Gjeografia e Sudanit

LIBIA
EGJIPTI
AR.
SA.
ERIT.
E T I O P I A
KENIA
UGANDA
REP. QEN.
AFRIKANE
REP. DEM. KONGO
ÇADI
Deti
Kuq
redaktoni hartën

Sudani ndodhet në Afrikën veriore me dalje në detin e Kuq dhe gjendet në mes të Egjiptit e Eritresë.

Sipërfaqja e përgjithshme e Sudanit është 2.505.810 km2 (97 herë ma e madhe se Maqedonia apo një çerek i ShBA-ve) nga kjo sipërfaqe 129.810 km2 janë ujë. Sudani shtrihet rreth koordinatave gjeografike 15 00 V, 30 00 L.

Sudani ka një vijë bregdetare të gjatë 853 km dhe vijë kufitare tokësore 7,687 km dhe e ndanë atë nga : Republika Qendrore Afrikane 1.165 km, Çadi 1.360 km, Republika Demokratike e Kongos 628 km, Egjipti 1.273 km, Eritrea 605 km, Etiopia 1.606 km, Kenia 232 km, Libia 383 km, Uganda 435 km.

Klima e Sudanit është klimë e tropeve në jug, e djerrët shkretinore në në veri. Sezoni i reshjeve varet nga regjioni (nga prilli deri në nëntor).

Relievi i Sudanit në përgjithësi përbëhet nga terreni i rrafshët me disa male që ju përngjajnë më tepër ngritjeve të ulëta e që në jugun, veri-perëndimin e perëndimin e largët të vendit marrin formën e maleve të mirëfillta. Pika më e ultë e relievit është përgjatë bregdetit të detit të Kuq dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3.187 metrave në vendin e quajtur "Kinjeti" (ang. : Kinyetil), në jug, në kufi me Ugandën.

Si pasurit natyrore të Sudanit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, rezerva të vogla Hekuri (Fe), Bakri (Cu), Kromi (Cr), Zinku (Zn), Mikaniti, Argjendi (Ar), Ari (Au) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 6,83 % e sipërfaqes së vendit.