Hamdi bej Ohri
Hamdi bej Ohri apo edhe Hamdi bej Çoku (Ohër, 4 shkurt 1872 – Tiranë, 24 nëntor 1938) ka qenë ndër veprimtarët e shqiptarizmës të fundshekullit 19, cilësuar prej Eqrem bej Vlorës se ishte lider i shqiptarëve nacionalistë të Ohrit dhe Prespës.[1] Përhapte tekstet e shqipes që botoheshin nga Komiteti i Stambollit në viset ku kishte ndikim, duke bashkëpunuar me veprimtarët e Manastirit,[2] i përndjekur nga autoritetet osmane për qëndrimet e veprimet e tij. Ka qenë themeluesi i të parës shkollë shqipe në Ohër, të cilën e çeli më 1897 në shtëpinë e vet.[3]
Ka qenë ndër pjesëmarrësit e Kuvendit të Vlorës më 1912, pas shpalljes së pavarësisë. Mori pjesë po ashtu në Kongresin Shqiptar të Triestes më 1913.
Është autor i një fjalori shqip-turqisht, një pjesë e të cilit u shkatërrua, pjesën tjetër e mori Sotir Kolea në Sofje.[4]
Referime
Redakto- ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 274. ISBN 99927-780-6-7.
- ^ Hoxha, Sherif (1988). Halit Bërzeshta. Tiranë: 8 nëntori. fq. 25, 35–36. OCLC 165430847.
- ^ Dervishi, Nebi (3 shkurt 2018). "Hamdi bej Ohri, atdhetar dhe veprimtar i LKSH-së". strugalajm.com.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Ristovski, Blaže (2009). "Хамди-беј Охри". Македонска енциклопедија (në maqedonisht). Vëll. II (М-Ш). МАНУ. fq. 1573.