Hapësira e Përbashkët Evropiane e Aviacionit

Hapësira apo Zona e Përbashkët Evropiane e Aviacionit (HPEA) (ang. European Common Aviation Area Agreement apo ECAA ) është një treg i përbashkët në shërbimet e aviacionit.

Vendet anëtare të HPEA janë paraqitur në nuanca të errëta dhe mesatare.

Marrëveshja është e bazuar në qasje të lirë në treg, liri të themelimit, kushte të barabarta të konkurrencës, dhe rregullave të përbashkëta në fushat e sigurisë, sigurimit, menaxhimit të trafikut ajror, rregullave sociale dhe të mjedisit.

HPEA do të arrij një shtrirje të plotë të tregut të brendshëm të transportit ajror të BE-së në rajon. Kjo nënkupton liberalizimin e plotë të trafikut ajror ndër-kufitar mes të gjithë nënshkruesve të marrëveshjes. HPEA do të arrij një shtrirje të plotë të tregut të brendshëm të transportit ajror të BE-së në rajonin e Ballkanit. Nëse palët e asociuara përmbushin detyrimet e tyre në lidhje me adoptimin e rregullave ligjore, ato kanë të drejtë të marrin pjesë në Tregun e Përbashkët të transportit ajror të BE-së nën kushte të barabarta. Në maj 2023 të gjitha palët ende ishin në fazën e parë të implementimit.

Marrëveshjet HPEA u nënshkrua më 5 maj 2006 në Salzburg, Austri ndërmjet BE-së dhe disa vendeve të treta. Marrëveshja u ndërtua mbi acquis communautaire të BE-së dhe Zonën Ekonomike Evropiane (EEA). HPEA liberalizon industrinë e transportit ajror duke lejuar çdo kompani nga çdo shtet anëtar i HPEA-së të fluturojë ndërmjet aeroporteve të çdo shteti anëtar të HPEA-së pa procedura administrative shtesë, sikur të ishin fluturime të brendshme.

Shtetet e ECAA dhe marrëveshjet e aviacionit EMAA.
  ECAA founding states
  shtetet themeluese të HPEA

Anëtarësia

Redakto

Marrëveshja HPEA u nënshkrua më 9 qershor 2006,[1] nga pothuajse të gjithë 27 anëtarët e BE-së, vetë Bashkimi Evropian, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Islanda, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia si dhe Kosova (përmes UNMIK-ut si përfaqësues i Kosovës sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit). Dy vendet e fundit anëtare të BE-së që e nënshkruan atë ishin Sllovakia dhe Letonia përkatësisht më 13 qershor 2006 dhe 22 qershor 2006.

Zgjerimet

Redakto

Marrëveshje të mëtejshme për t'u bashkuar me Zonën e Përbashkët të Aviacionit u janë ofruar anëtarëve të Partneritetit Lindor të BE-së.

  • Gjeorgjia nënshkroi një marrëveshje më 2 dhjetor 2010.[2]
  • Moldavia nënshkroi më 26 qershor 2012.[3]
  • Ukraina dhe BE nënshkruan një marrëveshje për Hapësirën e Përbashkët të Aviacionit më 12 tetor 2021, si pjesë e samitit të 23-të Ukrainë-BE në Kiev. Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal, ambasadori i Sllovenisë (atëherë Presidenca e BE-së) në Ukrainë Tomaž Mentzin dhe shefi i Shërbimit të Jashtëm të BE-së Josep Borrell nënshkruan marrëveshjen.[4]
  • Armenia filloi negociatat për t'u anëtarësuar pasi një marrëveshje e re e partneritetit Armeni-BE u nënshkrua në shkurt 2017.[5] Armenia dhe BE përfunduan negociatat më 15 nëntor 2021, me nënshkrimin e një Marrëveshjeje për Zonën e Përbashkët të Aviacionit ndërmjet dy palëve në një ceremoni në Bruksel.[6]

Marrëveshjet Euro-Mesdhetare të Aviacionit (EMAA)

Redakto

Për më tepër, një sistem i marrëveshjeve të asocimit me HPEA është miratuar për vendet e partneritetit mesdhetar.

  • Maroku nënshkroi Marrëveshjen e saj Euro-Mesdhetare të Aviacionit (EMAA) me BE-në më 12 dhjetor 2006 me Mbretërinë e Marokut.[7]
  • Jordania nënshkroi Marrëveshjen e saj të Aviacionit Euro-Mesdhetar (EMAA) me BE-në më 15 dhjetor 2010.[8]
  • Izraeli nënshkroi Marrëveshjen e tij Euro-Mesdhetare të Aviacionit (EMAA) me BE-në më 10 qershor 2013.[9]

Brexit

Redakto

Për shkak se Mbretëria e Bashkuar është larguar nga Bashkimi Evropian (Brexit), Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit.

Shiko gjithashtu

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Multilateral Agreement on the Establishment of a European Common Aviation Area (ECAA)" (në anglisht).
  2. ^ "Common Aviation Area Agreement between the European Union and its Member States and Georgia" (në anglisht).
  3. ^ "Common Aviation Area Agreement between the European Union and its Member States and the Republic of Moldova" (në anglisht).
  4. ^ "Mobility and transport" (në anglisht).
  5. ^ "New EU-Armenia Deal Reached in Brussels" (në anglisht). 28 shkurt 2017.
  6. ^ "Aviation: EU and Armenia sign aviation agreement" (në anglisht).
  7. ^ "Euro-Mediterranean Aviation Agreement between the European Community and its Member States, of the one part, and the Kingdom of Morocco" (në anglisht).
  8. ^ "Euro-Mediterranean Aviation Agreement between the European Union and its Member States of the one part and the Hashemite Kingdom of Jordan" (në anglisht).
  9. ^ "Euro-Mediterranean Aviation Agreement between the European Union and its Member States, of the one part, and the Government of the State of Israel" (në anglisht).