Fulvio Cordignano
Fulvio Kordinjano (it. Fulvio Cordignano; Moggio, 19 tetor 1887 - Romë, 9 maj 1952) ka qenë jezuit dhe albanolog italian.
Biografia
RedaktoU lind në Moggio, sot komunë e Udinezes në veri të Italisë. Më 1905 hyri në Shoqërinë e Jezuit në Kremona. Pasi studion një vit letersi më 1908 vazhdoi studimet për filozofi po aty në vitet 1909-1911, pastaj për magistero (fazë parapërgatitore) shkoi në Kolegjin Saverian të Shkodrës në vitet 1914-16.
Plotësoi studimet teologjike në vitet 1917-1920; më pas shkoi në Velehrad (Belgjikë), Hasting (Angli), Dublin (Irlandë) e Louvre (Belgjikë). U shugurua meshtar më 31 dhjetor 1918. Më 1921 u fut në Institutin Biblik në Romë dhe më 1922 punoi në revistën "Civiltà Cattolica". U kthye në Shkodër në vitet 1924-1925, ku dha filozofi e letërsi në Seminarin Papnor dhe drejtoi edhe Akademinë e Studimeve Shqiptare të krijuar.
Nga 1926 gjer më 1941 shërbeu si misionar në Misionin shëtitës shqiptar.[1] Më 1929 u ftua nga drejtori Papahristo i Liceut Francez që të vendosej në Korçë, ku jo vetëm t'u shërbente katolikëve që ishin vendosur në qytet, por edhe të kontribuonte në lice me ekspertizën e vet pedagogjike.[2] Më 1942, pas një polemike publicistike, jezuitët e larguan nga Shqipëria. Shërbeu fillimisht në Padova në vitet 1942-1949, pastaj në Palermo (1950) e Gorizia (1951). Ndërroi jetë në Romë më 9 maj 1952.[1]
Vepra
RedaktoBotoi më 1931 veprën Lingua albanese, ku krahas njohurive gjuhësore të dialektit gegë, jep të përndara edhe 112 proverba shqip me përkthimin italisht. Në revistën "Voci dell'oriente" botoi një sërë artikujsh për folklorin shqiptar, po ashtu edhe tek "Matelda" e botuar në Torino, më 1924. Më 1925 shkroi edhe Epopeja kombtare e popullit shqiptar.[3] La poesia epica del confine nell'Albania del Nord (Eposi i kufirit i Shqipërisë Veriore) e vitit 1943 është një vepër dyvëllimshe e Kordinjanos, ku vëllimi i dytë përmban mostra të përkthyera në italisht.[4]
Referime
Redakto- ^ a b Pepa, Simon (16 nëntor 1999). "Kontributi i Klerit Katolik në Leksikografinë Shqiptare". Phoenix. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2020. Marrë më 11 mars 2018.
- ^ Angjeli Murzaku, Ines (2009). Returning Home to Rome: The Basilian Monks of Grottaferrata in Albania (në anglisht). Analekta Kryptoferris. fq. 165. ISBN 9788889345047.
- ^ Podgorica, Fadil (2004). Fjalor etnofolklorik. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 84. ISBN 99927-49-97-0.
- ^ Pipa, Arshi (2013) [1978]. Trilogia Albanica I: Albanian folk verse: Structure and genre [Trilogjia Albanika I: Vargu folklorik shqip: ndërtimi dhe gjinitë]. Tiranë: Princi. fq. 13. ISBN 9789928409065.