Hair Zeqiri (lindur më 11 tetor 1988) është një futbollist shqiptar i cili luan me klubin shqiptar FK KukësiKategorinë Superiore si mesfushor. Ai gjithashtu është pjestar i kombëtares shqiptare ku ka luajtur katër ndeshje.

Hair Zeqiri
Të dhënat vetjake
Emri i plotëHair Zeqiri
Datëlindja (1988-10-11) 11 tetor 1988 (35 vjeç)
VendlindjaVlorë, Shqipëri
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
FK Kukësi
Numri19
Karriera me të rinjtë
2000-2006Flamurtari Vlorë
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2011Flamurtari Vlorë92(4)
2011–2012Çaykur Rizespor20(0)
2012–2014Flamurtari Vlorë27(6)
2014-FK Kukësi23(3)
Karriera ndërkombëtare
2006–2010Shqipëria U–216(1)
2011–Shqipëria4(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 8 mars 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 gusht 2012

Karriera me klube Redakto

Flamurtari Redakto

Zeqiri është produkt i akademisë së Flamurtarit dhe u promovua për në skuadrën e parë në fillim të sezonit 2007–08. Ai zhvilloi gjithsej me klubin plot 97 paraqitje në Kategorinë Superiore nga viti 2006 e deri në vitin 2011.

Rizespor Redakto

Zeqiri firmosi një kontratë tre vjeçare me klubin turk Çaykur Rizespor më 26 qershor 2011 me vlerë 450,000 mijë plus bonuset.[1][2]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Zeqiri ka qënë një pjestar i kombëtares U–21, ku ai zhvilloi gjashtë paraqitje dhe shënoi një Gol. Ai u thirr për herë të parë në kombëtaren kryesore në vitin 2012 nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër Gjeorgjisë më 29 shkurt,[3] ku ai bëri debutimin e tij duke hyrë në fushën e lojës si zëvëndësuesi i mesfushorit Jahmir Hyka në minutën e 55 të ndeshjes, e cila u mbyll me humbjen 2–1.[4]

Trofe Redakto

Flamurtari Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Klevis Bejkolli (26 qershor 2011). "Hair Zeqiri firmos per tre vjet me Caykur Rizespor". Albania Soccer. Marrë më 26 qershor 2011.
  2. ^ "Hair Zeqiri firmos per Rizerspor". Albania Sport. 27 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2011. Marrë më 27 qershor 2011.
  3. ^ "De Biasi me risi". Gazeta Express. 24 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2014. Marrë më 28 dhjetor 2014.
  4. ^ "Georgia vs. Albania 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 29 shkurt 2012. Marrë më 22 maj 2012.

Lidhje të jashtme Redakto