Emërtimi gjuhë letrare sot po përdoret gjithnjë e më rrallë edhe tek ne. Në vend të tij ka marrë një përdorim të gjerë termi gjuhë standarte. Gjuha standarte është modeli i përdorimit të një gjuhe. Ajo mishëron zbatimin e përpiktë të tërsisë së normave e rregullave fonetike, leksikore, gramatikoregjuhës shqipe që janë të detyrueshme për çdo folës të saj.

Në rrafshin historik gjuha standarde shqipe ka qenë ëndërr dhe synim i brezave të tërë të dijetarëve, atdhetarëve dhe dashamirësve të saj.

Gjuha standarde shqipe, për të arritur deri në gjendjen e sotme është formuar duke kaluar nga një variant dialektor në një gjuhë standarde mbidialektore. Në rrugën e ndërtimit të gjuhës standarde shqipe dallohen disa ngjarje që qëndrojnë si gur shënues të hapave që kjo gjuhë ka bërë përpara në histori:

  • Së pari themelet e gjuhës standarde siç thamë edhe me lart u hodhën ne periudhën e Rilindjes Kombëtare. Për tu përmendur është Kongresi i Manastirit (nëntor, 1908) në të cilën u njësua alfabeti i gjuhës shqipe.
  • Së dyti që në vitet e para të pasçlirimit për gjuhën standarde shqipe nisi një punë e organizuar dhe sistematike. Kështu në vitet 1948-1950, 1953-1954, 1956 u hartuan njëri pas tjetrit disa udhëzues drejtshkrimorë që e ngritën gjithnjë e më lart kulturën gjuhësore dhe shënuan hapa të rëndësishme përpara.
  • Së treti pas një pune të vijushme shumëvjeçare, shoqëruar nga rrahje të gjëra mendimesh u mblodhën më 20-25 nëntor 1972 Kongresi i Drejtëshkrimit të Shqipes.

Pas viteve ’90 për tu përmendur është organizimi i dy konferencave ndërkombëtare. E para "Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot" dhe e dyta "Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot".

Shih edhe

Redakto