Orizarja (Likovë)
Orizare, (maqedonisht: Оризари/Orizari) ёshtё fshat nё komunën e Likovës, Maqedoni.
Orizare
Оризари | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 2.094 |
{{{postal_code_type}}} | f. Orizare |
Targat | KU |
Gjeografia
RedaktoFshati Orizare, është fshat kodrinoro-malor, por është edhe fshat që prek edhe rrëzat e maleve të Karadakut. Shtrihet në zonën hipsografike prej 500 metrash lartësi mbidetare. Në veri të fshatit, Orizarja kufizohet me fshatin Sllupçan, në jug me fshatin Likovë, në perëndim me fshatin Allashec dhe në lindje me fshatin Opajë.
Toponime
RedaktoFshati që po i thonë tani sipas toponimit sllav ,,Orizare" në thelb gjithmonë në të kaluarën i kanë thënë AliZare,Ky fshat është i themeluar në fillim të Perandorisë Osmane.Alizare e ka kuptimin në gjuhën shqipe nga osmanishtja ,,Prroi i Aliut", nuk e kuptoj tendencën e sotme të ndërrimin të toponimeve nga origjinalja në gjuhë sllave,na kapluar harresa kolektive....!
Ndër toponimet e njohura të fshatit janë : përroni i fshatit (ose Përroni i Madh), Çeshma e Haxhi Xhemshitit, Juria, Erezina, Gradina, Bunari i Kurtës, Sinanakat, Livadhet, Batllaku, Drumi, Oroshka, Hajmalia, Vneshtë e Hoxhës, Vneshtë e Plakut, Dushku etj.
Demografia
RedaktoOrizarja gjatë viteve në vijim kishte këtë numër banorësh: |
---|
Gjatë vitin 519 në Orizarja ka pasur 30 familje. |
Fshati Orizare është ndër fshatrat të mëdhenj të komunës së Likovës me rreth 2400 banorë. Fshati është i banuar tërësisht me popullatë shqiptare të konfesionit islam dhe ka xhaminë e re të ndërtuar në vitin 2008.
Ekonomia
RedaktoFshati Orizare merret më së shumti me bujqësi, blegtori si dhe një pjesë dërmuese e këtij fshati gjinden në kurbet. Ky fshat furnizohet me ujësjellësin e sjell nga fshati Dumanoc në gypa, nëpër malet e këtyre fshatrave, duke iu falënderuar inxhinierit të njohur Qenan Selmani.
Kultura
RedaktoKane kulture te lashte. Darsmat para shek.21 kane qene te mahnitshme.Nqs eshte bere nje darsem i gjith fshati jan mbledhur aty.
Arsimimi
RedaktoShkolla e parë shqipe në këtë fshat do të hapet në vitin shkollor 1945/46. Ndërtesa e kësaj shkolle për herë të parë është ndërtuar më 1927, ndërsa për herë të dytë do të ndërtohet më vitin 1943. Shkolla e këtij fshati përderisa ishte e pavarur me emrin e heroit të popullit “Emin Duraku“ deri në bashkim me shkollën “Shaban Beqiri“ të fshatit Sllupçan ku pastaj shkolla e re u emërua si “Jeta e Re”.
Sport
RedaktoFshati Orizare ka klubin e futbollit "KF Vllazrimi" formuar në vitin 1972, trajneri i parë i këtij klubi ishte Shefik Selimi[nevojitet citimi].
Shih edhe
RedaktoPersonalitete
Redakto- Hajdar Jashari - imam i burgosur 12 vite për çështje kombëtare.
- Ismet Jashari - i njohur si komandant Kumanova, Komandant i UÇK-ës,ra dëshmor në Kleçk.
- Vaid Saiti- krytar i kumunës së Likovës 1992-1996.
- Nehat Jahiu - poet
- Nazim Destani - Nje nder mesuest e pare te arsimit shqip ne Kumanovë dhe rrethine.
- Shaban Zendeli-Zv drejtore ne doganat e maqedonise
- Xhemall Jashari - Deputet ne parlamentin e Maqedonise
- Çelebi Destani - Patriot dhe atdhetar i cili u vra nga pushteti maqedonass
- Ramadan Selimi - Imam nga viti 1912-1943.
- Selver Selimi - Imam i fshatit 1943- 1967.
- Familja e par e fshatit Orizare është familja e Musliallarve
Lidhje të jashtme
RedaktoSelia: Likova dhe vendbanimet: Allasheci | Bellanoci | Dumanoci | Gllazhnja | Goshinca | Hërkoci | Hotla | Izvori | Llojani | Malina | Mateçi | Nikushtaku | Opaja | Orizarja | Ropalca | Runica | Sllupçani | Strazha | Strima | Vaksinca | Vishtica | Zllakuçani
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |