Gjeografia e Guinejës

GUIMEJA
BIZARE
GAMBIA
SENEGALI
M A L I
BREGU
I FILD.
LIBERIA
SIERA
LEONE
Oqeani Atlantik
redaktoni hartën


Guineja ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në oqeanin Atlantik, në mes të Guinesë Bizare e Siera Leonës.

Sipërfaqja e përgjithshme e Guinesë është 245.857 km2 (22 herë e diçka ma e madhe se Kosova) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 11 00 V, 10 00 P.

Guineja ka një vijë bregdetare 320 km të gjatë dhe vijë kufitare 3.399 km që e ndanë atë nga : Bregu i Fildishtë 610 km, Guineja Bizare 386 km, Liberia 563 km, Mali 858 km, Senegali 330 km dhe Siera Leone 652 km.

Klima në Guine në përgjithësi është e nxehtë dhe lagësht. Sezoni i reshjeve fillon në korrik dhe përfundon në nëntor ndërsa sezoni i thatësisë mbanë nga dhjetori deri në maj.

Relievi i Guinesë në përgjithësi është teren i rrafshët bregdetar që në bredi të vendit merr formën e malore. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,752 metrave në majën e malit "Nimba" (ang.: Mont Nimba), në jug, afër trekëndëshit kufitar Bregu i Fildishtë-Liberi-Guine.

Si pasurit natyrore të Guinesë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Boksiti, Hekuri (Fe), Diamante, Ari (Au), Urani (U), Prurja e ujit dhe Peshkimi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.63% e sipërfaqes së vendit.