Hajrije Kraja
Hajrije Kraja (Stamboll, 20 gusht 1902/3 - Shkodër, 7 korrik 1991) ka qenë ndër arsimtaret e para të shkollave shtetërore shqiptare, veterane e arsimit shqiptar dhe e ëma e shkrimtarit Fadil Kraja.
Biografia
RedaktoU lind në Stamboll, ku i ati Ahmet Beqi nga Kraja punonte bahçevan në Dolmabahçe. U arsimua së bashku me të motrën Sanijen në Robert College;[1] familja u kthye në Shkodër më 1919. U martua me Myrto Krajën, i biri i një hoxhe. Më 1920 Haxhi Hafiz Abaz Golemi dhe Luigj Gurakuqi bien dakord me hoxhën që me pëlqimin e vet e reja e tij të japë mësim në të parë shkollë femërore shtetërore. Vitin e parë mësimet u zhvilluan në Xhaminë e Shaban Efendisë, Hajrija e mbuluar me perçe shkonte në shkollë me karrocë dhe nisi të njihej si hoxhanmi (hoxhë dhe hanëm, zonja mësuese). Tre vitet e para u dha mësim të pesë klasëve. Vitin e dytë shkollor u arrit të merrej një shtëpi me qira.[2]
Më 1924 u bë drejtoreshë e shkollës femërore në lagjen Dudas të qytetit. Më 1928 organizoi në shkollën "Teuta" të parën ekspozitë të punëdores në shkallë vendi.[1]
Pas çlirimit, hap më 1945 të parin kurs analfabetizmi me nënat dhe gratë e dëshmorëve të luftës. Më 1946 u emërua përgjegjëse e shtabit për zhdukjen e analfabetizmit në qarkun e Shkodrës. Për reputacionin e saj dhe përkushtimin në përhapjen e arsimit dhe diturisë, u zgjodh në Kongresin e parë të grave.[1]
Ndërroi jetë më 7 korrik 1991.[1]
Nderime
RedaktoËshtë dekoruar me Urdhërin "Naim Frashëri" të Klasit I, si dhe me Urdhërin e Flamurit. Më 1995 i jepet titulli "Mësuese e merituar",
Referime
Redakto- ^ a b c d Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 420–421. ISBN 9789995602673.
- ^ Lahi, Riza (19 tetor 2011). "Në folenë me blerim të Fadil Krajës". Tirana observer (812): 16–17.