Gjin Zenebishi (greqisht: Γκιόνης Ζενεβέσης, italisht: Giovanni Sarbissa; vd. Korfuz, 1418) ishte një fisnik arbër me titullin sebastokrator me zotërime në Epir, si në Gjirokastër dhe Vagenetia.

Emri Redakto

Zenevishi mund të gjendet me shqiptime të ndryshme në dokumentet historike. Emri hebre që në italisht bën Giovanni përkon në shqip me trajtat Gjon dhe Gjin, përdorimi në historiografinë shqiptare ka sanksionuar mënyrën për ta quajtur Gjin Zenebishi (më pak si Zenebishti). Në anglishten moderne zakonisht si John Zenevisi[1][2] ose John Sarbissa.[2] Në italisht, emri i tij pasqyrohet Giovanni Sarbissa.[3]

Të dhëna historike Redakto

Në vitin 1400 një Gjin Zenebishi përmendet sebastokrator i Vagenatias (Vagalat?) që më 1380, i përmendur ndër dokumentet venedikase si sundimtar edhe i Pirgosit dhe i Sajadës.[4] Pasi Karl Topia grishi ushtrinë osmane, ata pushtuan Epirin dhe Zenebishi iu nënshtrua atyre dhe u dërgoi njërin djalë peng razie në oborrin sulltanor të Edrenesë më 1410. Më tej, i trimëruar nga sulmet e arbërorëve të Akarnanisë me në krye Gjin Bua Shpatën ndaj Janinës, ngriti krye dhe mori kështjellën e Gjirokastrës me pasuesit e tij të fiseve malësore. Më 1386 pranoi titullin princ i Gjirokastrës.[1]

Zenebishi u martua me një bijë Shpatajsh, të cilës nuk i dihet emri, kësodore ishte baxhanak me despotin e Epirit, Esau de Buondelmonti qysh më 1396. Ky i fundit e sulmoi Zenebishin prillin e 1399 me ndihmën e disa prijësve fisnorë arbërorë, por u thye në Mesopotam dhe u shpie i zënë rob në Gjirokastër. Për lirimin e baxhanakut të vet, Zenebishi i vjeli 10,000 florinta qytetit të Firences.[5]

Më 1411 dhe 1412 i lidhur në aleancë me Despotin e Artës, Murrik Shpatën, mposhtën ushtrinë e Karl Tokos I, i porsashpallur Despot i Epirit. Sidoqoftë nuk mundën ta zinin Janinën.[1] Në fillim të vitit 1413 Shehzade Musa Çelebiu i bëri thirrje t'i lironte arhondët e Janinës, të cilët i kishte keqtrajtuar.[6] Më 1414 Murriku vdiq,[1] dhe pasi Gjini u mund nga osmanët e nga 1416 u vendos në Korfuz, ku ndërroi jetë më 1418.[7]

Pinjollët Redakto

I martuar me një bijë Shpatajsh, emri i së cilës nuk dihet, patën fëmijë:

  • A1. Kyrianen, zonjën e Grabossës, martuar me Andrea Muzakën e III.
  • A2. Marinë, martuar me Petrotto d'Altavilla, baronin e Korfuzit.
  • A3. Topi apo Depë Zenebishin, zot i Gjirokastrës.
    • B1. Simon Zenebishin, kështjellar i Strovilos.
      • C1. Alfonson, peng razie tek osmanët që shkoi në Napoli dhe u bë vasal i tyre.
      • C2. Lekën, kështjellar i Strovilos, ua shiti venedikasve më 1473.
      • C3. Filipi, në shërbim të Lekës.

Referime Redakto

  1. ^ a b c d Fine 1994, p. 356

    ... John (Gjin) Zenevisi ...

  2. ^ a b Elsie 2003, p. 53: "Lord John Sarbissa (Zenevisi) was lord of the town of Gjirokastra and the region of Vagenetia and Paracalo (Parakalamo)."
  3. ^ Denkschriften (në gjermanisht). Verlag der Österreichischen Akademie der Wissenschaften. 1869. fq. 124–. Giovanni Sarbissa
  4. ^ Osswald, Brendan (2007). The Ethnic Composition of Medieval Epirus (në anglisht). Pisa: Edizioni Plus. fq. 125–154. ISBN 978-88-8492-466-7. {{cite book}}: Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  5. ^ Fine, John Van Antwerp (1994). The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht). University of Michigan, Ann Arbor MI. fq. 355. ISBN 0-472-08260-4.
  6. ^ Trapp, Erich; Walther, Rainer; Beyer, Hans-Veit (1978). "Prosopographisches Lexikon der Palaiologenzeit". Faszikel (në gjermanisht). 3 (6521): 148.
  7. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Amelie (2010) [1955-56]. Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri. Vëll. 1. Tiranë: 55. fq. 46. ISBN 978-99943-56-83-6.