Gjuhadoli është një rrugë dhe një nga lagjet historike të qytetit të Shkodrës, tashmë pjesë e lagjes nr. 3.

Pamje nga Gjuhadoli

Etimologjia

Redakto

Sipas studjuesve, mikrotoponimi vjen nga sllavishtja Gluho dol ─ përroi i shurdhër / i thatë, që nga Mesjeta.[1] Emri del për herë të parë në dokumentet e shkruara në vitin 1371 në trajtën Gluchidol, më 1446 Glucodol, Cluchidol, Gluchida Gluchido... Gluchidoch më 1444.[2]

Historia

Redakto

Sipas shënimeve historike të Gjush Sheldisë përmendet fillimisht si një fushë pjellore. Më 1610 Regesti i Venedikut shkruan se kur kërkonte me thanë meshë në Rrëmaj, "përshkonte fushën pjellore të Gjuhadolit" (ven. Passava per la fertile compagna di Glucadoli).

Me shtimin e popullsisë dhe zmadhimin e qytetit, fusha pjellore u kthye gradualisht në një lagje të qytetit të Shkodrës dhe nga të parat shtëpi që ndërtohen aty është ajo e Gurakuqve më 1820,[3] dhe rreth vitit 1857 merr formën e një prej lagjeve të reja të qytetit pasi edhe lagjet e vjetra të rrethkalasë u rrezikuan nga ndryshimi i rrjedhës së Drinit ato vite. Më 1875 u themelua Kuvendi Françeskan.

Nga administrat osmane rruga u quajt sokaku i Gjuhadolit (turqisht: Gjuhadol sokağı) pjesë e mëhallës të Perashit të Madh apo të Lartë (turqisht: Perashi Balaa mehallesi),[4] pas pavarësisë, nën administrimin ndërkombëtar më 1913 rruga u quajt "Franz Ferdinand". Pas Kongresit të Lushnjes, rruga më 1923 u quajt "Justin Godart",[5] kurse Gjuhadoli përmendet nga autoritetet si një ndër 30 lagjet e qytetit.[6] Pas çlirimit rruga u quajt "Branko Kadia" dhe lagjja u quajt "Vasil Shanto",[7] dhe pas ndryshimeve politike më 1990 iu rikthye emri "Gjuhadol" rrugës, e integruar në lagjen nr. 3 pas një rikonfigurimi të ndarjes territoriale të pushtetit lokal.

Referime

Redakto
  1. ^ Kamsi, Willy (2012). "Shkodra, kryeqyteti historik i Shqipnisë". Art & Trashëgimi, Shkodra. Argjiro. fq. 18.
  2. ^ Stefa Missagli, Gjon (2011). Oazi i artë i Gjuhadolit. Lezhë: Gjergj Fishta. fq. 9. ISBN 978-99956-45-72-4.
  3. ^ Çefa, Kolec (2011). "Luigj Gurakuqi në një optikë të re". Prishtinë: Instituti i Historisë. fq. 143. ISBN 978-9951-409-27-8. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2022. Marrë më 31 tetor 2022.
  4. ^ Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 125. OCLC 645720493.
  5. ^ Ndreca, Ardian (6 maj 2020). "Si ta shkruej qytetin? (rasti i Shkodrës)". exlibris.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ Sheldija, Gjush (1957–58). "Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane" (PDF). shkoder.net. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Formati i datës (lidhja)
  7. ^ Bushati 1998, fq. 128-129.