Gent Cakaj
Gent Cakaj (lindur më 6 korrik 1990) është një politikan shqiptar nga Kosova i cili shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë nga 23 janari 2019 deri në 29 dhjetor 2020[1].
Gent Cakaj | |
---|---|
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 2019–2020 | |
Paraprirë nga | Edi Rama |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 6 korrik 1990 Prishtinë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike | PS |
Punësimi | Politikan, filozof |
Karriera politike
RedaktoFillimisht, Cakaj kishte rolin e këshilltarit për politikë të jashtme të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.[2] Pas kësaj, ai u emërua zëvëndës-ministër i jashtëm.[3] Në korrik 2018, Cakaj u caktua kryenegociator i hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.[3]
Në janar 2019, Cakaj u programua nga kryeministri Edi Rama të zëvëndësonte Ditmir Bushatin si Ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë pas një riorganizimi të kabinetit.[4][5] Megjithatë, ai nuk u dekretua nga presidenti Ilir Meta, i cili deklaroi se Cakaj nuk kishte përvojë dhe se kishte "qëndrime të rrezikshme".[6][7] Vendimi i Metës u kritikua nga Rama, i cili e quajti atë "antikushtetues".[8] Më 21 janar, Rama u bë ministri i ri jashtëm i vendit,[9] kurse dy ditë më vonë, ai i delegoi detyrat dhe kopetencat Cakajt, i cili mori postin zyrtarisht.[10]
Jeta personale
RedaktoCakaj ka lindur në Prishtinë të Kosovës dhe është djali i Shkëlzen Cakajt, një shkencëtar.[11]
Cakaj është shkolluar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari.[12] Në vitet 2013–16, Cakaj ishte student në Universitetin e Prishtinës, duke u diplomuar për drejtësi.[13] Në vitin 2014, ai mori gradën e Masterit të Filozofisë nga Instituti i Filozofisë i Universitetit të Leuvenit në Belgjikë.[13] Një vite më vonë, ai u diplomua me titullin Master në shkencat politike nga Universiteti i Evropës Qendrore në Budapest.[13] Në vitin 2017, Cakaj u diplomua me titullin Master Shkencor në Filozofi, sërisht në Universitetin e Leuvenit.[13]
Shiko gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Gent Cakaj jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Jashtme". Epoka e re. 29 dhjetor 2020. Marrë më 21 korrik 2024.
- ^ "Sonte në Zona e Debatit: Gent Cakaj, këshilltari diplomatik i Edi Ramës". Klan Kosova. 1 mars 2019. Marrë më 16 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Kush është Gent Cakaj, shqiptari i Kosovës që zëvendëson Ditmir Bushatin". Syri.net. 28 dhjetor 2018. Marrë më 16 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shumë zhurmë për asgjë/ Gent Cakaj është "de facto" ministri i ri i Jashtëm". Boldnews.al. 18 janar 2019. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2019. Marrë më 16 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ministri i ri i Jashtëm, Rama: Një nga djemtë më të ditur, ky vend ka pasur barrën të mbajë ministër Aldo Bumçin..." Shqiptarja.com. 31 dhjetor 2018. Marrë më 16 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Meta refuzon Cakajn: Pa përvojë, qëndrime të rrezikshme. Rama: Vendim antikushtetues". Shqiptarja.com. 10 janar 2019. Marrë më 16 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Presidenti Meta refuzon ministrin: I papërgjegjshëm dhe i papërvojë". Lapsi.al. 10 janar 2019. Marrë më 16 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Refuzimi i Gent Cakaj si ministër, reagon Rama: Vendimi i Metës, anti-kushtetues". Top-Channel.tv. 10 janar 2019. Marrë më 16 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Edi Rama, ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë". Zëri.info. 21 janar 2019. Marrë më 16 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rama i delegon detyrën e ministrit të Jashtëm/ Cakaj: Negociatat, 5 muajt e ardhshëm janë punë pa orar". Shqiptarja.com. 23 janar 2019. Marrë më 16 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ministri i Jashtëm Gent Cakaj, i biri i një shkencëtari mendjendritur". Tiranatoday.al. 29 dhjetor 2018. Marrë më 16 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ministria e Jashtme publikon 'CV'-në e Gent Cakaj; zv/ministri shkollë dhe vetëm shkollë". Politiko.al. 29 janar 2019. Marrë më 16 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "Në tre vite tre diploma/ Zbardhet CV e Gent Cakaj". City News Albania. 30 janar 2019. Marrë më 16 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Gent Cakaj. |