Gjeografia e Eritresë

SUDANI
ARABIA
SAUDITE
JEM.
XHIBUTI
E T I O P I A
Deti
Kuq
redaktoni hartën


Eritrea ndodhet në Afrikë me dalje në detin e Kuq dhe gjendet në mes të Xhibutit e Sudanit. Sipas ndarjes rajonale të OKB-së Eritrea plasohet në rajonin Afrikës veriore ndërsa disa organizata tjera e plasojë në rajonin e Afrikës lindore varësisht nga veprimtaria e tyre.

Sipërfaqja e përgjithshme e Eritresë është 121,320 km2 ( 4 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 V, 39 00 L.

Eritrea ka një vijë bregdetare të përgjithshme 2,234km dhe vijë kufitare tokësore 1,626 km dhe e ndanë atë nga : Xhibuti 109 km, Etiopia 912 km, Sudani 605 km

Klima e Eritresë është e nxehtë, përgjatë bregdetit të detit Kuq e djerrët, në pjesë malore në brendi e lagësht (rreth 61cm reshje shiu ), në pjesët tjera malore dhe rrafshnalta është klimë gjysmë shkretinore me reshje shiu të ashpra gjatë sezonit qershor-shtator e sidomos në pjesën shkretinore përgjatë bregdetit.

Relievi e Eritresë në përgjithësi dominohet nga vargmalet që zgjerohen nga pjesa veri-jugore e Etiopisë. Në pjesën lindore përshkohet nga fushat shkretinore deri në bregdet dhe pjesa veriperëndimor ka një teren shkëmborë të cilat kalojnë në rrafshnalta të parregullta në pjesën jug-perëndimore. Pika më e ultë e relievit është -75 m në afërsi të Kulul-it në luginën e quajtur "Denakil" dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,018 metrave në vendin e quajtur "Soira", në jug-lindje të kryeqytetit Asmara.

Si pasurit natyrore të Eritresë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), Karbonate Kaliumi, Zinku (Zn), Bakri (Cu), Kripa, me gjasë duhet të ketë rezerva Nafte e Gazi natyrorë si dhe Peshkimi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 4.95% e sipërfaqes së vendit.

Stampa:Afrika-Gjeo-Cung