Gregori i Durrësit i njohur edhe si Gregori i Voskopojës, ka qenë klerik i krishterë ortodoks i Shqipërisë Osmane, i cili mendohet se ka shpikur alfabetin e Elbasanit,[1] të cilin e përdori për të shkruar Dorëshkrimin e UngjillitElbasanit, teksti më i vjetër në gjuhën shqipe i letërsisë ortodokse dhe përkthimi më i vjetër i Biblës ortodokse në shqip.

Përmendja më e hershme e Gregorit është në vitin 1720 kur përmendet se ka takuar një iluminist serbBerat; Gregori thuhet se ka qenë një student i filozofit arumun Ioannis Chalkeus, një figurë domethënëse në Iluminizmin Grek. Si studjues në lulëzim, Gregori mbërriti në Voskopojë rreth apo para 1730, pas kësaj pike ngatërrohet ndër burime shpesh me Gregor Tipografin, pasi të dy quheshin "Gregori i Voskopojës" herëpashere. Botoi veprën e tij të parë, "Jeta e Shën Nikodemit" më 1741, dhe më 1744, u zgjodh si ndihmësrektor i Akademisë së Re dhe redaktoi dy libra atje.

Më 1746 mendohet të jetë vendosur me banim në Kishën e Shën Gjon Vladimirit në afërsi të Elbasanit. Ku më 1761, shkroi Dorëshkrimit të famshëm të Ungjillit në Elbasan. Më 1768, u caktua të kryesonte Kryepeshkopatën e porsakrijuar të Durrësit dhe në 1772, ndërroi jetë.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. London: I.B.Tauris. fq. 181. ISBN 9781780764313. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)