Gjeografia e Malit
SAHARA PERËNDIMORE ALGJERIA NIGERI NIGERIA BENINI TOGO BURKINA FASO GANA BR. I FILDISHTË GUINEJA SIERA LEONE SENEGALI MAURITANIA |
redaktoni hartën |
Mali ndodhet në Afrikën perëndimore, në jugperëndim të Algjerisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Malit është 1,240,000 km2 (Sa 15-të herë sipërfaqja e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë edhe Malcisë bashkë) prej së cilës 20,000 km2 janë ujë. Mali shtrihet rreth koordinatave gjeografike 17 00 V, 4 00 P.
Mali nuk ka bregdet, vija kufitare është 2,094 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Algjeria 1,376 km, Burkina Faso 1,000 km, Guineja 858 km, Bregu i Fildishtë 532 km, Mauritania 2,237 km, Nigeri 821 km dhe Senegali 419 km
Klima në Malë është gjysmë ekuatoriale deri shkretinore. Nga muaji shkurt deri në qershor mbanë mot i nxehtë dhe i thatë nga këtu fillojnë reshjet deri në nëntor ku fillon të mbajë mot i freskët dhe i thatë deri në shkurt.
Relievi i Malit është kryesisht terren i rrafshët me rrafshnalta përplot me zallë, xhungla gjendet në pjesën jugore ndërsa tereni shkëmborë mbulojnë pjesë verilindore. Pika më e ultë e relievit 23 m është përgjatë lumit Senegal dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,155 metrave në vendin e quajtur "Hombori Tondo" .
Si pasurit natyrore të Malit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), Fosfate, Kaoliniti (mineral i bardhë), Kripa, Guri gëlqerorë, Urani (U) dhe Prurja e ujit. këtu duhet pasur parasysh që rezerva Boksiti, Hekuri (Fe), Mangani (Mn), Kallai (Sn), dhe Bakri (Cu) janë të njohura por nuk janë të eksploatuara. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.82% e sipërfaqes së vendit.
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Afrikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |