Shkolla e mesme "Sami Frashëri"

(Përcjellë nga Gjimnazi Sami Frashëri)
This is the stable version, checked on 20 prill 2020. 5 pending changes await review.

Shkolla e mesme "Sami Frashëri" është një shkollë e mesme e përgjithsme 3-vjeçare, e ndodhur në pjesën veri-lindore të qendrës së Tiranës.Ai njihet si një nga gjimnazet më të mirë dhe (me 1690 nxënës dhe 87 mesues) më të mëdhenj të Shqipërisë. Si cdo gjimnaz tjeter publik i Republikës së Shqipërisë lloji i diplomës që perfitohet është Diploma e Maturës Shtetërore.

Skeda:Gjimnazi Sami Frashëri (Tiranë).jpg

Histori

Redakto

Gjimnazi u themelua në vitin shkollor 1962-1963, pasi u shkëput nga shkolla 11 vjeçare ‘’10 Korriku’’.

Shumë vite më vonë pikërisht kur Shqipëria po kalonte momente të vështira në vitin 1997,  Z.Edi Pinguli dhe skulptori i popullit Z.Kristaq Rama i dhuruan gjimnazit bustin e rilindasit Sami Frashëri.

Në vitet e para funksionoi si shkollë 11 vjecare me 800 nxënës dhe me një numër të vogël mësuesish. Më vonë kaloi si shkollë e mesme e përgjithshme. Nga viti në vit në shkollë rritej jo vetëm numri i mësuesve por dhe numri i nxënësve.

Nxënës të shkollës kanë marrë pjesë në olimpiadat kombëtare, ku kanë fituar çmime të para, të dyta e të treta në matematikë, fizikë e kimi apo edhe frëngjisht dhe kanë përfaqësuar vendin në olimpadat ballkanike ku janë nderuar me Çmime të ndryshme.

Nxënës të shkollës kanë konkurruar me dinjitet për të fituar vende në kolegjet e Europës së Bashkuar. Në aktivitetin  e zhvilluar në shkallë kombëtare ‘’Gjyqi i improvizuar’’, shkolla fitoi vendin e parë dhe të dytë. Nxënësit fitues shkuan për një javë në SH.B.A.

Në shkollë funksionon dhe ‘’Klubi i karrierës’’, i cili shërben për të ndihmuar nxënësit që të zgjedhin drejtimin e tyre në jetë sipas aftësive.

Solidarizmi me ata që janë në fatkeqësi po bëhet moto e nxënësve tanë. Kështu në vitin 1999 kur ndaj shqiptarëve të Kosovës po ushtrohej një genocid i paparë, nxënësit tanë ndihmuan moralisht dhe materialisht vëllezërit e tyre.

Në ditën e tolerancës zhvillohen aktivitete të ndryshme ku nxënësit mendojnë edhe për ata që nuk kanë mjete të mjaftueshme jetese, për fëmijët e braktisur, Për këtë gjë ka një bashkËpunim me ‘’Kryqin e Kuq’’. Veprimtaritë edukative nga viti në vit po bëhen gjithnjë e më të larmishme. Për tri vite rrjesht me nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës është zhvilluar ‘’RINFEST’’ dhe ‘’Letrari i Ri’’, ku shumë nxënës kanë botuar vëllime me krijmtaritë e tyre.

Përvec ekipeve tradicionale në sport, që drejtohen me kompetencë nga mësuesit e Edukimit Fizik, në shkollë funksionon dhe grupi i aerobisë i cili në çdo aktivitet është nderuar me çmime.

Në trupën mësimore ka mësues që janë autorë dhe bashkëautor tekstesh. Nga bangat e shkollës sonë kanë dalë njerëz të shquar në politikë e art, shkencë, arsim dhe sport, ekonomist e biznesmenë që kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë në kujtesën e popullit tonë.

Vlen për t’u përmendur që gjimnazi i’u përulet me nderim emrave të drejtuesve të tij ndër vite për kontributin e tyre të vyer në përparimin dhe zhvillimin e gjimnazit tonë.

Arritje

Redakto

Gjimnazi " Sami Frashëri" njihet per rezulatete të larta në mësimdhënie. Shumë vite gjimnazi është shpallur i pari në listën e shkollave të mesme të Republikës së Shqipërisë, rankim i cili përftohet nga krahësimi i notave mesatare të Provimit të Maturës.

Kurrikula

Redakto

Gjimanzi "Sami Frasheri" është një gjimnaz shtetëror i përgjithshem. Pervëc lëndëve bazë si : Matematika , Letërsia , Biologjia , Kimia , Fizika, etj kanë edhe 2 gjuhë të huaja, gjuha e 1 e huaj ( ecila bëhet 3 orë në javë dhe gjuha e dytë që bëhet 2 orë në javëanglishtes ( lënde bazë) si psh : gjermanisht apo frengjisht e cila bëhet me një nga mësueset me te njihura te frëngjishtes ne Ballkan.

Ne vitin e dytë si në cdo gjimnaz shtohet lënda e filozofise dhe në vit të tretë shtohet ekonomia si edhe lënd me zgjedhje respektivisht për shkenca sociale ose natyrore.

Ndërmjet turnit te parë ( klasat XI dhe XII) dhe turnit te dytë ( klasa X) kanë klube si prsh: Klubi i Teatrit ( që marrin pjesë në kunkursin “Gjergji Trola” ) Klubi i Librit Klubi i Debatit Klubi Ted-Ed , etj

Projekti Gjerman[1]

Redakto

Që nga viti 2007 shkolla ofron mësime te gjuhës gjermane , dhe mësim bilingual me mësues gjerman te matematikës dhe gjeografisë. Klasat e Projektit Gjerman janë 6, nga 2 për cdo vit.

Të diplomuar të famshëm

Redakto

Shih dhe këtë

Redakto
  1. ^ http://www.pasch-net.de/de/par/spo/eur/alb/3309116.html