Hamilkar Barkas (* rreth 270 p.e.s.; † 229 p.e.s.Hispani) ishte një gjeneralë Kartagjenas me emër të lartë. Jashtë veprimeve të tij ishte bërë i njohur edhe si baba i Hanibalit, sepse Hanibali në Luftën e Dytë Punike veq sa se shkatërroj Perandorinë Romake.

Jeta dhe Karriera

Redakto

Hamilkar Barkas emër vetit i bëri në tri luftëra të mëdha: Në prag të përfundimit të Luftës së Parë Punike ishte Gjeneralë në Sicili, në Afrikë i theu forcat e etnikojëve dhe më vonë pushtoi shumë territore të Hispanisë. Romakët e quanin "rrufeja" sepse Hamilkar Barkas sulmonte shpejtë dhe papritur. Barkas në gjuhën pune do të thotë rrufeje. Në bazë të këtij "emri" djemtë e tij Hanibali, Hasdrubali dhe Mago, deri diku edhe ideologët e tij (me vlerë të përmendet Hasdrubali) janë quajtur Barkidë.

Në fazën e fundit të Luftës së Parë Punike Hamilkar Barkas më 247 p.e.s. u emërua gjeneral i ushtrisë Kartagjenase tokësore në Sicili. Në Sicili forcat Punike qenë afër humbjes së të gjitha territoreve përpos disa pjesë perëndimore të saj. Duke përdorur taktika guerile dhe duke i'u shkaktuar Romakëve humbje të shumta Hamilkar Barkas mundi të ripushtoi disa territore të cilat i kishin humbur më herët. Së fundmi, një fitore e Romakëve në një betejë ushtarako-detare bëri të gjitha fitoret e Hamilkar Barkasit të bëhen të pavlefshme, sepse fitorja e Romakëve i'a këputi rrugët e furnizimit ushtrisë Kartagjenase. Pas kësaj humbje Senati i Kartagos angazhoi gjeneralin e pathyer (Hamilkar Barkasin) me bisedimet e paqes. Kartago u detyrua që ishullin e Sicilisë t'ia lëshoi Romës dhe ti paguaj reparaturat.

Pas Luftës një problem tjetër ishte ushtria e madhe nga mercenarët të cilët është dashur ta demobilizojnë. Kjo përfundojë me një rebelim të mercenarëve, të cilët ishin nga kjo ojkumene, dhe ky rebelim ishte shumë i rrezikshëm sepse mercenarët e Libisë mundën që t'i ngrisin ne kryengritje qytetet e tyre.

Kjo luftë që zgjati nga viti 241 deri 238 p.e.s. rrezikoj ekzistencën e shtetit më shumë se Lufta kundër Romës. Veç pasi që Kartagjenasit humbën disa beteja kundër mercenarëve komanda i'u dha Hamilkar Barkasit, i cili tash duhej të bënte një luftë kundër atyre njerëzve që ai vetë i rekrutoj dhe i komandoj shumë vite rresht. Hamilkar Barkasi mundi që kahun e drejtimit të luftës ta kthejë, dhe kështu i theu qytetet dhe mercenarët e rebeluar.

Në vonë Hamilkar Barkas u bë edhe aktiv në politiken e jashtme. Romakët përdorën dobësitë e Kartagos rreth fundit të luftës kundër etnikojëve, për ta aneksuar më 238 p.e.s. ishullin e Sardenjas, i cili në traktatin e paqes të bërë para 3 vitesh i lihej Kartagos. Ndoshta vendimi i marrë, që të pushtohen territore të reja në Gadishullin Iberik, aty ku Roma nuk kishte treguar interes e dha Hamilkar Barkas. Prej vitit 237 p.e.s. ai pushtoi pjesën jugore dhe lindore të Gadishullit Iberik. Duke marrur miniera të Argjendit dhe ndërtuar qytete tregtare ai mundi që humbjet ti barazoj. Pika qëndrore e Fuqisë Koloniale Punike ishte qyteti Leuke Akra, Alicante e sotme.

229 p.e.s. ra Hamilkar Barkas në një betejë kundër Vetonëve, ndoshta në një kurthë. Dhëndri i tij Hasdrubali e zmadhojë dhe e forcoj pushtetin e Kartagos mbi Gadishullin Iberik.

Thuhet se themelues i qytetit të Barcelonës është Hamilkar Barkas më 230 p.e.s.

Literatura

Redakto
  • Werner Huß: Geschichte der Karthager. Beck, München 1985. ISBN 3-406-39825-1 (Handbuch der Altertumswissenschaften III 8), S. 246-274.