Shqipëria është një vend etnik homogjen, ku shumica dërrmuese e popullsisë flet shqip, e cila është gjithashtu gjuha zyrtare. Ka dy dialekte të dallueshme: Toskërisht folur në jug, dhe Gegërisht folur në veri. Megjithatë shumë shqiptarë flasin italisht, greqisht, frëngjisht, gjermanisht, anglisht edhe në gjuhë të tjera, për shkak të numrit të madh të diasporës shqiptare dhe komuniteteve shqiptare në të gjithë Ballkanin.

Shqipëria është një nga vendet më poliglot në Evropë. Shumë shqiptarë në shtëpi, në rajon dhe në mbarë botën flasin më shumë se dy gjuhë. Italishtja flitet gjerësisht në të gjithë Shqipërinë. Greqisht, gjuha e minoritetit grek të jugut, është gjithashtu shumë e përhapur në atë rajon. Në ditët e sotme, njohja e anglishtes po rritet shumë shpejt, veçanërisht në mesin e të rinjve. Gjuhë të ndryshme fliten nga pakicat etnike: greqisht, maqedonisht, etj.

Statusi i gjuhës shqipe

Redakto

Neni 14 i Kushtetutës shqiptare thotë se "gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është gjuha shqipe"[1]. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, 2,765,610, apo 98,76 %, 7 % e popullsisë e shpalli gjuhën shqipe si gjuhë amtare ("gjuha amtare është e definuar si gjuha e parë ose kryesore e folur në shtëpi[2]").

Dialektet

Redakto

Dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë: Gegërishtja dhe Toskërishtja. Dialekte të tjera apo si nëndialekte janë Arbërishtja (Itali),Arbërishtja (Greqi) Çamërishtja, Labërishtja

Gjuhët e pakicave 

Redakto

Gjuhët e huaja

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë"  Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë. Marrë 28 Tetor 2017.
  2. ^ INSTAT 01.12.2012. Marrë 28 Tetor 2017