Gjimnazi Loyola
Gjimnazi Lojola (Loyola-Gymnasium) është një institucion privat i arsimit tē mesëm të lartë që ndodhet në Prizren.
Historia e krijimit
RedaktoIdeja
RedaktoFëmijëve u nevojitet ardhmëri
Shpresat më të mëdha për Kosovën orientohen kah rinia e vendit. Më tepër se gjysma e popullsisë është më e re se 25 vjeç, njëra nga popullsitë më të reja të Evropës. E tëra niset nga ajo, që kjo gjeneratë të mos rritet më gjatë në një atmosferë me kufizime, ndarje, urrejtje dhe pa perspektivë. Kësaj rinie i nevojitet një shans për shtrirje në frymën e mirëkuptimit, të kujdesit dhe të respektit. Ajo ka nevojë për mundësinë e shkollimit në kuptimin evropian. Vajzat dhe djemtë e të gjitha etnive dhe drejtimeve fetare duhet të shkojnë së bashku në shkollë dhe çdo herë të mësojnë rishtas për të jetuar me njëri-tjetrin. Në Konventën e KB-së mbi Të drejtat e fëmijës, e vitit 1989, është kërkesa qendrore që të gjithë fëmijët duhet të kenë të drejtë për një arsimim të mirë fillor (edukim primar) dhe të kenë të drejtë të barabartë për qasje në shkollimin e mëtejmë (edukim sekondar), sepse edukimi dhe arsimimi janë si bazë për zhvillim, çelësi i së ardhmes. Jean Monnet (1888 – 1979) një ideator i parë i mirë dhe modelues i Evropës së bashkuar, në një rast tha: "Në qoftë se do të më duhej të filloja edhe një herë nga e para, në ngritjen e Evropës do të investoja shumë më pak për ekonomi e shumë më tepër për kulturë dhe arsim". Kosova si shtet demokratik evropian në botën islamike ka të drejtë të presë një angazhim të veçantë të Evropës. Pikërisht për këtë prindërit kosovarë, në vjeshtën e vitit 2002 iu drejtuan njërit bashkëpunëtor të Renovabis-it (Aksion i solidaritetit të katolikëve gjermanë me njerëzit në Evropën e mesme dhe të jugut) dhe iu lutën për ndihmë, për themelimin e një gjimnazi klasik në Kosovë.
Një gjimnaz klasik, me një konvikt për vajza dhe një konvikt për djem
Renovabis që në pranverën e vitit 2003 e dërgoi atin Happel SJ në Kosovë dhe e ngarkoi me përgatitjen e një studimi për realizueshmërinë në çështjen: Mundësia e themelimit të një gjimnazi klasik në Kosovë? Në fund të qershorit 2003 u prezantuan rezultatet. Themelimi i një gjimnazi klasik në Kosovë jo vetëm që është jashtëzakonisht i dëshiruar, por edhe pse i vështirë, është edhe me plot përgjegjësi. Veçanërisht duhet përkushtim ndaj edukatës së vajzave dhe t’u hapet atyre një shans për arsim të mirë. Gjimnazi që do të themelohej, do të duhej patjetër të ishte gjimnaz me konvikt, që të mund t’u shërbente vajzave dhe djemve nga Kosova dhe shtetet përreth.
Projekti
RedaktoNga ideja, bëhet projekti
Në vjeshtë të vitit 2003, Renovabis e ngarkon atin Walter Happel, me pëlqimin e Krahinës Gjermane të Jezuitëve, me realizimin e projektit. Njëkohësisht Renovabis premton një financim madhështor shtytës sikur edhe marrjen mbi vete të një pjese të madhe të shpenzimeve të ndërtimit. Ati Happel SJ dërgohet në shtator 2003 në Kosovë.
Vendndodhja: Prizreni, kryeqyteti historik
Prizreni është kryeqyteti historik i Kosovës. Përherë diskutohet edhe kërkesa për bartjen e funksioneve të kryeqytetit nga Prishtina për në Prizren. Prizreni në thelb është një qytet i rritur, në të cilin një gjimnaz klasik ka një vlerë të lartë simbolike dhe i cili do ta përforcojë edhe më tej rëndësinë e komunës. Prizreni gjithashtu shtrihet në "sektorin gjerman" të KFOR-it dhe vlen si qyteti më i sigurtë i Kosovës. Bundesveri dhe gjermanët këtu kanë një renome shumë të mirë. Përveç kësaj në Prizren mund të arrihet shpejt nga Maqedonia dhe Shqipëria. Gjimnazi me konviktet e veta është i hapur edhe për vajzat e djemtë nga këto shtete.
Ndërtimi
RedaktoNgastra për ndërtim prej afro 3.8 ha, e cila shtrihet në periferinë veriperëndimore të qytetit të Prizrenit, drejtpërsëdrejti në rrugën tranzite në drejtim të Shqipërisë, është dhënë në dispozicion nga qyteti i Prizrenit. Me dokumentin e datës 11 maj 2005, UNMIK-u ia ka bartur ngastrën ALG-së për 99 vjet. Regjistrimi në librin kadastral është bërë më 15 qershor 2005.
Në janar 2005 është shpallur tenderi mbi planin e ndërtimit. Në afatin e dhënë paraprakisht, njëmbëdhjetë të interesuar e morën dokumentacionin e tenderit. Në ditën e hapjes kishim 4 oferta. Një komision përzgjedhës, i përbërë prej pesë anëtarësh, bëri kontrollin e ofertave. Si fitues u shpall firma Global, nga Prizreni. Më 24 mars 2005 është nënshkruar kontrata e ndërtimit me firmën Global dhe qysh më 16 prill 2005 pasoi vënia solemne e gurit të themelit. Vetëm 5 muaj më vonë, më 12 shtator 2005, janë hapur në mënyrë solemne pjesë të shkollës dhe të konvikteve. Mësimi për 184 fëmijë filloi në ditën e nesërme. Kjo ishte e mundshme vetëm me mënyrën e ndërtimit të pandërprerë dhe përkushtimin e angazhuar të të gjithë pjesëmarrësve. Nganjëherë në kantier ishin mbi 200 punëtorë të zënë me punë. Deutsches Technisches Hilfswerk ka bërë mbikëqyrjen e punimeve. Renovabis ka bartur pjesën kryesore në koston e periudhës së parë të ndërtimit. Më 16 prill 2007, në dyvjetorin e vënies së gurit të themelit, ne kremtuam përfundimin e të gjitha masave ndërtimore. Është për t’u vlerësuar se janë mbajtur sikurse afatet kohore, ashtu edhe kornizat e dakorduara financiare. Shpenzime shtesë janë paraqitur vetëm atje ku janë ndërmarrë ndryshime në ndërtim ose në vëllim, për shembull, te fushat sportive. Nga një fushë e planifikuar sportive me shtresë të bitumenit, dolën tri fusha sportive me një shtresë nga granulati i gomës.
Përmbajtjet pedagogjike
RedaktoNe ndihemi të detyruar ndaj pedagogjisë ignacionike
Ne pra ndjekim një pedagogji optimiste. Edukimi ynë është pranues i botës dhe jetës dhe dëshiron t’i kontribuojë formimit të tërësishëm të individit në bashkësi, ta zhvillojë dialogun. Në bazë të qëndrimit pozitiv ndaj botës pedagogjia jonë mban qëndrim se çdo gjë vlen të hulumtohet. Nxënësit parimisht duhet të kenë qëndrim të hapur dhe të jenë të gatshëm të arrijnë sukses në të gjitha çështjet dhe nivelet e problemeve - jo vetëm paradite në shkollë. Vetëm bartja e dijes dhe aftësive funksionale nuk paraqesin arsimim të mirëfilltë. Arsimi nuk bëhet pa vlera. Për këtë arsye zhvillimi i personit individual shihet si një nga qëllimet më të rëndësishme të një edukimi të mirë shkollor dhe një arsimimi të përgjithshëm. Ne vlerësojmë trajtimin individual dhe kujdesin për çdo nxënës individualisht. Ne theksojmë nismën individuale dhe i përmbahemi asaj se gjatë tërë jetës duhet të mësohet. Ne për orientim kemi vlerat dhe inkurajojmë për njohuri, për dashuri dhe për pranimin e vetvetes sonë. Ne dëshirojmë të kontribuojmë për njohuri realiste të botës dhe krijimit të saj. Ne kemi për pikësynim atë të jashtëzakonshmen për të zhvilluar prirjet e personalitetit në mënyrën sa më të mirë të mundshmen. Mësimi për vlerat në Gjimnazin Loyola-Gymnasium në Prizren bëhet në njërën anë përmes përzgjedhjes së kujdesshme të edukatorëve, mësuesve dhe shembullit të cilin ata ua japin nxënësve në jetën e përditshme. Në anën tjetër përmes mësimdhënies në të gjitha lëndët, sidomos në ato që janë të përshtatshme. Aspekte të rëndësishme të formimit të personalitetit kanë të bëjnë me zhvillimin e aftësive sociale si aftësia për kritikë, sensibiliteti dhe kreativiteti por, para së gjithash, respekti ndaj të tjerëve dhe aftësia për përkushtim njerëzor. Këtu qëndron shansi i veçantë i shkollës me konvikt, siç është Gjimnazi Loyola-Gymnasium në Prizren: gërshetimi i ngushtë i jetës dhe mësimit, i mësimdhënies dhe kohës së lirë mundëson një edukim dhe arsimim të mirë. Këtu mund të mësohet dhe ushtrohet një sjellje sociale që krijon arsimimi për sjellje në qëndrimin shoqëror. Kështu ndodh me edukimin në grupet e konvikteve, i cili i përshtatet moshës dhe aspektit të pedagogjisë moderne. Ne jemi të bindur se pasuria e mendimit evropian paraqet një bazë të përshtatshme nga ku dijenia çon deri te edukimi. Edhe pse jeta dhe të mësuarit në bashkësi kanë disa lehtësira, nuk ka arsimim pa mund. Shkolla jonë është një institucion arsimor i cili bën përgatitjet për të ardhmen dhe jo vetëm që kërkon angazhimin personal, por atë edhe mbështet.
Gjuhët në Gjimnazin Loyola-Gymnasium
RedaktoGjermanishtja si gjuhë e huaj
RedaktoProjekti udhërrëfyes dhe shkolla partnere në Republikën Federale të Gjermanisë Për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Zyrën Qendrore për Çështje Shkollore Jashtë, Gjimnazi Loyola-Gymnasium është një "Projekt udhërrëfyes". Gjimnazi Loyola-Gymnasium është "Shkollë partnere e Republikës Federale të Gjermanisë". Ky emërtim shpreh një lidhje të veçantë, por edhe një përgjegjësi të posaçme: Si shkollë e vetme në rajon, Gjimnazi ynë mori pas një kontrollimi shumë të përpiktë dhe të aplikueshëm, lejen nga Ministria e Konferencës së Ministrave të Arsimit dhe Kulturës së Gjermanisë për të marrë përsipër mbajtjen e provimeve për “Diplomën e gjuhës gjermane të Konferencës së Ministrave të Arsimit dhe Kulturës së Gjermanisë” (DSD). Kjo diplomë e gjuhës, që jepet në dy nivele, paraqet predispozitën gjuhësore për nxënësit e huaj për të studiuar në vendet ku flitet gjermanisht. Për këtë provim me kërkesa të larta, kandidatët duhet të kenë kryer me sukses në mes 800 dhe 1200 orë mësimi. Provimi, i cili përbëhet nga tri pjesë me shkrim dhe një me gojë, orientohet në Kornizat e Përbashkëta Evropiane të Referims për mësimin e gjuhëve të huaja për nivelin C 1, ky i përgjigjet nivelit të gjuhës amtare. Pjesët e provimit janë: Kuptimi i të dëgjuarit, kuptimi i të lexuarit, komunikimi me shkrim dhe komunikimi me gojë. Së paku duhet të arrihen pikët e mundshme prej 60 përqind, për të dhënë provimin.
Latinishtja
RedaktoKosova si duket është i vetmi vend në botë, në të cilin një lëndë mësimore figuron nëpër shkolla, por që mësuesit profesionalë nuk mund ta mësojnë në Kosovë. Kjo është gjuha latine. Tradicionalisht gjuha latine në gjimnazet në Kosovë ligjërohet nga romanistët, duke u nisur nga ajo që me aftësimin për mësimin e gjuhës franceze, automatikisht e mëson edhe latinishten. Pasi ne nuk ndajmë këtë mendim, kemi zhvilluar një program tonin për mësuesit tanë të latinishtes dhe për përsosje në kualifikim i dërgojmë në Gjermani. Në Gjimnazin Loyola-Gymnasium i kemi dhe librat tanë të gjuhës latine. Parashihet që nxënësit së paku të përkrahen deri aty sa të mund ta lexojnë, përkthejnë dhe kuptojnë G.I. Caesars "de bello gallico", gjë e cila i përgjigjet përafërsisht Latinumit. Diku afër 20 përqind e leksikut shqiptar i ka rrënjët latine. Për këtë arsye gjuha latine në Gjimnazin Loyola-Gymnasium luan një rol të rëndësishëm, që nxënësit të vihen në kontakt me rrënjët e kulturës së tyre. Latinishtja është një lëndë mësimore që përkrah identitetin dhe për këtë arsye te ne mësohet nga klasa VI, deri në klasën X me nga katër e pesë, orë në javë.
Anglishtja
RedaktoMe gjermanishten dhe latinishten nxënësit e Gjimnazit – Loyola mësojnë dy gjuhë të huaja.
Një gjuhë e huaj tjetër nga klasat e gjashta qartë do të ishte e tepërt. Pasi në shumicën e rasteve nxënësit vijnë te ne me njohuri fillestare të gjuhës angleze, vlen ky rregull: Në klasat e gjashta dhe të shtata mësohet nga dy orë në javë, për t’i ruajtur njohuritë ekzistuese, respektivisht për t’i zhvilluar ato me kujdes. Pastaj në klasat e teta dhe të nënta jepen nga 3 orë mësimi në javë; nga klasa e dhjetë deri përfundimisht me klasën e dymbëdhjetë, nga 4 orë mësimi në javë.
Financat & tarifat
RedaktoGjysma e vendeve në shkollë dhe në konvikte është e rezervuar për vajza. Kushti i vetëm paraprak është dhënia e provimit pranues. Tarifat tona mbulojnë diku dy të tretat e kostos funksionale dhe, përveç marrjes së donacioneve, janë burimi ynë i vetëm i financimit. Për vitin shkollor 2011/12, vlejnë këto norma tarifore: Tarifa shkollore 80 €/muaj = 960 €/vit Tarifa për shkollë dhe konvikt 250 €/muaj = 3000 €/vit Tarifat paguhen në 3 këste: 1 shtator 1 janar 1 maj
Në raste individuale japim edhe bursa shtesë. Në rast të nevojës së dëshmuar sociale, sjelljes shembullore dhe sukseseve të qëndrueshme e të mira në shkollë. Faktikisht të gjithë nxënësit tanë marrin nga një bursë themelore, pasi tarifat e mbledhura mbulojnë vetëm dy të tretat e shpenzimeve rrjedhëse. Themelimi dhe ndërtimi i Gjimnazit Loyola-Gymnasium ka qenë i mundur vetëm duke iu falenderuar mbështetjes madhështore të miqve, përkrahësve dhe dashamirësve tanë. Vijimi i mëtejmë edhe në të ardhmen mund sigurohet vetëm me subvencione nga jashtë. Në mesin e miqve, përkrahësve dhe dashamirësve tanë gjenden, përveç shumë personave privatë, edhe firma, fondacione dhe organizata, të cilët ne nuk do t'i përmendim me emra. Në bazë të përvojës së keqe, dëshirojmë t’i mbrojmë ata nga pyetjet, kërkesat dhe lypjet e pavend nga personat e tretë: Në emër të fëmijëve që na janë besuar, me gjithë zemër i falenderojmë të gjithë përkrahësit tanë për të gjitha ndihmat dhe mbështetjen që na kanë dhënë.
Informatat
RedaktoNe jemi duke u kujdesur për transparencë sa më të madhe që është e mundur. Për këtë, kapitujt individualë të faqes sonë fillestare japin pasqyrë të detajuar. Shumë informata të rëndësishme do t'i gjeni në faqen tonë për shkarkim.
Për shumë njerëz, edhe sot e kësaj dite, janë më rëndësi informatat e shtypura. Vjetari ynë, broshurat dhe fletëpalosjet ua dërgojmë me ëndje. Shkruajeni një informatë të shkurtër në adresën tonë në Gjermani: Asociation "Loyola-Gymnasium" Seestraße 16 D-82319 Starnberg Ju lutemi futeni një zarf të adresuar dhe pajisur me pulla postare (2,20 EUR - DIN A4). Newsletter-i ynë botohet diku 10 herë në vit. Ai dërgohet me E-Mail në formatin PDF. Ne këtu informojmë për çdo gjë që ndodh gjatë vitit shkollor. E gëzueshmja edhe e hidhura - të dyja e kanë vendin e vet këtu. Me ALG News jeni çdo herë të informuar më së miri.
Iniciativa arsimore
RedaktoMatura dhe ... pastaj? Këtë pyetje nuk ia bëjnë vetes vetëm nxënësit tanë. Kjo shpesh herë na bëhet edhe nga miqtë e përkrahësit tanë. Disa janë angazhuar për gjetjen e përgjigjes së mundshme në këtë pyetje dhe e kanë jetësuar nismën arsimore. Para së gjithash, miqtë tanë në Beckum dhe Oelde janë angazhuar për këtë. Gjithnjë, në nëntor, ua prezantojmë maturantëve tanë të ardhshëm dhe prindërve të tyre firmat dhe ofertat që kanë ata. Të gjithë të interesuarit kanë mundësinë që edhe në bisedat individuale të informohen dhe pastaj të vendosin nëse duan që të konkurrojnë në prillin e vitit të ardhshëm për një punë praktike në Gjermani. Pastaj, kandidatëve më të mirë u ofrohet kontrata e mësimit në Gjermani, shumë herë edhe me mundësinë për përcjellje profesionale, ose vazhdimin e studimeve në Gjermani.