Gjimnazi me orientim gjuhësor "Asim Vokshi" është e vetmja shkollë me orientim gjuhësor dhe për zhvillimin e gjuhëve të huaja. Në të mësohen gjuhët: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, rusisht dhe turqisht.

Gjimnazi me orientim gjuhësor 'Asim Vokshi'
Stema e shkollës
Vendndodhja
Të dhëna
LlojiShkollë e mesme me orientim gjuhësor
Themeluar më15 shtator 1965
Drejtoria arsimoreZVAP Tiranë
DrejtoriMirela Reqica[1]
Klasat3
Numri i studentëve735 (2019-2020)
Faqja e internetithttps://www.asimvokshi.com/

Emrin e ka marrë nga patrioti i njohur Asim Vokshi. Ndodhet në Rrugën e Elbasanit dhe deri në vitet 2000 ka pasur edhe një konvikt i cili u privatizua si godinë dhe iu kalua Universitetit Privat Luarasi.

Historiku Redakto

Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja u hap në Tiranë më 15 shtator të vitit 1965. Ajo e filloi veprimtarinë e saj me mësimin e gjuhëve : anglisht, frëngjisht, rusisht dhe latinisht. Që nga viti 1980 në shkollë filluan të jepen në gjuhë të huaj edhe disa lëndë të përgjithshme si Histori, Gjeografi etj. Në vitin shkollor 1979-1980 u futën në shkollë edhe gjuhët italisht, gjermanisht dhe spanjisht. Mësimi i tyre zgjati për një periudhe 4-vjecare, për t'u rihapur përseri në vitin 1990. Në vitin 1998 u hapën seksionet dygjuhëshe italisht-shqip dhe frëngjisht-shqip. Ne vitin 2004, ne degët e gjuhëve të huaja ndryshoi plani mësimor dhe u krijua mundësia që çdo nxënës të mësojë tri gjuhë të huaja nga dy që ishin më parë si dhe u futën lëndët e informatikës e të psikologjisë.

Në vitin 1997 shkolla mori emrin "Asim Vokshi".

Në vitin shkollor 2009, shkolla u përfshi në reformën arsimore. Në vitin 2010 shkolla u kthye në gjimnaz me orientim gjuhësor ndërsa në vitin 2011 përfundoi rikonstruksioni i plotë i shkollës. Aktualisht shkolla numëron 987 nxënës dhe mbi 60 mësues. Për vitin shkollor 2017-2018 gjuha turke ishte një risi dhe aktualisht klasat e dhjeta e filllojnë me tri gjuhë të huaja.

Struktura Redakto

Struktura e shkollës është e njëjtë me gjimnazin; zhvillohet kurrikula bërthamë, kurrikula me zgjedhje të detyruar dhe kurrikula me zgjedhje të lirë,në të cilat nxënësi mund të zgjedhë lëndët dhe modulet që ka dëshirë sipas orëve të planifikuara.

Programi dhe plani mësimor u krijon mundësinë nxënësve që pas diplomimit, tëvazhdojnë studimet jo vetëm në degët e gjuhëve të huaja,  por edhe në degë të tjera tëuniversiteteve brenda dhe jashtë vendit.

Nxënësi mund të grumbullojë gjatë tre viteve të shkollimit deri në 94 kredite ( të detyrueshme janë 90 kredite për t'u pranuar në provimet e Maturës Shtetërore).

Referenca Redakto

  1. http://shqiptarja.com/sociale/2750/asim-vokshi-percaktohen-kushtet-e-rregullat-e-regjistrimit-230578.html Arkivuar 24 gusht 2015 tek Wayback Machine
  2. https://www.zgjohushqiptar.info/2020/08/rifillimi-i-shkolles-me-shume-pyetje-se-pergjigje.html
  3. http://www.dartiraneqytet.edu.al/index.php/njoftime/146-njoftim-per-regjistrimet-gjimnazi-gjuhesor-asim-vokshi-tirane Arkivuar 29 korrik 2021 tek Wayback Machine
  4. http://www.tirana.al/directory/listing/shkolla-asim-vokshi[lidhje e vdekur]
  5. https://www.asimvokshi.com/stafi Arkivuar 17 janar 2022 tek Wayback Machine
  6. https://javanews.al/rifillimi-i-shkolles-me-shume-pyetje-se-pergjigje/
  7. http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/07/28/gjimnazi-asim-vokshi-ne-fund-te-gushtit-nisin-regjistrimet/
  8. http://www.frekuenca.com/shkolles-asim-vokshi-i-shtohet-nje-tjeter-gjuhe-e-huaj-ne-programin-mesimor-fotovideo/ Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine

'

  1. ^ http://www.newsbomb.al/flet-drejtoresha-e-asim-vokshit-politika-s-ka-vend-ketu-nuk-lejoj-nxenesit-te-braktisin-shkollen-per-protesten-69473

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto