Gjeografia e Algjerisë


POR.
S P A N J A
IT.
TUN.
L I B I A
N I G E R I
M A L I
MAUR.
S.O.
M A R O K U
Deti Mesdhe
Oqeani
Atlantik
redaktoni hartën
Algérie

Algjeria ndodhet në Afrikën veriore, në mes të Marokut dhe Tunizisë dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik e Detin Mesdhe. Sipërfaqja e saj e bënë atë që të radhitet si shteti i dytë me i madh në këtë kontinent pas Sudanit. Një pjesë e madhe e teritorit të saj shtrihet në shkretëtirën e Saharës.

Sipërfaqja e përgjithshme e Algjerisë është 2,381,740 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 28 00 V, 3 00 L apo shikuar nga Shqipëria në anën jug-lindore (mes 7:00-8:00).

Vija bregdetare e Algjerisë është 998 km (tri herë më e gjatë se Bregdeti Shqiptar) ndërsa kufiri tokësorë 6,343 km i gjatë dhe e ndanë atë nga : Libia 982 km, Mali 1,376 km, Mauritania 463 km, Maroku 1,559 km, Nigeri 956 km, Tunizia 965 km,dhe me të ashtuquajturën Sahara Perëndimore apo Sahara Oksidentale 42 km

Algjeria veriore përfshinë pjesën pas bregdetit deri në Saharë ndërsa Algjeria jugore (80% e vendit) pjesën e shkretëtirës. Veriu ka klimë mesdhetare ndërsa jugu klimën e Saharës.

Klima dominuese në Algjeri është klimë e shkretëtirës gjerë në gjysmë shkretinore në disa pjesë është më e butë me reshje në dimër dhe thatësira përgjatë bregdetit, ndërsa në rrafshnaltë mbisundon një dimri me acarë dhe vera me temperatura të ashpra. “Shiroko” thirret era e cila zakonisht në verë qon pluhurin dhe zallin nga shkretëtira.

Relievi i Algjerisë përbëhet kryesisht nga rrafshnaltat dhe shkretëtira e Saharës. Rripi përgjatë bregdetit të Mesdheut ndërpritet nga disa male. Pika më e ultë e relievit është -40m nën nivelin e deti në vendin e quajtur Çot Melërhir (ang.: Chott Melrhir ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,003 metrave në Tahat (ang.:Tahat), në pjesën jugore në brendi të Saharës.

Si pasurit natyrore të Algjerisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë: Vajguri , Gazi natyrorë, Hekuri (Fe), Fosfate, Urani (U), Plumbi (Pb)dhe Zinku (Zn). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.22% e sipërfaqes së vendit.