Gianluca Zambrotta është një ish-futbollist italian që ka luajtur si mbrojtës anësor. Zambrotta më përpara ka luajtur për Comon, Barin, Juventusin, Barcelonën dhe Milanin, ai ka luajur për 11 vite me Italinë ku fitoi edhe 1 Botëror në vitin 2006.

Gianluca Zambrotta

Gianluca Zambrotta në vitin 2006.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëGianluca Zambrotta[1]
Datëlindja (1977-02-19) 19 shkurt 1977 (47 vjeç)
VendlindjaComo, Itali
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniMbrojtës
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1994–1997Como48(6)
1997–1999Bari59(6)
1999–2006Juventus217(7)
2006–2008Barcelona58(3)
2008–2012Milan80(2)
Gjithsej462(24)
Karriera ndërkombëtare
1999–2010Italia98(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 13 maj 2012
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 tetor 2010

Karriera me klube Redakto

Milan Redakto

Më 31 maj 2008, Zambrotta firmosi një kontratë tre-vjeçar me Milanin.[2][3] Për shërbimet e tij, klubi i pagoi Barcelonës 9 milion € dhe një bonus të mundshëm 2 milion € bazuar në performancat e Milanit në Ligën e Kampioneve.[4] U raportua se Zambrotta do të fitonte 4 milion € në sezon nga marrëveshja.[5] Mbërritija e tij bëri që mbrojtësi i djathtë Massimo Oddo të huazohej te klubi gjerman Bayern Munich për të luajtur rregullisht.

Më 21 shtator 2008, ai shënoi golin e parë për Kuqezinjtë, nga 31 metra, në një ndeshje kampionati ndaj Lazios. Në sezonin sezonin 2008–09, Zambrotta luajti më shumë ndeshje nga çdo lojtar tjetër i ekipit. Në sezonin tjetër, ai luajti zakonisht si mbrojtës i majtë, duke garuar me Luca Antoninin për vendin e titulllarit, kurse ylli në dalje Ignazio Abate e konsolidoi krahun e djathtë për veten e tij.

Referime Redakto

  1. ^ "FIFA World Cup South Africa 2010 – List of Players" [FIFA Kupa e Botës Afika e Jugut 2010 – Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). Fédération Internationale de Football Association (FIFA). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 5 qershor 2013.
  2. ^ "Milan clinch Zambrotta deal" [Milan zyrtarizon marrëveshjen e Zambrottës] (në anglisht). Sky Sports. 31 maj 2008. Marrë më 1 qershor 2008.
  3. ^ "Zambrotta is Milan's!" [Zambrotta është i Milanit!] (në anglisht). A.C. Milan. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2008. Marrë më 1 qershor 2008.
  4. ^ "AC Milan agree Zambrotta deal" [Milan pranon marrëveshjen e Zambrottës]. fc.barcelona.cat (në anglisht). 13 qershor 2006. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2012. Marrë më 13 qershor 2006.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  5. ^ "Official: Zambrotta Signs For Milan" [Zyrtare: Zambrotta firmos për Milanin] (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2008. Marrë më 31 maj 2008.