burgosurit e luftës, që në rast sëmundjeje robi i luftës lirohej me pagesë. I ati Pietro Bernardone mori përsipër pagesën.

Françesku pasi kthehet në shtëpi e merr veten pak nga pak. Pikërisht në vendet ku ai pati përjetimet më të mëdha ndihmuan që të rizgjoheshin tek ai dashurinë për natyrën ku shikon si vepron Perëndia e adhuruar. Dëshira për drejtësi e shtyn atë të provojë vitet që pasuan (1204-1205) rrugën për në kryqëzate. Bëhej fjalë të mbërrinte në Lecce (Leçe) principaten e Gualtieri di Brienne, për të lëvizur më pas me kalorësit e tjerë së bashku për në Jerusalem. Megjithëkëtë, në Spoleto sëmuret prapë dhe rikthehet në shtëpi.