Toskërishtja
dialekt i gjuhës shqipe
Toskërishtja ose dialekti tosk është njëri nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet në jug të Shqipërisë, në një pjesë të vogël të Maqedonisë, në Greqi dhe në Italinë jugore nga arbëreshët. Kufiri në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin që përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim. Toskërishtja në vetvete ka 3 nëndialekte, si toskërishtja veriore, labërishtja dhe çamërishtja.
Flitët në | Shqipëri, Greqi, Republika e Maqedonisë, Turqi |
---|---|
Folësit | |
Përgjithshëm | 1.8 milion ( Cenzusi 2011 ) |
Taksonomia | |
Filogjeneza | Indo-Evropiane Gjuha Shqipe Toskërisht |
Shkrimi | Alfabeti shqip |
Kodet e klasifikimit | |
ISO 639-3 | als |
Linguasphere | 55-AAA-aca to 55-AAA-ace
|
![]() Në hartë toskërishtja shihet me ngjyre të kuqe dhe portokalle. |
Tabelë krahasimiRedakto
Standard | Toskësisht | Gegërisht |
---|---|---|
Shqipëri | Shqipëri | Shqypni |
një | një | nji / njâ |
nëntë | nëntë | nândë |
është | është | âsht / â |
bëj | bëj | bâj |
emër | emër | êmën |
pjekuri | pjekuri | pjekuni |
gjendje | gjëndje | gjêndje |
zog | zok | zog |
mbret | mbret | mret |
për të punuar | për të punuar | me punue |
rërë | rërë | rânë |
qenë | qënë | kjênë / kânë |
nënë | nënë | nanë |
dëllinjë | enjë | bërshê |
baltë | llum | bâltë |
cimbidh | mashë | danë |
( ˆ ) shënon zanoret hundore, të cilat janë tipar i gegërishtes.