H. Hajdar Ef. Jashari lindi në vitin 1909 në fshatin OrizareKumanovës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Rezhanovë e pastaj mësimet i vazhdoi në medresenë e Kumanovës, ku mori edhe "ixhazetin" nga dijetari i shquar Nuhi ef. Jusufi.

Hajdar Jashari
Vdiq
Shtetësiashqiptar

Më vonë, për shkak të aktivitetit të tij të madh, emërohet edhe mësimdhënës në medresenë e Kumanovës, ku mori titullin myderriz. Në vitin 1946 dënohet me 12 vjet burgim nga ana e sllavo-komunistëve, për shkak të pikëpamjeve të tij patriotike e demokratike.

Pas nëntë vjetësh burgimi të rëndë, ai lirohet për të vazhduar misionin e tij si fetar, atdhetar e liridashës. Për qëndrimet e tij të palëkundura gjithnjë qe halë në sy për pushtetin maqedonas të asaj kohe. Më vonë punoi si imam në fshatin Llojan e pastaj në fshatin e lindjes Orizare, ku kontribuoi në edukimin e brezit të ri me kulturë islame dhe traditën shqiptare. Vdiq në vitin 1991 duke lënë prapa shëmbëlltyrë që e bën të mos harrohet.

Shih edhe

Redakto