Gërmadhat e Kalasë në Duboc

monument kulture në Kosovë

Gërmadhat e kalasë antike dhe mesjetare në Duboc të njohura edhe si Gërmadhat Mesjetare të Kompleksit në Kodrën Çeçan ose shkurt Kalaja e Dubovcit [1] është një monument i trashëgimisë kulturore në Duboc, Vushtrri, Kosovë.[2] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 371/70. [3]

Gërmadhat e kalasë antike dhe mesjetare në Duboc
Emri amëtar Kalaja e Dubocit
LlojiArkeologjike
VendndodhjaDuboc, Vushtrri, Kosovë
Koordinatat42°46′45.1″N 20°53′40.4″E / 42.779194°N 20.894556°E / 42.779194; 20.894556
NdërtuarRomake, Mesjetë
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar371/70
Nr. i referencës3100

Historiku

Redakto

Në aspektin arkeologjik, Kalaja e Dubocit, e pozicionuar mbi kodrën e Çeçanit, pjesë e vargmalit të Çiçavicës jo larg Vushtrrisë, më së miri e tregon dëshminë më të vjetër të fortifikimit të periudhës së antikitetit të vonë. Muret rrethuese që e rrethpërshkojnë fortesën në fjalë, kornizojnë gjurmë të objekteve dhe ambienteve akoma të pa gërmuara. Ky lokalitet arkeologjik është shumështresor.[4] [5]

Kodra e butë në formë të rregullt konike, 673m mbi nivelin e detit, në juglindje të lagjës së Zyqakëve të fshatit Duboc njihet me emërtimet ‘Gjyteti i Dubovcit’, ‘Kodra e Kalasë’ dhe ‘Mali i Kodrës’. Mbi tarracën e kodrës në formë përafërsisht të elipsit me anë të zgjatura nga lindja në perëndim, është ngritur Kështjella me mure rrethuese të cilat fortifikojnë një sipërfaqe rreth 4 hektarë. Muret, tashmë të rrënuara nga nxjerrja sistematike e gurëve. Ruhen kryesisht në formë ledhesh të gurëve dhe të dheut sikundër edhe nga mbetje gurësh të thyer, rrasa gurësh copa të tjegullave dhe tullave të lidhura me llaç cilësor të ngjyrës së bardhë që ta kujtojnë teknikën e murimit opus incertum. Ato, përgjithësisht, ndjekin vijen me të lartë të izohipsit i cili bie thiktë në anët perëndimore, jugore dhe veriore, ndërsa në verilindje kodra shënon një rënie të butë. [6]

 
Rruga Kalaja e Dubocit

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Gërmadhat e Kalasë së Dubocit" (në anglisht dhe shqip). Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2019. Marrë më 26 maj 2019.
  2. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  3. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 742-743. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  4. ^ Kalaja e Dubocit (Vushtrri) - Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës Arkivuar 26 maj 2019 tek Wayback Machine 3.07.2016.
  5. ^ Zef Mirdita, Antroponomia e Dardanisë në përiudhën romake, Prishtinë, nr. 205 (4) 1981, f. 247
  6. ^ Rexha, Enver, red. (2013). Harta arkeologjike e Kosovës. Vëll. 2. Prishtina: Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 164–165.

Lidhje të jashtme

Redakto