7 Korrik
data
7 korriku është dita e 188-të e kalendarit gregorian (dita e 189-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 177 ditë.
Muajt | |
Janari | Korriku |
Shkurti | Gushti |
Marsi | Shtatori |
Prilli | Tetori |
Maji | Nëntori |
Qershori | Dhjetori |
Ditët historike | ||||||
Qershori · Korriku · Gushti | ||||||
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
29 | 30 | 31 |
Ngjarje
Redakto- 98 - Martirizimi i dëshmorëve të krishterë në Durrës: i Peregrinit dhe atyre që ishin me të, Lukianit, Pompeit, Hesikit, Papiut, Saturninit e Gjermanit, të ardhur nga Italia, të cilët i mbyti në det guvernatori pagan i Durrësit, Agrikola, sepse pohuan publikisht besimin e krishterë bashkë me Shën Astin.
- 1807 – Franca dhe Rusia nënshkruan Traktatin e Tilsitit, nëpërmjet të cilit u bënë aleatë dhe ndanë Evropën mes tyre.
- 1854 – Vdiq fizikanti George Simon Ohm. Njësia matëse e rezistencës elektrike mban emrin e tij.
- 1898 – SHBA-ja aneksoi Havain.
- 1937 - Forcat ushtarake japoneze sulmuan Kinën. Fillimi i luftës Sino-Japoneze.
- 1946 – Murgesha e lindur në Itali, Frances Xavier Cabrini, u kanonizua si e shenjta e parë amerikane.
- 1954 – Elvis Presley bëri debutimin e tij të parë në radio, kur radiostacioni i Memphisit WHBQ, emetoi inçizimin e tij të parë, “That’s all Right”.
- 1997 – Shkencëtarët Aleksander Gundel dhe Jurgen Zullei, që punonin në studimin e gjumit, zbuluan se njerëzit nuk bëjnë gjumë të rehatshëm në kozmos.
- 2005 – Sulmet terroriste në tri stacione nëntokësore dhe një autobus dykatësh shkaktuan vdekjen e 52 personave dhe katër kamikazëve, në sulmin më të madh në Londër që nga Lufta e Dytë Botërore.
- 2009 - Jordania njeh Republikën e Kosovës.
Lindje
Redakto- 1860 - Gustav Mahler, kompozitor dhe dirigjent austriak
- 1887 - Marc Chagall, piktor franko-ruso
- 1893 - Miroslav Krleža, letrar i madh kroat
- 1901 - Vittorio De Sica, regjisor italian
- 1915 - Yul Brynner, aktor amerikan
- 1922 - Pierre Cardin, krijues veshjesh nga Franca
- 1930 - Biljana Plavšić, politikane serbe nga Bosnja dhe Hercegovina
- 1940 - Ringo Starr, muzikant anglez
- 1943 - Toto Cutugno, këngëtar italian
- 1981 - Omar Naber, këngëtar slloven
Vdekje
Redakto- 1307 – Eduardi I, Mbret i Anglisë
- 1973 - Max Horkheimer, filozof dhe sociolog gjerman.
- 1987 - Kujtim Spahivogli, aktor dhe regjisor shqiptar (L. 1932)
- 1997 – Mate Boban, ish-president i entitetit të kroatëve të Bosnjës, Herceg-Bosnja.
Festa dhe përvjetore
Redakto- Dita e shtetësisë së Ishujve Solomone