Afrika veriore është term, i cili përdoret për përcaktimin e regjionit verior në kontinentin afrikan.Ky regjion sipas dokumenteve,me të cilat punon apo e ndanë në regjione Afrikën, OKB-ja,ndahet nga nëntë shtete afrikane dhe territore të shteteve Evropiane. Sipërfaqja e përgjithshme e saj është diku 5,761,320 km2 dhe ka rreth 170,000,000 banorë që d.m.th një dendësi banimi mbi 25.0 banorëve për km2.

Teritori i Portugalisë dhe Spanjës në këtë regjion afrikan zë një sipërfaqe prej afro 8321 km2 dhe ka një popullsi të përafërt me të Kosovës (rreth 2 077 393) por me një dendësi më të lartë se të Kosovës (249.6 banorë për km2). Kjo sipërfaqe përbëhet kryesisht nga ishujt që fizikisht janë të lidhur me Marokut mirëpo për shkake të ndodhive historike, politikisht kanë mbetur në duar të evropianëve dhe shërbejnë më shumë si vende turistike dhe strategjike. Si do që të jetë, edhe kjo pjesë gjeografikisht është pjesë e Afrikës.

RegjionetAfrikë:
  Afrika veriore
Vendet Sipërfaqja
(km²)
Popullsia
(2002 llog.)
Densiteti
(për km²)
Kryeqyteti
Flag of Algeria.svg Algjeria 2,381,740 32,277,942 13.6 Algier
Flag of Egypt.svg Egjipti 1,001,450 70,712,345 70.6 Kajro
Flag of Libya.svg Libia 1,759,540 5,368,585 3.1 Tripoli
Flag of Morocco.svg Maroku 446,550 31,167,783 69.8 Rabat
Flag of Sudan.svg Sudani 2,505,810 37,090,298 14.8 Khartoum
Flag of Eritrea.svg Eritrea 121,320 4,465,651 36.8 Asmara
Flag of Ethiopia.svg Etiopia 1,127,127 67,673,031 60.0 Addis Abeba
Flag of Tunisia.svg Tunizi 163,610 9,815,644 60.0 Tunis
Flag of the Sahrawi Arab Democratic Republic.svg Saharaja Perëndimore 266,000 256,177 1.0 Laayoune
Teritore të shteteve Evropiane në Afrikë:
Flag of the Canary Islands.svg Ishujt Kanarie (Spanja) 7,492 1,694,477 226.2 Las Palmas de Gran Canaria,
Santa Cruz de Tenerife
Flag Ceuta.svg Ceuta (Spanja) 20 71,505 3,575.2
Flag of Madeira.svg Ishujt Madeira (Portugalia) 797 245,000 307.4 Funchal
Flag of Melilla.svg Melilla (Spanja) 12 66,411 5,534.2