Gjeografia e Egjiptit

This is the stable version, checked on 15 gusht 2018. 2 pending changes await review.


Egjipti ndodhet në Afrikën veriore dhe në Azi, në mes të Libisë e Rripit të Gazës dhe në mes të detit Mesdhe në veri e detit Kuq në juglindje . Egjiptit i takon edhe nji pjese e Azisë, gadishulli i Sinait.

LIBIA
IS.
PAL.
SIR.
JOR.
ARABIA
SAUDITE
S U D A N I
Deti
Kuq
Deti Mesdhe
redaktoni hartën

Sipërfaqja e përgjithshme e Egjiptit është 1,001,450 km2 (91 herë ma e madhe se Kosova), nga e cila 6.000 km2 janë ujore dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 27° 00' V, 30° 00' L.

Egjipti ka një bregdet të gjatë 2.450 km dhe vijë kufitare tokësore 2.665 km të gjatë dhe e ndanë atë nga : Rripi Gaza 11 km, Izraeli 266 km, Libia 1.115 km, Sudani 1.273 km

Klima e Egjiptit është klimë shkretëtire e nxehtë me verë të thatë dhe dimër të butë.

Relievi i Egjiptit përbëhet nga fushat e gjëra shkretinore të cilat priten nga lumi Nili dhe degëzimet e tij. Pika më e ultë e relievit është -133 m në vendin e quajtur lugu Katara (ang. : Qattara Depression) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,629 metrave në majën "Katerina" (ang.:Mount Catherine), në lindje, në pjesën aziatike të vendit.

Si pasurit natyrore të Algjerisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Gazi natyrorë, Hekuri (Fe), Fosfate, Mangani (Mn), Guri gëlqerorë, Gipsi, Talku, Plumbi (Pb) dhe Zinku (Zn) Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2,87 % e sipërfaqes së vendit.