Gjendja agregate

This is the stable version, checked on 31 tetor 2022. 1 pending change awaits review.

Përvoja na mëson se në temperatura të ndryshme uji gjendet në tri gjendje agregate: të lëngut, të ngurtë dhe të gaztë. Kjo ndodhe edhe me trupa të tjerë, të cilët mund të kalojnë nga një gjendje agregate në tjetrën.

Tekst i trashë'Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; refs pa emër duhet të kenë përmbajtje'== Shkrirja dhe ngrirja ==

Pikat molekular të ngrirjes

Dukuria e transformimit të lëndës prej gjendjes së ngurtë në gjendje të lëngët quhet shkrirje. Për këtë transformim shpenzohet energji e nxehtësisë. Ngurtësimi apo ngrirja është proces i kundërt i shkrirjes. Kalimi nga gjendja e lëngët në gjendje të ngurtë quhet ngurtësim. Gjatë këtij procesi lirohet nxehtësia. Ngurtësimi apo ngrirja është proces i kundërt i shkrirjes.. Gjatë këtij procesi lirohet nxehtësia. Temperatura në të cilën shkrihet trupi quhet temperaturë e shkrirjes. Trupat amorfë kanë shkrirje brumore ose qelqore, ndërsa trupat kristalorë kanë temperaturë të qartë të shkrirjes. Për një shtypje të dhënë, çdo trup kristalor shkrihet dhe ngurtësohet të temperaturë të caktuar, e cila quhet pikë e shkrirjes apo e ngurtësimit. Për shembull uji në shtypje normale atmosferike pikën e shkrirjes pikën e shkrirjes dhe të ngurtësimit e kan në 0 °C.

Në qoftë se në enën e dhënë vendoset një sasi akulli dhe fillon të nxehet, duke përcjellë ngritjen e temperaturës në termometër, në intervale të barabarta të kohës, shihet se nga çasti kur fillon shkrirja temperatura nuk do të rritet fare derisa të përfundojë tërësisht shkrirja e akullit. Temperatura nuk rritet edhe nëse rritet nxehtësia që ofrohet nga jashtë, por vetëm shpejtohet procesi i shkrirjes. Kjo nxehtësi quhet nxehtësi latente, përkatësisht e fshehtë. Shkrirja, grafikisht, mund të paraqitet në funksion të sasisë së nxehtësisë dhe të temperaturës .

Gjatë transformimeve, shkrirje-ngurtësim dhe anasjelltas, trupat në natyrë ndërrojnë, vëllimin dhe densitetin. Përvoja tregon për thyerje të enëve të qelqta, të gypave të ujëjellësit, të kanalizimit, të ujit në automobila si rezultat i zmadhimit të vëllimit të ujit në procesin e shndërrimit në akull. Në përgjithësi, materialet kanë vëllim më të madh në gjendje të lëngët se në gjendje të ngurtë, por disa sish, si: akulli, argjendi, hekuri i butë, bismuti etj. bëjnë përjashtim.

Avullimi dhe vlimi

Redakto

[[Skeda:Teilchenmodell Gas.svg|thumb|Pikat molekular të avullimit *** Kalimi i lëndes nga gjendja argergate e lengut në gjendje te gaztë,quhet avullim""HZ" Përvoja tregon - rrobat e lagura, me qëllim të teren, duhet të hapen. Uji në enë, së cilës nga jashtë i ofrohet nxethësi, shterrohet. Nëse në vend të ujit derdhet alkool, këtij do t'ia diktojmë edhe erën karakteristike. Kuptohet, materiali ka kaluar nga gjendja e lëngët në të gaztë. Kjo dukuri quhet avullim. Mefjalë të tjera, avullim quhet procesi i transformimit të çfarëdo materiali nga gjendja agregate e lëngët në gjendje të gaztë. Avullimi kryhet me ajrosje dhe me valim. Ajrosje quhet procesi i avullimit të lëngut në çdo shtypja dhe temperaturë. Kësisoj, avullimi i sipërfaqeve ujore në tokë, si: i lumenjve, i liqeneve dhe i deteve kryhet me ajrosje, sikurse edhe terja e rrobave. Parvoja tregon se ajrosja kryhet në çdo temperaturë, kryhet vetëm mbi sipërfaqen e lëngjeve, kurse varet nga madhësia e sipërfaqes së lëngut, natyra e tij, dhe nga shpejtësia e rrymave ajrore. Praktikisht, që të teren rrobat, duhet të hapen me qëllim që të rritet sipërfaqja, por ato do të teren edhe më shpejt nëse fryn era. Kuptohet, trupi që ajroset ftohet. Kjo tregon së nxehtësia e nevojshme gjatë ajrosjes lirohet nga trupi. Në aspektin mikoroskopik, gjatë ajrosjes, nga sipërfaqja e lëngut, apo e rrobave që do të teren, shkëputen vetëm ato molekula që kanë energji të mjaftueshme për t'i mbizotëruar forcat ndërmolekulare dhe shtypjen e jashtme atmosferike. Kjo do të thotë se nga lëngu mënjanohen vetëm ato molekula që kanë energji maksimale kinetike, duke shkaktuar zvogëlimin e energjisë kinetike të molekulave që mbesin në lëng. Kësisoj shpjegohet zbritja e temperaturës sëtrupit gjatë ajrosjes. Jemi dëshmitarë të faktit së kau dalim nga uji i liqenit, i lumit apo i detit, ndjejmë të ftohtë. Mund të përfundohet se formimi i avullit me ajrosje shoqërohet me thithje të nxehtësisë, siç përcillet shndërrimi i avullit në lëng me lirim të nxehtësisë.

Procesi i avullimit me nxehje të drejtpërdrejtë, i shoqëruar me flluska ajri, quhet vlim dhe fillon në çastin kur shtypja e avullit bëhet e barabartë me shtypjen atmosferike. Lëngjet e ndryshme vlojnë në temperatura të caktuara, për shembull uji në shtypje normale vlon në temperaturën 100 °C. Në kushte normale atmosferike, temperatura e vlimit quhet pikë vlimi dhe varet nga materiali i enës, pastërtia e lëngut, lloji i gazit të tretur në lëng dhe nga natyra e lëngut. Me rënie të shtypjes bie edhe temperatura e vlimit. Këtë më së miri e dinë të gjithë ata që kanëkaluar pushimet në male të larta, ku mbretëron shtypje me e ulëtatmosferike, ku uji do të vlojë në temperaturë më të ulët se 100 °C dhe ushqimi duhet të zihet shumë më gjatë se në ultësira, apo gati nuk zihet fare.

Meqë vlimi kryhet në temperatura të ulëta, gjellës nuk i jepet temperaturë e nevojshme për zierje. Por, me rritjen e shtypjes, rritet edhe pika e vlimit të ujit që ka zbatim të gjerë në termoteknikë, në sterilizimin e instrumenteve sanitare dhe në dezinfektimin e rrobave. Në enët e mbyllura hermetikisht, ushqimi zihet shumë më shpejt se në enët e hapura, sepse në to, duke rritur shtypjen, e rrisim edhe temperaturën e vlimit.

Kondensimi dhe sublimimi Masa e lëngut të vendosur në enë hermetikisht të mbyllur vetëm në fillim do të pakësohet ashtu që pas një kohe niveli i tij në enë nuk po të ndryshojë. Kësisoj masa e lëngut pakësohet, por rritet masa e avullit në hapësirë të-enës mbi sipërfaqe të tij. Disa molekula të avullit rikthehen në lëng ashtu që pas një kohe numri i molekulave të lëngut, që avullohen, është i barabartë me numrin e molekulave të avullit që kthehen në lëng. Ky baraspeshim dinamik ndikon që sasia e lëngut në enë të mos ndryshojë Avulli që ndodhet në baraspeshim dinamik me lëngun përkatës quhet avull i ngopur. Me fjalë të tjera, themi se avulli që ndodhet në hapësirën e lëngut përkatës quhet avull i ngopur.

Shndërrimi i avullit të ujit në lëng është i mundshëm, nëse ekzistojnë qendrat e kondensimit, të cilat mund të jenë grimcat e pluhurit, jonet etj. Për shembull në mungesë të këtyre qendrave të kondensimit nuk do zë formohen pikat e ujit, por një gjendje metastsbile, që quhet avull i tejngopur. Mbrojtja nga breshëri është e bazuar pikërisht në parimin e krijimit të qendrave të kondensimit. Efekti i predhës kunër resë breshërformuese nuk bazohet në ngritjen e temperaturës dhe të shkrirjes së kokrrizave të akullit në të, por në dërgimin e pluhurit të jodurit të argjendit AgJ. Predha zakonisht hudhë në lartësinë afro 6 000m afro 0.5 kg AgJ, kurse vetëm 1 g përmban , 3 \cdot 10^{14}</math> grimca, përkatësisht qendra të kondensimit. Rreth këtyre grimcave krijohen pika të shiut. Siç cekëm më lart, me fjalën ajrosje kuptohet procesi i avullimit të lëngut në çdo shtypje dhe temperaturë, pra avullimi bëhet me ajrosje. Por, mund të ajrosen edhe trupat e ngurtë, si: akulli, jodi, naftalina apo bora nga , CO_2 . Avullimi i trupave të ngurtë quhet sublimin. Me fjalë të tjera, me sublimin kuptohet transformimi i drejtpërdrejtë i trupit të ngurtë në avull, me çka përfundohet se këtu fjala është për kapërcim nga një gjendje agregate në tjetrën.

Lidhje të jashtmë

Redakto