Gramatika e Gjuhës Latine
Latinishtja është një gjuhë e përkulur shumë me rend fjalësh kryesisht të lira. Emrat lakohen për numër dhe rasë; përemrat dhe mbiemrat (duke përfshirë pjesëzat) lakohen për numrin, rasën dhe gjininë; dhe foljet lakohen për personin, numrin, kohën, aspektin, zërin dhe gjendjen shpirtërore. Lakimet janë shpesh ndryshime në mbaresën e një fjale, por mund të jenë më të ndërlikuara, veçanërisht me foljet.
Kështu foljet mund të marrin cilindo nga mbi 100 mbaresa të ndryshme për të shprehur kuptime të ndryshme, për shembull regō "Unë sundoj", regor "unë sundoj", regere "të sundosh", regī "të sundohem". Shumica e formave foljore përbëhen nga një fjalë e vetme, por disa kohë formohen nga një pjesë e shumës së foljes "Unë jam" që i shtohet një pjesore; për shembull, ductus sum "u udhëhoqa" ose ductus est "ai do të udhëheqë".
Gjërat e klasifikuara (të përfaqësuara nga emrat e zakonshëm) i përkasin njërës prej tre gjinive gramatikore (mashkullore, femërore dhe asnjanëse). Gjinia e sendit të klasifikuar realizohet nga rrokjet e fundit të mbiemrave, numrave dhe përemrave që i referohen: p.sh. kafshë mashkullore si hic vir "ky njeri" dhe hic gallus "ky gjel", kafshë femra si haec mulier "kjo grua" dhe haec gallīna "kjo pulë" dhe ose kafshë të padiferencuara seksualisht si hoc ovum "kjo vezë" ose gjëra në përgjithësi të tilla si hoc "kjo gjë". Llojet specifike të gjërave dhe gjërave abstrakte kanë gjithashtu një nga tre gjinitë gramatikore. Ekzistojnë gjithashtu dy numra: njëjës (mulier "grua") dhe shumës (mulierēs "gratë").
Përveç gjinisë dhe numrit, emrat, mbiemrat dhe përemrat kanë mbaresa të ndryshme sipas funksionit të tyre në fjali, për shembull, rēx "mbreti" (subjekt), por rēgem "mbreti" (objekt). Këto mbaresa të ndryshme quhen "raste". Shumica e emrave kanë pesë raste: emërore (subjekt), kallëzore (objekt), gjinore ("nga"), dhanore ("për" ose "për") dhe ablative ("me" ose "në"). Emrat për njerëzit (adresuesit e mundshëm) kanë vokativin (përdoret për t'iu drejtuar dikujt). Emrat për vende kanë një rasën e shtatë, lokativin; kjo më së shumti gjendet me emra qytezash dhe qytetesh, p.sh. Rōmae "në Romë".
Nuk ka asnjë artikull të caktuar ose të pacaktuar në latinisht, kështu që rēx mund të nënkuptojë "mbret", "mbret" ose "mbret" sipas kontekstit.
Renditja e fjalëve latine priret të jetë temë-objekt-folje; megjithatë, renditjet e tjera të fjalëve janë të zakonshme. Rende të ndryshme fjalësh përdoren për të shprehur nuanca të ndryshme të theksit. (Shih renditjen e fjalëve latine.)
Një mbiemër mund të vijë ose para ose pas një emri, p.sh. vir bonus ose bonus vir "një burrë i mirë", megjithëse disa lloje mbiemrash, të tillë si mbiemrat e kombësisë (vir Rōmānus "një burrë romak") zakonisht ndjekin emrin.
Latinishtja është një gjuhë pro-drop; dmth, përemrat në temë zakonisht hiqen përveç theksit, kështu që për shembull amās në vetvete do të thotë "ti do" pa qenë nevoja të shtohet përemri tū "ti". Latinishtja gjithashtu shfaq kornizën e foljeve në të cilën shtegu i lëvizjes është i koduar në folje në vend që të tregohet nga një fjalë ose frazë e veçantë. Për shembull, folja latine exit (një përbërje e ex dhe it) do të thotë "ai/ajo/ajo del jashtë".
Në këtë artikull, një rresht mbi një zanore (p.sh. ē) tregon se ajo është e gjatë.
Gramatika e Gjuhës Latine
RedaktoGjuha Latine - gjuhë e shkencës
RedaktoGjuha Latine,si gjuhë e shkencës,e letërsisë,e liturgjise dhe e diplomacisë, ka ndikuar dukshëm edhe në gjuhë të tjera,si në strukturën gramatikore,ashtu edhe në fushën e leksikut të tyre. Duke pasur parasysh se shkenca e kohës moderne mbështet kryesisht në shkencën antike,këtu po përmendim se edhe terminologjia shekncore,sidomos në mjkësi,në biologji,në gjuhësi ejt.,ështe krijuar kryesisht ne gjuhën latine. Një numër i madh fjalësh,të ashtuquajtura ndërkombëtare,janë me prejardhje latine ose greko-latine,për shembull:senat, humanizëm,automobil etj., prej fjalëve :senatus,humanus,(greq,) autos +(lat.)mobilis.Ç'është e vërteta,fjalë të burimit latin janë edhe ato më te përditshmet,që i përdorim në shkollë,në rrugë në shtëpi,për shembull:shkollë(schola),tablë(tabula),drejtor(director),literaturë(litterae),profesor(professor),magjistër (magister),universitet(universitats).Edhe nga biseda e zakonshme mund të konstatohen dhe të veçohen shumë fjalë latine, përshembull,në fjalinë:
- - Duke hyrë në shkollë,do të kaloni në portën dhe në tabelën e madhe do të lexoni shpalljen,me të cilën drejtori ju informon për Ditën e Republikës.
Fjalët e burimit latin janë:
- Shkollë (schola)
- Portë (porta)
- Tabelë (tabula)
- Lexoj (lego)
- Drejtoj (director)
- Informoj(informare)
- Ditë (dies)
- Republikë(res publica)
- Nga këta shembuj dhe konstatime shohim raporte të ngushta që i ka gjuha latine me terminologjine ndërkombëtare,sidomos me shkencat mjekësore,jurdike,filologjike,pastaj me gjuhën shqipe,me gjuhët neolatine dhe me shumë gjuhë dhe shkenca të tjera që kanë zënë fill dhe janë zhvilluar në truallin evropian.Prandaj,mësimi i gjuhës latine jep një ndihmë në fushën e leksikut,të etimologjisë,të fjalëformimit me prefiksa(parashtesa) e sufiksa (prapashtesa) në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera.
- Ku qëndrojnë shkaqet e kësaj ndikese dhe të këtyre raporteve,që e aktualizojnë kaq shumë mësimin e gjuhës latine,dhe cilat janë rrethanat historike që kanë ndikuar në përhapjen e madhe të saj pas shkatërrimit të Perandorisë Romake(476)?
- Para së gjithash,duhet ditur se gjuha latine në mesjetë bëhet gjuhë ndërkombëtare e të gjitha vendeve(dhe popujve) të Evropës Perëndimore,kurse perandorët bizantinë ligjet e tyre i botonin latinisht dhe graqisht.Perëndimi i Perandorisë Romake nuk e çoi në zhdukje gjuh;n latine,e cila pat lëëshuar rrënjë të thella ,pothuajse në tërë Evropën.Shtetet e reja kishin nevojë për gjuhën latine, dhe ajo është mbajtur për shumë kohë në punët shtetërore,në jetën kulturore,në letërsi dhe në shkence.Në fakt, sot asnjë popull nuk flet latinisht,mirëpo,karakterin ndërkombëtarë dhe përdorimin e gjallë kjo gjuhë e ka ruajtur në mjekësi,në shkenca të tjera ekzakte dhe shoqerore,kështu që edhe është ruajtur thënia :Sine lingua Latina non est medicina.(Pa gjuhën latine s'ka mjekësi).Prej mesjetës së hershme deri në shek. XIX dijetarët vazhduan të shkruanin veprat e tyre në gjuhën latine,të pëermendim këtu se edhe Nikola Koperniku(1473-1543),G.V Laibinci(1646-1716),R.Boshkoviqi(1711-1787), ishin dijetarë të mëdhenj të shkencave të natyrës,i kanë shkruar veprat e tyre në gjuhën latine,kurse ndër shqiptarë,dallohen si latinistë:Marin Barleti,Marin Beçikemi,Leonik Tomeu,Frang Bardhi,Pjetër Bogdani etj. Edhe në këtë aspekt shfaqet kërkesa e madhe për njohjen e gjuhës latine në shkollat tona.
Alfabeti
RedaktoAto janë :
A,B,C,D,E,F,G,H,I,K,L,M,N,O,P,Q,R,S,T,U,V,X,Y,Z.
Tingujt e gjuhës latine ndahen në zanore dhe në bashtingëllore.
A.Zanoret (vocàles)
- Latinishtja ka zanore të thjeshta dhe dyzanore ose diftongje.
- Zanore të thjeshta janë: a,e,i,o,u,(y),që mund të jenë të gjata dhe të shkurtra.Kur u shënohet me shenjen ǔ përmbi,zanorja ështëe shkurtër,kur shënohet me shenjë ū pëermbi është e gjatë.
- Dyzanore ose diftongje janë:ae,ai,au,ei,eu,oe,ui(yi).Diftongjet janë gjithmonë të gjata,Ky kombinim i zanoreve ,që permban një rrokje,shqiptohet si një tingull.Mëqe diftongjet janë të gjata ska nevojë të shënohen mbi të shenja të gjatësisë.Theksi bie në pjesën e parë të diftongut.
B.Bashkëtingëlloret(consonāntes)
- Edhe bashkëtingëlloret ndahen ne dy grupe,në të thjeshta dhe në të dyfishta.Të dyfishta janë vetëm x dhe z,të gjitha të tjerat janë të thjeshta.
- Megjithatë,duhet ditur se ndërmjet zanoreve dhe bashkëtingëlloreve është një lidhje më e madhe te shkronjat v dhe i, me të cilat romakët e vjetër shënonin zanoren u dhe bashkëtingëlloren v,përkatësisht zanoren i dhe bashkëtingëlloren j.
Lakimi i emrave - Declinatio nominum
RedaktoNë gjuhën latine pjesët e ligjeratës ndahen në pjesë të ndryshueshme dhe të pandryshueshme,dhe gjithsej janë nëntë: Pjesë të ndryshueshme dhe të pandryshueshme të ligjeratës janë:
Pjesë të ndryshueshme | Pjesë të pandryshueshme |
---|---|
1.emrat-substantīva | 6.ndajfoljet -adverbǐa |
2.mbiemrat-adietīva | 7.parafjalët-praepositiōnes |
3.përemrat-pronomǐna | 8.lidhëzat-coniunctiōnes |
4.numërorët-numeralǐa | 9.pasthirrmat-interiectiōnes. |
5.foljet-verba |
Emrat ,mbiemrat,përemrat dhe numërorët lakohen dhe me një fjalë të përbashkët quhen nomina,ndërsa foljet zgjedhohen.Kësodore themi se në gjuhën latine kemi :
nomen substantīvum -emri nomen adietīvum -mbiemri pronǒmen -përemri nomen numerāle -numërori.
që i karakterizon fjala nomen(emër), kështu që edhe sistemi gramatikor i këtyre pjesëve të ligjeratës quhet (sistem)nominal ose emëror. Lakimi i emrave(nomîna) në gjuhën latine quhet declinatîo, ndersa zgjedhimi i foljeve coniugatîo dhe këtu qëndron dallimi më i madh i këyre dy grupimeve më të mëdha të pjesëve të ligjëratës,që edhe përbëjnë pjesën më të rëndësishme te morfologjisë.
Lakimi - Declinatïo
RedaktoFjalët që lakohen kanë këto kategori :
- gjininë - genus
- numrin - numerus
- rasën - casus
Gjuha latine ka tri gjini:
- gjininë mashkullore- genus masculìnum (m.)
- gjininë femërore- genus feminìnum (f.)
- gjininë asnjëjëse- genus netrum (n.)
Numrat jane dy:
- njëjës - numérus singulàris (sg.)
- shumës - numérus pluràlis(pl.)
Rasat - Casus
RedaktoGjuha latine ka gjashtë rasa:
Rasat | Pyetjet |
---|---|
1)Emërore -nominatìvus | kush?,cili?,cila?,cilët?,ç?,çfarë? |
2)Gjinore -genitìvus | i(e)kujt?,i(e)cilit?,etj. |
3)Dhanore -datìvus | kujt?,cilit? |
4)Kallëzore -accustìvus | kë?,cilët?,çfarë? |
5)Thirrore -vocatìvus | s'ka pyetje(therret:o...) |
6)Rjedhore -ablatìvus | prej kujt?,prej cilëve?,me kë?,kur?,ku? |
Në gjuhën latine ka pesë lakime,përkatësisht emrat dalin me pesë tema të ndryshme.Pra,lakimet i dallojmë nga temat e emrit.
- Tema është pjesë e pandryshueshme e fjalës,së cilës për çdo rasë i shtohen mbaresat përkatëse.
- Tema e emrit është pjesë qe mbetet pasi t'i heqet mbaresa e trajtës së gjinores në numrin shumës,për shembull:
Lakimet Arkivuar 2 nëntor 2015 tek Wayback Machine | Gjinorja e shumësit |
---|---|
Lakimi Iose- a | vita-rum |
Lakimi IIose- o | populo-rum |
Lakimi IIIose - me bashkëtingëllore | labor-um |
ose me zanoren i | civi-um |
Lakimi IVose- u | senatu-um |
Lakimi Vose- e | die-um |
- Temat e këtyre emrave janë:vita-,populo-,labor-,civi-,senatu- dhe die.Prandaj këtu shihet se ndarja në lakime bëhet sipas tingullit fundor të temës,mirëpo lakimet mund të dallohen edhe nga mbaresat e gjinores së njëjësit,të cilat janë :
Lakimi I | Lakimi II | Lakimi III | Lakimi IV | Lakimi V |
---|---|---|---|---|
-ae | -i | -is | -us | -ei |
[1] Siç dihet,shkrimi alfabetik në përberjen e këtyre shkronjave latine është në përdorim edhe në gjuhën shqipe.Nga këto shkronja latine përbëhen 36 fonema të shqipes kështu që për ata tinguj që nuk i ka alfabeti latin,në gjuhën shqipe formohen tingujt kryesisht me bashkimin e dy shkronjave(dh,th,gj,zh)ose me anë të shenjave diakritike (ç,ë).
Referime
Redakto- ^ 1
- ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Latin
- ^ GJUHA LATINE -Dr. Engjëll Sedaj